Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pushtetshëm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DITË

DÍT/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1.. Koha që kur lind dielli e derisa perëndon; drita e diellit ose moti gjatë kësaj kohe; kund. natë. Ditë e vrenjtur (e nxehtë). Ditë e natë vazhdimisht, pa pushim. Mori dita u rrit, u zgjat dita. U thye dita kaloi mesdita, erdhi pasdrekja. U ditë u gdhi. Me ditë pa u errur ende. Dita e mirë duket që në mëngjes. (fj. u.).Dita ka sy e nata ka veshë. (fj. u.). Kush ka ditën të mos presë mesditën. (fj. u.). Paraja e bardhë për ditëzezë. (fj. u.). Dita për punë, nata për gjumë. (fj. u.).
2. Koha prej njëzet e katër orësh, gjatëcilës Toka bën një rrotullimplotë rreth boshtit të vet; koha prej njëzet e katër orësh, që llogaritet zakonisht prej mesnate në mesnatë dhemerret si masë. Ditë kalendarike. Ditë diellore koha nga një mesditë në mesditën tjetër. Ditë hënore kohë prej katërmbëdhjetë ditësh. Ditët e vitit (e muajit, e javës). Ditë polare pjesë e vitit në pol, gjatëcilës Dielli nuk perëndon për afër një gjysmë viti. Para (pas) disa ditësh. Kaluan edhe dy ditë. Mbushi pesë ditë foshnja. Ka shumë ditë që s'e kam parë. Është punë (çështje) ditësh do të kryhet, do të arrihet etj. së shpejti. Kush vuan një ditë, mëson sa për një vit. (fj. u.). Ditëtshkojnë, për asnjë s’mendojnë. (fj. u.).
3. Një kohë e caktuar brenda javës, muajit a vitit, gjatëcilës kryhet a vazhdon një punë, një veprimtari; koha e zënë ose jo me një punë a veprimtari; koha e punës brenda njëzet e katër orëve; punabëhet gjatë kësaj kohe. Ditë e lodhshme (e ngarkuar, e qetë). Ditë pune. Ditë mësimi. Ditë pazari. Ditë pushimi. Ditë feste. Dita e punës. Shërbimi i ditës. Roja e ditës. Paguhen për ditën e sotme (e djeshme, e nesërme). I shkoi (i iku) dita. Ka munguar pesë ditë. Ka bërë dy ditëshumë. Do (kërkon) dy ditë kjo punë. E paguante me ditë. Miku i mirë shihetditëngushtë. (fj. u.).
4. bised. Paga për punën brenda njëzet e katër orëve, pagë ditore. Ditë e plotë. I dha (ia preu) ditën. I ecte dita. E kishte ditënulët (të lartë).
5. Një datë kalendarike, e cila lidhet me një ngjarjecaktuar. Dita e Çlirimit. Dita e Pavarësisë. Dita e Mësuesit (e Gruas, e Fëmijëve, e Dëshmorëve). Dita e Verës (etnogr.) dita e katërmbëdhjetë e marsit, kur festohet ardhja e pranverës; kryemoti. Ditë moti (fet.) ditë e shënuar; ditë feste fetare. Dita e provimit. Dita e lindjes. Dita e martesës. Dita e zgjedhjeve. Dita e Pashkës (e Bajramit) (fet.). Dita e takimit me prindërit. Ditë zie. Caktuan (prenë) ditën. Kam ditën për kontroll (për vizitë).
6. vet. sh. Pjesë e një periudhejetësnjeriut, të një epoke etj.; kohalidhet me një moshë, me një epokë a me një periudhëcaktuar; vetë kjo moshë, kjo epokë a kjo periudhë; koha sa jeton dikush; jeta e njeriut Ditët e rinisë (e pleqërisë, e vajzërisë, e djalërisë). Në ditët tona kohën tonë; në kohën e sotme. ato ditë. Ishin ditëbukura (të rënda, të vështira, të gëzuara, të stuhishme, të arta). Shtynte ditët. Iu nxiftë dita! (iu nxifshin ditët!) (mallk.) T'u preftë (t’u shkurtoftë) dita! (mallk.).
