Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pushoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANËLIQEN

ANËLIQÉN,~I m. sh. ~E, ~ET Bregliqen, breg i liqenit. Rrezitem (pushoj, sodis) në anëliqen. Fresku i mbrëmjes së anëliqenit.

BIE

BÍEI vep., RÁSHË, RËNË jokal. 1. Rrëzohem nga një vend i lartë në një vend më të ulët, këputem nga lart poshtë (për trupat nën veprimin e peshëstyre); kund. ngrihem. Ra një tullë (një gur, një kokërr). Ra tavani. Ra një yll. Ra një aeroplan. Ra nga shkëmbi (nga buza, nga bregu). Ra nga pema (nga dega). Ra nga çatia (nga muri, nga dritarja, nga kati i dytë). Ra nga kali (nga biçikleta, nga makina). Ra zogu nga çerdhja. Ra nga qielli. Më ra nga duart. Më ra nga xhepi. Bie nga lart. Ra në pus (në gropë, në humnerë, në lumë, në përrua, në det). Biefund. Bie përtokë (përdhe). Bie shpejt (lirisht, butë, me forcë). Ra më këmbë. Dardha nën dardhë bie. (fj. u.). Bie molla që ka krimbin. (fj. u.). Malet tunden, po nuk bien. (fj. u.).
2. Rrëzohem përdhe kur humbas mbështetjen, lidhjen ose drejtpeshimin; rrëzohem padashur, gremisem, shembem. Ra lisi (mullari). Ra shtëpia (muri, gardhi). Ra makina. Ra në borë (në baltë, në rrugë, në kalldrëm, në dysheme). Ra me bark (përmbys, më hundë, sa gjatë gjerë). Ra i vdekur (top, shakull, në vend, pa ndjenja). Ra e u vra (theu këmbën). U pengua (rrëshqiti) e ra. - Mbaje të mos bjerë! - Lërebjerë! Gati (desh) rashë. Ka rënë gruri. Kali, tek bie, aty do të ngrihet. (fj. u.). Kush nxiton shumë, biehundë. (fj. u.).
3. vet. vet. v. III Shqitet, hiqet a shkëputet nga një vend ose nga e tëra, rrëzohet. Bien gjethet. I ranë qimet (flokët). Po i bie lëkura. I ranë dhëmbët. I ranë pendët. I ra pushi. I ra korja (plagës). Më ra thoi. Ra suvaja. I ka rënë boja. I ka rënë pulla (zarfit). I ra gjuha këmborës. Bie një rrokje (një tingull) (gjuh.).
4. Ulem vetë ndenjur, më gjunjë ose shtrirë; shtrihem; hidhem, lëshohem drejt dikujt a drejt diçkaje; kund. ngrihem, çohem. Bieshtrat (në krevat, në rroba, në dyshek). Bie barkas (më gjunjë, përmbys, në shpinë). Biefle. I ra në krahë (në prehër, ndër këmbë). Bie poshtë shtrihemfle. Ra i sëmurë zuri shtratin nga një sëmundje. Ra lehonë qëndroi e shtrirështrat si lehonë; nisi lehoninë. Bie me pulat (bised.) shtrihetflejë shumë herët. Kush bie me qen, gdhihet me pleshta. (fj. u.).
5. Rrëzohem i plagosur ose i vdekur; vritem a vdes, jap jetën për një çështjedrejtë. Ra në betejë (në luftë, në fushën e nderit, në kryedetyrës). Ra dëshmor (si hero, heroikisht). Ra për liri (për atdhe). Ra fli (theror).
6. vet. vet. v. III Rrjedh teposhtë, kullon, del e shkon poshtë; bised. derdhet (për lumin, përruan etj.). Bie ujëvara (rrëkeja, çurka). Më bien lot. Më bie gjak nga hundët. I bien jargë. Më bien djersë. Bie pikë-pikë. Lumi bie në det.
7. vet. vet. v. III Rrëzohet mbi tokë nga lart (për reshjet); përhapet mbi tokë e mbi sendet, mbulon tokën e sendet. Bie shi (borë, breshër, llohë, vesë). Bie brymë. Bie mjegull. Bie pluhuri (tymi). Bie me shtamba (me rrëshekë). Fryn e bie.
8. vet. vet. v. III Varet lirshëm teposhtë; ulet e mbështetet lirshëm mbi diçka tjetër, shtrihet mbi diçka. Bie perdja. I ranë krahët poshtë. I kanë rënë supet. I ra kokagjoks. I bien flokët mbi supe (mbi ballë). I bie kapela mbi sy. I ka rënë gusha. I kanë rënë faqet.
