Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pykëz”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CITË

CÍT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kunj i hollë prej druri, pykëz e hollë; spicë. Cita e kularit. Ngul një citë. I fut (i vë) një citë. Çaj drurin me cita. I hyri një citë.
2. Shtizë e hollë për të thurur çorape ose triko; grep i hollë për të qëndisur. Punoj me cita. Bëj triko me cita.
Sin.: cifël, kunj, pykë, shtizë.

PYKËZ

PÝKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Pykë e vogël. Pykëz druri.

PYKËZOHEM

PYKËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. usht. Hyj si pykëthellësiushtrisëarmikut.
2. vet. v. III, min. Ngushtohet dalëngadalë deri sa mbaron (për shtresat e qymyrgurit, të hekur-nikelit etj.).

PYKËZOJ

PYKËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Fus pykën në një trung, në një bllok mermeri, në një shkëmb etj. E pykëzoi trungun e arrës (bllokun e granitit).
2. usht. Fut trupat si pykëthellësiushtrisë armike.
Sin.: çaj, shtegoj, ngushtoj.

TAKË
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.