Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pyllishtë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PYLL

PY/LL,~LLI m. sh. ~JE, ~JET 1. Sipërfaqe e madhe toke e veshur me drurëdendur e të lartë ose me shkurre; tërësia e drurëve dhe e shkurrevezënë një vendmadh. Pyll i ri. Pyje tropikale. Pyll gështenjash (pishash). Muaji (java) e pyjeve. Shtimi (përtëritja, mbrojtja) e pyjeve. Kafshët (zogjtë) e pyllit. Ruani pyjet nga zjarri! Pyll i lagësht (i thatë). Pyll mesdhetar. Pyll halor pyll i përbërë zakonisht nga pisha, bredhi dhe arni. Pyll i përzier pyll i përbërë nga llojendryshme drurësh. Shtatin pyll e mendjen fyell. (fj. u.). Fusha ka sy, pylli ka veshë. (fj. u.). Një sëpatë pret një pyll. (fj. u.).
2. Sasi e madhe sendeshlarta, të ngriturakëmbë ose të vëna në radhështrënguara. Pyll shtëpish. Pyll flamujsh.
Sin.: pyllishtë, pyllnajë, mal, tangallë.
Ishte bërë *yll e pyll (dikush). I hyri pyllit (dikush) i hyri një punengatërruar a të vështirë që nuk dihet se si do t’i vejë filli; nuk e ka të qartë se ç’po bën e ku do të dalë. Pyll i pagjuajtur. 1. Dikushgjendjemirë ekonomike; njeri që nuk është dëmtuar kurrë. 2. Vend i virgjër, i begatë e pjellor; hurdhë e pagjuajtur. Pyll i paprerë njeri a familje që nuk ka pësuar ndonjë fatkeqësimadhe (si vdekje, shkatërrim ekonomik etj.); i plotë me gjithçka duhet, i paprekur e i padëmtuar. Pyllpragderës pengesë a rrëmujë e madhe, që e ngatërron një punë para se të fillojë. Qan pylli për sëpatë është rritur shumë diçka, ka marrë përpjesëtimegjera dhe i ka ardhur kohangushtohet, të rregullohet a të pastrohet; mezi pret dikush që të bëjë diçka. Nuk sheh pyllin prapa drurëve (dikush) nuk sheh të përgjithshmen e më kryesoren, por merret me të veçantat e jo me kryesoret; nuk është i aftëpërgjithësojë, mbetet te hollësitë a te rastet e veçuara. Sheh *yllin e merr pyllin (dikush). *Trupi (shtati) pyll e mendja fyell.

PYLLNAJË

PYLLNÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pyllishtë. Pyllnajë e mbuluar nga bora (nga gjelbërimi).

PYLLTH

PYLLTH,~I m. Pyllishtë. futur në një pyllth. Pastruan pyllthin.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.