9. Heq dorë nga qëndresa, pushoj qëndresën, dorëzohem, jepem (për kala, për qytete, për shtete). Ra qyteti. Ra kështjella (kalaja). Ra perandoria. Ra pa luftë.
10. Zbres nga fuqia, humbas pushtetin, vendin, detyrën etj.; caktohem në një detyrë më të ulët; më ulet vlera; vet. vet. v. III humbet fuqinë vepruese, nuk vepron më, shfuqizohet (për ligjet etj.). Ra qeveria (kabineti). Ra nga fuqia (nga froni). Bie një ligj nga fuqia. Ra ky mendim.
11. vet. vet. v. III Zbret pjerrtas ose pingul, shkon drejt një vendi më të ulët. Shkëmbi bie thikë. Shpati bie pingul (pjerrtas). Kodra bie butë. Bie shkallë-shkallë.
12. Zbres, lëviz tatëpjetë; shpërngulem e zbres nga një krahinë më e lartë dhe vendosem në një më të ulët; vij a shpërngulem nga malësiafushë ose nga fshatiqytet. Ra në fushë. Ra në Shkodër.
13. vet. vet. v. III Ulet, pakësohet (si numër, si sasi, si vëllim etj.); edhe v. I ulet vlera, humbas cilësinë, zbres në një shkallëposhtë; kund. ngrihem. Bie numri. Ra çmimi. Ranë aksionet. Ra kursi. Ra shpejtësia. Ra prodhimi. Ra lumi. Ra niveli. Ra në kategorinë e dytë. Ra goma u shfry goma. I ra barku. I ra vlera (ndikimi, autoriteti).
14. vet. vet. v. III Pakëson a humbet forcën e vet, i ulet vrulli, dobësohet, zbutet. Ra era (deti). Ra të nxehtët (të ftohtët). Flakët po binin. Bie fashë qetësohet, pushon. I ranë ethet. I ra temperatura. Ra trysnia. Ra vrulli (ritmi). I ra gëzimi (entuziazmi). I ra inati (zemërimi). Biseda ra. Ra kureshtja (interesimi). Puna nuk binte.
15. fig. Humb vlerat a cilësitë e mira. Ra nga mjeshtëria (nga zanati). Ka rënëmësime. Ra në sytë e të tjerëve. - Sa poshtë ka rënë!
16. keqësohet gjendja; ulem nga ana morale, marrtatëpjetën; dobësohem, mpakem, këputem; edhe vet. v. III pakësohet shëndeti, fuqia, guximi etj. Bie nga shëndeti. Ra nga gjendja. Ra moralisht (shpirtërisht). Ka rënë, s'është më i pari.
17. (me trajtëshkurtër përemërore) bised. Nis diçka shtruar dhe e çoj derifund, e faroj diçka; filloj të ha me ngulm një gjellë a diçka tjetër ose të pi diçka dhe e mbaroj shpejt; i futem, i përvishem (një gjelle etj.). I ra kosit (byrekut, bakllavasë, verës). U ra fasuleve (patateve). I ra pjatës (tepsisë). U ra mollëve. U ranë shqerrave e i therën (i shitën).
Sin.: rrëzohem, shembem, gremisem, lëshohem, hidhem, këputem, shkëputet, shqitet, ulem, zbres, varet, del, derdhet, dobësohet, dorëzohem, faroj, hap, hiqet, humb, humbas, jepem, keqësohet, kullon, lëviz, lodhem, mbështetet, mbulon, pakësohet, përhapet, pi, rrjedh, shfuqizohet, shpërngulem, shtrihet, vdes, vritem, zbutet.
Ra në *baltë (dikush). Ra në *bark (dikush). S’i bie *barku (dikujt). Ra në *batak (dikush). I ranë *bateritë (dikujt) tall. Më ra (m’u ) *bela (dikush). Ra në *bisht (dikush) tall. Ra *bomba. Ra në *brazdë (në hulli) (dikush). Ra *brenda (dikush). Më ra *bretku. I ra në *briI (dikujt). I ra në *briII (diçka). ranë (m’u këputën, shtira) *brinjët. Ra në *pus (në bunar) (dikush). Bie *butë. I ra pas *buze (dikujt). Bie *copë. Ra në çark (dikush). Bjer e çohu. 1. shih ngul shkul. 2. Me shumë vuajtje, me mundimemëdha; ul ngre. I ra (i zbriti) *damari (dikujt). Kam rënë nën *dardhë. Ka rënë nga *dardha (dikush). Ra nga *dega (dikush). ranë *duart. Më ra në *dorë. I bie në *dorë (dikujt). Ra nga *dynjallëku (dikush) vjet. Ka rënë nga *fiku (dikush) tall. Bie *fjala. I ranë *fletët (dikujt). Bie (bëhem) *fli. Bie nga *fuqia drejt. ra *goja (copë). Ra (hyri) në *gojë (të dikujt). Ra në *grackë (dikush). Ra në *greminë (dikush). Ra në *grep (dikush). Ra në *gropë (dikush). I ra *gjaku (dikujt). Bie në *gjak (me dikë). Ra nga *gjendja (dikush). Ra në *gjunjë (dikush). I bie në *gjunjë (dikujt). ranë (m’u këputën, m’u shkurtuan, m’u prenë) *gjunjët. Më ra *gjuha (përtokë). Bie në *gjumë (dikush). Bie *hall (me dikë a me diçka). Ka rënë nga *hëna (dikush) iron. I ra një *hije (dikujt). I bie *hilesë (së dikujt). Më ra për (në) *hise (diçka). Ra në hulli (në *brazdë) (dikush). I ra *hunda (dikujt). Ra më *hundë (dikush) keq. Bie *jashtë (dikush a diçka). I ranë (i zbritën) *kacabunjtë (dikujt). Ra *kalaja. Ra (zbriti) nga *kali (dikush). S’ra *kalliri! I ka rënë *kapistra (dikujt).ranë *këllqet. I ra ndër *këmbë (dikujt). ranë *këmbët (copë). U ra (ua mbathi, ua dha, ua theri) *këmbëve (dikush). Më ra (m’u këput) *kërbishtja. Ra në *kllapë (dikush). Ra *klloçkë (dikush). I ka rënë *koburja (dikujt). ranë *kockat. I ra mbi *kokë (mbi krye) (dikujt). ranë *krahët. Ra (u hodh) në *krahët (e dikujt). I ra mbi krye (mbi *kokë) (dikujt). ranë (m’u këputën) *kryqet. Ra në *kthetrat (e dikujt). Ra në *kurth (dikush). Më ra (m’u këput) *kurrizi. Rashëkurriz (në *shpinë). Ra në *lak (dikush). Më ra *lëkura. Ra në *llum (dikush). Ra në *marre (dikush). Bie në *mend. Ra në *mendje (dikush). Bie në një *mendje (me dikë). Bie në *mëkat (me dikë). Ka rënë në *mjaltë (dikush). Ra në *moçal (dikush). I ranë *opingat (dikujt). Bie *ndesh (me dikë a me diçka). I bie *ndore (dikujt). Bie (jam) *ngushtë. I ranë *orët (dikujt). I bie *pas (dikujt a diçkaje). I ra *pazari (dikujt a diçkaje) mospërf. I ranë *pendët (dikujt). Ra *perdja libr. Ra nga *pesha (dikush). S’bie *përdhe (diçka). S’e lë të bjerë *përdhe (në tokë) (dikë a diçka). Bie *përmbys (për dikë). Ka rënë *përtokë (dikush). I ranë *pipëzat (dikujt) iron. I ra *pjaca (dikujt a diçkaje) mospërf. Më ra në *pjesë (diçka). Ka rënë *poshtë (diçka a dikush). Nuk bie *poshtë (dikush a diçka). I ranë *patkonjtë (dikujt). I ranë *poturet (dikujt) iron. I bie *prapa (dikujt a diçkaje). Ra në *prehrin (e dikujt) keq. Ra në *prush (dikush). Bie me *pulat (dikush). I ranë *puplat (dikujt) mospërf. Ra në *pus (bunar) (dikush). Bie *pykë. Ra nga *qielli (diçka). Ra në *rrjetë (dikush). Ra *squkë (dikush).ranë *sytë (për dikë a për diçka). S’e lë të bjerë në *shesh (dikë a diçka). Ra nga *shkallët (dikush). Rashëshpinë (në *kurriz). Më ra *shpretka (nga gazi). I ranë *telat (dikujt) mospërf. Ra në *tepe (dikush). Ra për *tokë (dikush). S’e lë të bjerëtokë (*përdhe) (dikë a diçka). Ra në *trap (dikush). I ranë *tulet (dikujt) shaka. Ra mbi *turinj (dikush). Ra (u fut) në *të thella (dikush). bien *thonjtë. Më ranë *thonjtë. Ra në *thonjtë (e dikujt). Më ra për *thonjsh. Bie në *ujdi (me dikë). Ra në *ujë (diçka). Bie në *va. O rashë e vdiqa! s’ka rrugë tjetër, ndryshe s’ka ç’më duhet vetja; s’ka si bëhet ndryshe, patjetër (kur diçka e kërkojmë me çdo kusht); domosdo; gjallë a vdekur. I kanë rënë *verigat (dikujt) iron. I ranë *veshët (dikujt). rëntë (të ardhtë) pas *veshit! mallk. Ra në *vete (dikush). I ranë (iu varën) *vetullat (dikujt). I ra *vlera (dikujt). I ranë (i zbritën) *xhindet (dikujt). I ra (i perëndoi) *ylli (dikujt).

BUTËNJ

BUTËNJ vep. ~A, ~UR arb., kal. 1. E bëjbutë, e zbut.
2. Qetësoj, pushoj, resht.

COF

COF vep., ~A, ~UR jokal. 1. Ngordh. Cofën delet. Cofën nga të ftohtit.
2. Vdes, pushojqeni. Cofikëmbët e tij. Cofi ajo kohë. Budallenjtë kanë cofurkohë të zisë.
3. kal. edhe fig. E mund, dal fitimtar, rrah (në një ndeshje); nënshtroj plotësisht. E cofi edhe drejtorin. cofashah.

DITË

DÍT/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1.. Koha që kur lind dielli e derisa perëndon; drita e diellit ose moti gjatë kësaj kohe; kund. natë. Ditë e vrenjtur (e nxehtë). Ditë e natë vazhdimisht, pa pushim. Mori dita u rrit, u zgjat dita. U thye dita kaloi mesdita, erdhi pasdrekja. U ditë u gdhi. Me ditë pa u errur ende. Dita e mirë duket që në mëngjes. (fj. u.).Dita ka sy e nata ka veshë. (fj. u.). Kush ka ditën të mos presë mesditën. (fj. u.). Paraja e bardhë për ditëzezë. (fj. u.). Dita për punë, nata për gjumë. (fj. u.).
2. Koha prej njëzet e katër orësh, gjatëcilës Toka bën një rrotullimplotë rreth boshtit të vet; koha prej njëzet e katër orësh, që llogaritet zakonisht prej mesnate në mesnatë dhemerret si masë. Ditë kalendarike. Ditë diellore koha nga një mesditë në mesditën tjetër. Ditë hënore kohë prej katërmbëdhjetë ditësh. Ditët e vitit (e muajit, e javës). Ditë polare pjesë e vitit në pol, gjatëcilës Dielli nuk perëndon për afër një gjysmë viti. Para (pas) disa ditësh. Kaluan edhe dy ditë. Mbushi pesë ditë foshnja. Ka shumë ditë që s'e kam parë. Është punë (çështje) ditësh do të kryhet, do të arrihet etj. së shpejti. Kush vuan një ditë, mëson sa për një vit. (fj. u.). Ditëtshkojnë, për asnjë s’mendojnë. (fj. u.).
3. Një kohë e caktuar brenda javës, muajit a vitit, gjatëcilës kryhet a vazhdon një punë, një veprimtari; koha e zënë ose jo me një punë a veprimtari; koha e punës brenda njëzet e katër orëve; punabëhet gjatë kësaj kohe. Ditë e lodhshme (e ngarkuar, e qetë). Ditë pune. Ditë mësimi. Ditë pazari. Ditë pushimi. Ditë feste. Dita e punës. Shërbimi i ditës. Roja e ditës. Paguhen për ditën e sotme (e djeshme, e nesërme). I shkoi (i iku) dita. Ka munguar pesë ditë. Ka bërë dy ditëshumë. Do (kërkon) dy ditë kjo punë. E paguante me ditë. Miku i mirë shihetditëngushtë. (fj. u.).
4. bised. Paga për punën brenda njëzet e katër orëve, pagë ditore. Ditë e plotë. I dha (ia preu) ditën. I ecte dita. E kishte ditënulët (të lartë).
5. Një datë kalendarike, e cila lidhet me një ngjarjecaktuar. Dita e Çlirimit. Dita e Pavarësisë. Dita e Mësuesit (e Gruas, e Fëmijëve, e Dëshmorëve). Dita e Verës (etnogr.) dita e katërmbëdhjetë e marsit, kur festohet ardhja e pranverës; kryemoti. Ditë moti (fet.) ditë e shënuar; ditë feste fetare. Dita e provimit. Dita e lindjes. Dita e martesës. Dita e zgjedhjeve. Dita e Pashkës (e Bajramit) (fet.). Dita e takimit me prindërit. Ditë zie. Caktuan (prenë) ditën. Kam ditën për kontroll (për vizitë).
6. vet. sh. Pjesë e një periudhejetësnjeriut, të një epoke etj.; kohalidhet me një moshë, me një epokë a me një periudhëcaktuar; vetë kjo moshë, kjo epokë a kjo periudhë; koha sa jeton dikush; jeta e njeriut Ditët e rinisë (e pleqërisë, e vajzërisë, e djalërisë). Në ditët tona kohën tonë; në kohën e sotme. ato ditë. Ishin ditëbukura (të rënda, të vështira, të gëzuara, të stuhishme, të arta). Shtynte ditët. Iu nxiftë dita! (iu nxifshin ditët!) (mallk.) T'u preftë (t’u shkurtoftë) dita! (mallk.).
7. Kohë e pacaktuar; çast, kohë. Një ditë njëherë, dikur. ditën... Ditën që... Edhe sot e kësaj dite deri tani, deri (më) sot. Sot e gjithë ditën. Do të vijë dita kur... Do të vijë ajo ditë.
8. Njësi mase popullore për kohën sa zgjat një udhëtim, një punë etj. Tri ditë udhë me këmbë (me kalë). Duhen dhjetë ditë punë për të bërë murin (për të hapur kanalin, për të lëruar arat).
9. fig. Gjendje e caktuar e dikujt (edhe në një varg njësish frazeologjike). Nuk ështëditëmirë. Ështëditëkeqe (të errët). Ështëditët e veta është gatilindë (gruaja shtatzënë).
I janë afruar ditët (dikujt) është plakur shumë; ështëpragvdekjes; i ka ditëtnumëruara (dikush); i ka të paka bukët (dikush); iu mblodh litari; iu mblodh (iu mbështoll) lëmshi. T’u bëftë dita një *mijë! ur. E bëri ditë (diku) e ndriçoi shumë; i dha shumë dritë; e shkëlqeu. Kur të bëhen dy ditë bashkë iron. asnjëherë, kurrë; kur të hipë derrifik; kur të hipë gomarifik; kur të qethen dhentë e kuqe; kur të bëjë larushku rrush; kur të bashkohet (të puqet) qielli me tokën; kur të bëjë qarri arra. S’i ka bërë ditët (dikush), edhe mospërf., është ende i vogël e pa përvojë, s’e ka mbushur moshën e s’është bërë ende për diçka; është ende fëmijë; s’është bërë ende që t’ia kem frikën. Bën *kupa gjithë ditën (dikush) tall. E bëj natën ditë punoj shumë e pa ndërprerje, punoj me të gjitha forcat; nuk pushoj përpjekjet pa arritur qëllimin. Bli ditë e shko (dikush) e kalon kohën pa bërë asgjë, e shkon kohën kot; shtyn ditën, e zgjat me zor. Ditë e bardhë çast i gëzuar a kohë e lumtur; gjendje e gëzuar; lumturi; kund. ditë e zezë. Një ditëbukur në një kohë që nuk pritej, papritmas; dikur, njëherë (për diçka që ka ndodhur a që do të ndodhë); një ditë prej ditësh. Ditëditë asnjë ditëpak, në ditën e caktuar; nga fillimi derifund. Nga ditaditë. 1. Shumë shpejt, në njërën prej ditëve më të afërme, së afërmi. 2. Për çdo ditëkalon, nga njëra ditëtjetrën. Një ditë prej ditësh në një kohë që nuk pritej, dikur, njëherë (për diçka që ka ndodhur a që do të ndodhë); në një ditë çfarëdo; një ditëbukur. 1. Ditën, në mes të ditës. 2. Në sy të të gjithë njerëzve, hapur, sheshit; dritën e diellit. Ditë pa diell diçka jo shumë e mirë, jetë, kohë a ngjarje jo e këndshme, e errët ose jo e dobishme. ditëerrëtgjendjekeqe a të vështirë; në gjendje jo të mirë, jo në formën e duhur a të zakonshme. ditëhallit (të pikës)gjendje shumëvështirë, kur s’ka ku të vejëkeq; pikëhallit; gjallë e në zall (e për gazep). Ditë e madhe kohë kur dikush ka arritur diçka shumërëndësishme, i ka buzëqeshur fati, është bërë i lumtur. Ditë e natë pa ndërprerje, pa pushim; gjithë kohën, vazhdimisht, përherë; natë e ditë. Si dita me natën shih si nata me ditën. Ditë pashke çastegëzueshme e festive. Ditë e zezë çast i keq a kohë me mjerime; gjendje e rëndë; fatkeqësi; kund. ditë e bardhë. Në *fundditës. Ia gjeti ditën (dikujt) e ruajti që t’i gjejë çastin e volitshëm për t’i dhënë a për t’i bërë diçka, për ta dëmtuar etj. (Është) në ditët e veta është gatilindë; do të lindëshpejti (për gruan shtatzënë). ketë ditë (dikush) ur. etnograf. rrojë sa më shumë! I ka ditët *të numëruara (dikush). I ka ditët *të shkurtra (dikush). Marrsh nga ditët e mia! ur. rrofsh edheshumë!, t’u zgjattë jeta! E majm *kaun ditën që do ta therë (dikush). Në *mes të ditës. Si *nata me ditën. I ngrys ditët (diku) kaloj pleqërinë, jetën a vitet e funditjetës i mbyllur, në vetmi a pa jetuar si duhet. Numëroj ditët. 1. Pres me padurim dikë a diçka, mezi pres. 2. Jamçastet e funditjetës, nuk e kamgjatë, presvdes nga ditaditë. Në *pikëditës. Pres ditën (e dasmës) etnogr. caktoj me krushkun ditën kur do të bëhet dasma e djalit dhe e vajzës. I pret ditën (dikujt) ruan ta zërë ngushtë, i gjuan rastin që ta ketëdorë. Ia preu ditën (dikujt) e vrau; e bërivdesë; ia preu jetën (fillin e jetës). Në *rendin e ditës libr. Sot e gjithë ditën (sot e kësaj dite) gjithnjë, pandërprerë, në vazhdim; deri tani, derikohën tonë. Ia shkurtoi ditën (ditët) (dikujt) e bërivdesë para kohe; ia shkurtoi jetën; i mori jetën; ia preu jetën (fillin e jetës). Pa ditën (dikush) shih pa dritën (e diellit) (dikush). S’ka parë një ditëbardhë (dikush) ka vuajtur shumë, e ka kaluar jetën gjithë halle e derte; ka hequr lëngun e ullirit; ka hequr pikën e zezë; ka hequr gurin e gjakut; ka zierlëng çeliku. Më shumë ditë se kuleçëgjendjevështirë ekonomike, kur nuk ia del dot për t’u ushqyer e për të jetuar, kur vuan për bukën e gojës. I erdhi dita (dikujt) erdhi çasti kur dikush mundplotësojë dëshirat a qëllimet që ka pasur ose kur dikush bëhet i fuqishëm, i pushtetshëm etj. pasi ka pritur një kohë. M’i zbardhi ditët (dikush) më lumturoi, më gëzoi pa masë, m’i bëri ditët më të bukura; m’u hapën qiejt; u bëra me krahë; u bëra me fletë.

