Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHELGJÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT dhe SHELGJÍSHT/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Pyll me shelgje, vend me shelgje; shelishtë. Shelgjishtë e rrallë. Shelgjet ishin pyllëzuar e bërë shelgjishtë. Bilbilat këndonin në shelgjishtë.
2. bot. (lat. Salix viminalis, Salix purpurea) Shelgu i kuq, shelgjishtër. Ishte rritur mjaft shelgjishta. Vendi ishte rrethuar me shelgjishtë.
✱Sin.: shelgjet, shelishtë, shelqet, shelgjishtër, kepëc.
VÉSHUR (i, e) mb. 1. Që ka rroba në trup, që është mbështjellë a është mbuluar me rroba të qepura posaçërisht që është veshur me gjithë rroba në trup, pa i hequr rrobat nga trupi; kund. i zhveshur. Ishte i veshur. Ra (u shtri) i veshur.
2. bised. Që është i siguruar me veshje, që i ka plotësuar nevojat me veshje; kund. i zhveshur. Janë të veshur e të mbathur bukur.
3. Që është plotësuar me orenditë e me pajisjet e nevojshme (për një dhomë, për një shtëpi etj.); kund. i zhveshur. I kemi shtëpitë të veshura. E ka shtëpinë të veshur me shumë shije.
4. Që ka një cipë të hollë përsipër; që është mbështjellë me diçka për ta ruajtur, për ta zbukuruar etj., që i është vënë një mbulesë e hollë, i është hedhur një shtresë e hollë ose është lyer me diçka për këtë qëllim. Farë e veshur. Oriz i veshur. Mure të veshura. Dollap i veshur. Derë e veshur. Tel i veshur.
5. Që është i mbuluar a i veshur me bar, me gjethe ose me bimësi; që është plot me gjethe, që nuk i kanë rënë gjethet; kund. i zhveshur. Vend i veshur. Male të veshura. Shpat i veshur. Kodër e veshur. Dru i veshur.
6. I mbuluar tërësisht me re, i vrenjtur. Qielli është i veshur.
7. Që ka një si perde a lëbyr e nuk sheh mirë, i lëbyrur, i lëbyrtë (për sytë). I kishte sytë të veshur.
8. Që është veshur disa herë, i mbajtur, i përdorur (për rrobat). Xhaketë e veshur. Pantallona të veshura.
✱Sin.: i mbuluar, i mbështjellë, i mjegulluar, i lëbyrtë, i lëbyrur, i vrenjtur, i mbajtur, i përdorur, i fërkuar, i pyllëzuar, i pashpyllëzuar, i praruar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë