Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pykat”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MYKË

MÝK/Ë,~A f. Pjesa e trashë e një mjeti prerës në të kundërtën e tehut, ana që nuk pret; pjesa e prapme e sqeparit, e sëpatës etj., e trashë dhe e sheshtë, me të cilën ngulim gozhdët, rrahim pykat a goditim diçka tjetër; qyrë, tun. Myka e thikës (e shpatës). Myka e kazmës (e shatës). Myka e sëpatës (e sqeparit). I ra (e goditi) me mykë. Ia nguli sëpatën gjermykë. Myka e di sa e fortë është gozhda. (fj. u.) ai që e bën punën e di se ç’vështirësi ka ajo.
Ia ktheu nga myka (dikujt) nuk kujdeset, nuk shqetësohet e nuk pyet më për dikë, s’do t’ia dijë më për të; i ktheu krahët. I pret edhe myka (dikujt) i shkon fjala për çdo gjë, nuk ia kthejnë kurrë fjalën, s’ia bëjnë fjalën dysh; çfarëdo që të thotë, ia besojnë. Shkojnë mykë e pykë shih shkojnë si qeni me macen. I vajtimykë (për diçka) iu tek për diçka dhe e do patjetër, është djegur a është tharë për diçka, s’duron dot pa të, i hipi (kryesisht për ndonjë ushqim, për duhan etj.).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.