DUA

DÚA vep., DÉSHA, DÁSHUR kal. 1. Kam një ndjenjë dashurie, miqësie e dhembshuri për dikë a për diçka, e dëshiroj me gjithë zemër, është i shtrenjtë a i vyer për mua; kund. urrej. Dua nënën (babanë, vëllanë, motrën, fëmijët). Dua atdheun (popullin, vendin, fshatin, vendlindjen). Dua shokun (mikun). - E dua shumë! S’e do gjëkundi. Duaje atdhenë si shqiponja folenë (fj.u.). Mikun duaje, nderoje, po mos e bëj zot shtëpie (fj.u.). Duaj, të të duan (fj.u.). Për t’i ndryshuar njerëzit, duhet t’i duash (fj.u.).
2. Kam dashuri për një njeriseksit tjetër, e dashuroj. Do një vajzë. Do një djalë. E donte shumë (si i marrë). E duan njëri-tjetrin. Si më do, të dua (fj.u.).
3. pëlqen shumë diçka, ma ka ënda, e kam qejf; më tërheq shumë diçka, kam dëshirëmerrem me të. E do natyrën (detin). E dua punën. E dua shkencën (sportin, muzikën).
4. Dëshirojkem diçka që më mungon, për të cilën kam edhe nevojë, dëshirojplotësoj një kërkesë timen; kërkojkem ose të bëj diçka; kam dëshirë; më pëlqen. Dua punë. Dua pak bukë (pak ujë...). Do muhabet. Dua fjalën duaflas. Ma do zemra (shpirti) dëshiroj me gjithë zemër (me gjithë shpirt). Ma do qejfi kam qejf, më pëlqen. – Ç’të të dojë zemra. - Kur (si) të më dojë qejfi. - Si të duash. Duashkruaj (të lexoj, të këndoj). Dua të ha (të pi). Duapunoj (të shëtit). Dontemartohej. Duapushoj (të çlodhem, të prehem). Duanjihem. Duanbashkohen. Duan t'i përçajnë (të mbjellin grindje). Duançlirojnë vendin. Dua të di (të gjej, të zbuloj) të vërtetën. Duanhapin një shkollë. Nuk duanlargohen. - Ku do ta nxjerrësh? Dua të të kujtoj një gjë. - Ç'donithoni me këtë? - Çfarë do? - Do e thua ashtu ashtupëlqen ty të flasësh. Do të jetojë i lirë. Bëri si deshi. - Ku të duash shko. Kur të duash. Si të duash si të kesh qejf. - Në çdo orë që të doni.
5. I dëshiroj diçka dikujt; i uroj diçka. I duamirën. Nuk ia dontekeqen. -duabëhesh i mbarë!
6. Pranoj me qejf a me dëshirë, dëshiroj. - A doni miq? - Po të doni (në qoftë se doni), mundvini me ne. Vetë nuk deshi.
7. Kam nevojëmadhe për dikë a për diçka, më lipset, është i domosdoshëm a i nevojshëm për mua; e kërkoj patjetër dikë a diçka. I sëmuri do qetësi. Bima do ajër (dritë). Toka do ujë (pleh). Të lashtat duan shi. Do kujdesmadh (kohë, mundim) kjo punë. - Ç’i do ata! - S’ke ç'e do! Do krahëfortë kazma. Shkalla e lartë do këmbëforta. (fj. u.). Shpatullat duan këmbë. (fj. u.). Huanë mos e gëzo; ai që ta dha e do. (fj. u.).
8. Thërres dikë, e ftojvijë tek unë; kërkoj të më paraqitet (për një punë, për një çështje etj.). - Të do babai. E donte përgjegjësi (drejtori). -donte një shok (një mik...). E duanvijë këtu (të paraqitet menjëherë).
9. vet. v. III E kërkon patjetër, e lyp medoemos, ështëdobi a në të mirëdikujt a të diçkaje, ështëpërputhje me diçka. E do puna është për të mirën e punës. E do nevoja është e nevojshme. E do zakoni ështëpërputhje me zakonin. - Ma do puna jam i detyruarveproj a të sillemkëtë mënyrë. Si e do radha ashtu si duhet. Si ta dojë rruga si të jetë nevoja, si të jetëmirë.
10. bised. pëlqen, më është bërë shprehi a zakon, jam mësuarndaj mejesillen a të veprojnë në një mënyrëcaktuar, duhet a është e nevojshme të më trajtojnë në një mënyrëcaktuar. E duan me të mirë (me të butë, me të keq). E do me kobure (me revole) kokës (me kërbaç). E do me thumb. E do me mykë kokës.
11. kryes. v. III E ka hak diçka, e meriton, e kërkon vetë. Do më (dajak). Do plumbin ballit. Derri do plumb (fj.u.). Ajo kokë atë feste do ( fj. u.).
12. bised. Kërkoj një shumë a një çmimcaktuar për një mall. - Sa do për një copë? Donte shtrenjtë.
13. Duhet (përpara një pjesoreje), ështe e detyruar për t’u bërë Do bërë (do ndrequr). Do parë. Do pyetur. Do thënë troç.
14. Duhet, është e domosdoshme, është e nevojshme. Do edhe dy javëdalë dimri. Do edhe ca ditëpiqet rrushi.
Sin.: dashuroj, dëshiroj, kërkoj, uroj, pëlqej, meritoj.
*Aq dua! S’ma do *barku (dikë a diçka). E do me *bodec (dikush). Do *bythë (diçka) vulg. Nuk do t’ia dijë. 1. (dikush). Nuk ka frikë fare, nuk trembet, nuk thyhet; nuk i nënshtrohet askujt e asgjëje, nuk pyet për asnjë njeri. 2. (dikush). Nuk merret fare me dikë a me diçka, nuk shqetësohet e nuk interesohet kurrë për të; nuk e çan kokën; nuk e prish gjakun; nuk e prish gjumin; aq i bën (dikujt). 3. (diçka). Nuk prishet, nuk thyhet a nuk griset, i qëndron çdo force shkatërruese, rron shumë. Do *dru (dikush). Dua s’dua pavarësisht nga vullneti im ose nga dëshirat e mia, jam i detyruarbëj a të pranoj diçka; dashur pa dashur; do të bëhet si vdekja (diçka). S’do *fjalë. E do në *gojë (dikush) keq. S’e deshi *gjallët (dikush). E do me *hosten (dikush). E do (e ka) me *kërbaç (dikush). S’dua *llafe! S’do *mend. Ma do *mendja. E do në *pjatë (dikush). Ma do *puna. E do *qofte (dikush). Si e do *radha. Si ta dojë *rruga. Ma do shpirti (*zemra) (dikë a diçka). Këtudua! këtë fjalë qendro!, mos e ndërro bisedën!; më ke dalë aty ku dua unë, këtë kam pritur; këturri! E do në *tepsi (dikush). E do me *thumb (dikush).