7. Kohë e pacaktuar; çast, kohë. Një ditë njëherë, dikur. ditën... Ditën që... Edhe sot e kësaj dite deri tani, deri (më) sot. Sot e gjithë ditën. Do të vijë dita kur... Do të vijë ajo ditë.
8. Njësi mase popullore për kohën sa zgjat një udhëtim, një punë etj. Tri ditë udhë me këmbë (me kalë). Duhen dhjetë ditë punë për të bërë murin (për të hapur kanalin, për të lëruar arat).
9. fig. Gjendje e caktuar e dikujt (edhe në një varg njësish frazeologjike). Nuk ështëditëmirë. Ështëditëkeqe (të errët). Ështëditët e veta është gatilindë (gruaja shtatzënë).
I janë afruar ditët (dikujt) është plakur shumë; ështëpragvdekjes; i ka ditëtnumëruara (dikush); i ka të paka bukët (dikush); iu mblodh litari; iu mblodh (iu mbështoll) lëmshi. T’u bëftë dita një *mijë! ur. E bëri ditë (diku) e ndriçoi shumë; i dha shumë dritë; e shkëlqeu. Kur të bëhen dy ditë bashkë iron. asnjëherë, kurrë; kur të hipë derrifik; kur të hipë gomarifik; kur të qethen dhentë e kuqe; kur të bëjë larushku rrush; kur të bashkohet (të puqet) qielli me tokën; kur të bëjë qarri arra. S’i ka bërë ditët (dikush), edhe mospërf., është ende i vogël e pa përvojë, s’e ka mbushur moshën e s’është bërë ende për diçka; është ende fëmijë; s’është bërë ende që t’ia kem frikën. Bën *kupa gjithë ditën (dikush) tall. E bëj natën ditë punoj shumë e pa ndërprerje, punoj me të gjitha forcat; nuk pushoj përpjekjet pa arritur qëllimin. Bli ditë e shko (dikush) e kalon kohën pa bërë asgjë, e shkon kohën kot; shtyn ditën, e zgjat me zor. Ditë e bardhë çast i gëzuar a kohë e lumtur; gjendje e gëzuar; lumturi; kund. ditë e zezë. Një ditëbukur në një kohë që nuk pritej, papritmas; dikur, njëherë (për diçka që ka ndodhur a që do të ndodhë); një ditë prej ditësh. Ditëditë asnjë ditëpak, në ditën e caktuar; nga fillimi derifund. Nga ditaditë. 1. Shumë shpejt, në njërën prej ditëve më të afërme, së afërmi. 2. Për çdo ditëkalon, nga njëra ditëtjetrën. Një ditë prej ditësh në një kohë që nuk pritej, dikur, njëherë (për diçka që ka ndodhur a që do të ndodhë); në një ditë çfarëdo; një ditëbukur. 1. Ditën, në mes të ditës. 2. Në sy të të gjithë njerëzve, hapur, sheshit; dritën e diellit. Ditë pa diell diçka jo shumë e mirë, jetë, kohë a ngjarje jo e këndshme, e errët ose jo e dobishme. ditëerrëtgjendjekeqe a të vështirë; në gjendje jo të mirë, jo në formën e duhur a të zakonshme. ditëhallit (të pikës)gjendje shumëvështirë, kur s’ka ku të vejëkeq; pikëhallit; gjallë e në zall (e për gazep). Ditë e madhe kohë kur dikush ka arritur diçka shumërëndësishme, i ka buzëqeshur fati, është bërë i lumtur. Ditë e natë pa ndërprerje, pa pushim; gjithë kohën, vazhdimisht, përherë; natë e ditë. Si dita me natën shih si nata me ditën. Ditë pashke çastegëzueshme e festive. Ditë e zezë çast i keq a kohë me mjerime; gjendje e rëndë; fatkeqësi; kund. ditë e bardhë. Në *fundditës. Ia gjeti ditën (dikujt) e ruajti që t’i gjejë çastin e volitshëm për t’i dhënë a për t’i bërë diçka, për ta dëmtuar etj. (Është) në ditët e veta është gatilindë; do të lindëshpejti (për gruan shtatzënë). ketë ditë (dikush) ur. etnograf. rrojë sa më shumë! I ka ditët *të numëruara (dikush). I ka ditët *të shkurtra (dikush). Marrsh nga ditët e mia! ur. rrofsh edheshumë!, t’u zgjattë jeta! E majm *kaun ditën që do ta therë (dikush). Në *mes të ditës. Si *nata me ditën. I ngrys ditët (diku) kaloj pleqërinë, jetën a vitet e funditjetës i mbyllur, në vetmi a pa jetuar si duhet. Numëroj ditët. 1. Pres me padurim dikë a diçka, mezi pres. 2. Jamçastet e funditjetës, nuk e kamgjatë, presvdes nga ditaditë. Në *pikëditës. Pres ditën (e dasmës) etnogr. caktoj me krushkun ditën kur do të bëhet dasma e djalit dhe e vajzës. I pret ditën (dikujt) ruan ta zërë ngushtë, i gjuan rastin që ta ketëdorë. Ia preu ditën (dikujt) e vrau; e bërivdesë; ia preu jetën (fillin e jetës). Në *rendin e ditës libr. Sot e gjithë ditën (sot e kësaj dite) gjithnjë, pandërprerë, në vazhdim; deri tani, derikohën tonë. Ia shkurtoi ditën (ditët) (dikujt) e bërivdesë para kohe; ia shkurtoi jetën; i mori jetën; ia preu jetën (fillin e jetës). Pa ditën (dikush) shih pa dritën (e diellit) (dikush). S’ka parë një ditëbardhë (dikush) ka vuajtur shumë, e ka kaluar jetën gjithë halle e derte; ka hequr lëngun e ullirit; ka hequr pikën e zezë; ka hequr gurin e gjakut; ka zierlëng çeliku. Më shumë ditë se kuleçëgjendjevështirë ekonomike, kur nuk ia del dot për t’u ushqyer e për të jetuar, kur vuan për bukën e gojës. I erdhi dita (dikujt) erdhi çasti kur dikush mundplotësojë dëshirat a qëllimet që ka pasur ose kur dikush bëhet i fuqishëm, i pushtetshëm etj. pasi ka pritur një kohë. M’i zbardhi ditët (dikush) më lumturoi, më gëzoi pa masë, m’i bëri ditët më të bukura; m’u hapën qiejt; u bëra me krahë; u bëra me fletë.

MJALTË

MJÁLT/Ë,~I m. 1. Lëng i trashë e shumë i ëmbël, zakonishtngjyrë të qelibarit, që e bëjnë bletët me nektarin e disa luleve dhepërdoret si ushqim. Mjaltë i pavënëzjarr (i pazier, i tretur, i vënëzjarr). Mjaltë sherbele (bliri). Pitet (hojet) e mjaltit. Sherbet mjalti. Karamele (petulla) me mjaltë. I ëmbël si mjaltë shumë i ëmbël. Mbledh mjaltin. Lyej bukën me mjaltë. Lëngu i trashënxjerr kokrra e fikut kur piqet shumë, rrëshira e fikut. Mjalti i tërheq mizat. (fj. u.) thuhet kur dikush i bën lajka e i sillet rrotull një njeriupasur a të pushtetshëm për të nxjerrë përfitime prej tij. Çdo mizë nuk bën mjaltë. (fj. u.). Këmbë për baltë, gojë për mjaltë. (fj. u.). Lëpi mjaltin, po mos e ha gishtin! (fj. u.) fol e bëj shaka, po mos e tepro; ki kujdes, mos lakmo aq shumë, se e pëson. Bota është gatuar me mjaltë e me helm. (fj. u.).
2. si mb. Shumë i ëmbël. Pjepri ishte mjaltë. Është pjekur rrushi e është bërë mjaltë.
3. si ndajf., fig. Shumë mirë; pa halle e pa brenga, ëmbël. E shkon jetën mjaltë. I rrjedhin ditët mjaltë. U shkon muhabeti mjaltë.
4. si ndajf. Përdoret me mbiemrin ‘i ëmbël’ për të treguar shkallën me të lartë të ëmbëlsirës së diçkaje me kuptiminshumë’. Ishte mjaltë i ëmbël.
U *qumësht e mjaltë (dikush). Nuk bën *kulaç me mjaltë (dikush) iron. E bën mjaltin *baltë (dikush). Ka rënëmjaltë (dikush) jeton në mes të gjithëmirave, është si s’ka më mirë; (është) si veshka në mes të dhjamit. I ra lugamjaltë (dikujt) i eci mbarë çdo punë, me pak mundime e me shumë përfitime; ra në rrethana shumëpërshtatshme. I buron (i nxjerr, i rrjedh) goja mjaltë (dikujt). flet mirë e bukur, flet ëmbël; është gojëmbël; e ka gojënëmbël (dikush);(është) mjaltë e qumësht (e sheqer) (dikush); nxjerr sheqer nga goja (dikush). Kam ngrënë *bukë e mjaltë (me dikë). Ka ngrënë mjaltë (dikush) është gojëmbël e zemërmirë; i buron (i nxjerr) goja mjaltë; (është) mjaltë e qumësht (e sheqer). ngrëntë goja mjaltë! ur. ashtu qoftë si thua ti!; paç gjithnjëmira! (kur dikush thotë një urim a një fjalëmirë). Ha mjaltin e prish kosheren (dikush) shih ha bukën e përmbys kupën (dikush). Janë mjaltë e gjalpë (e tëlyen) shkojnë shumë mirë, duhen shumë, nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri; janë dy trupa e një shpirt; rrinë faqe për faqe; i mbajnë anën e lëmshit (njëri-tjetrit) iron. (Është) mjaltë e qumësht (mjaltë e sheqer) (dikush) është shumë i mirë; është shumë i këndshëm e gojëmbël, shkon mirë me të gjithë; ka ngrënë mjaltë; i buron (i nxjerr) goja mjaltë (dikujt). *Muaji i mjaltit libr. Është ziermjaltë (dikush) është gojëmbël, është fjalëmbël, flet me të mirë e thotë vetëm fjalëgëzueshme; nxjerr mjaltë nga goja; e ka gojënëmbël; nuk e prish (nuk e ndyn) gojën; kund. është për t’i qitur (për t’i nxjerrë) sytë (dikush). I dha një *gisht mjaltë (dikujt). E ka gojën mjaltë (huall) (dikush) shih i buron (i nxjerr) goja mjaltë (dikujt). E ka mjaltë (mjaltë e sheqer, mjaltë e qumësht) (me dikë) shkon shumë mirë me dikë, ka marrëdhënie shumëmira me të; e duan shumë njëri-tjetrin; e ka grurë. Si *mizatmjaltë. Mjalti i mjaltit fëmija i fëmijës tim, që është më i dashur dhe më i ëmbël për mua; gjaku i gjakut; mishi i mishit. Nxjerr mjaltë nga guri (dikush) është shumë i zoti, i shkathët e këmbëngulës; di të përfitojë edhe nga diçka e rëndomtë ose që nuk jep gjë; nxjerr vaj nga guri; nxjerr dhjamë nga pleshti. E shet helmin për mjaltë (dikush) keq. bën hile, mashtron paturpësisht, u hedh hi syvetjerëve; e shet sapunin për djathë. Shumë *miza e pak mjaltë.

PAPUSHTETSHËM

PAPUSHTÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i pushtetshëm; i pafuqishëm.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.