DËBOJ

DËB/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E detyroj dikëlargohet nga dhoma, nga shtëpia, nga vendi etj. me forcë a me të keq; e nxjerr jashtë; e përzë, e largoj; shporr. E dëboi nga shtëpia. I dëbuan nga fshati. E dëbuam armikun. - Dëboji qentë!
2. E largoj dikë me detyrim a me të keq nga një organizatë, nga një veprimtari e përbashkët etj.; e pushoj dikë nga puna, e përjashtoj nga shkolla etj., e përzë. E dëbuan nga puna (nga shkolla).
3. edhe fig. Largoj. I dëboi era retë. Dëboi një mendimlig. Dëboj mërzinë.
Sin.: përzë, largoj, ndjek, shporr, pushoj, përjashtoj, heq.

FRYMË

FRÝM/Ë,~A f. 1. Ajrithithim e që nxjerrim nga mushkëritë. Fryma e njeriut. Marr frymë. Mbushem me frymë.
2. Frymëmarrje. Mbaj frymën. Më merret fryma. Derifrymën e fundit.
3. Ajrindodhet brenda një sendi, që fryhet e shfryhet. I doli fryma topit (gomës).
4. Erafryn; erë e fuqishme. Frymë e fortë. E paska rrëzuar fryma misrin.
5. bised. Erë e mirë ose e keqemban diçka; kundërmim. Fryma e hudhrës (e qepës). Ndjeu frymëkeqe.
6. kryes. sh. ~Ë, ~ËT Banor; vetë, njeri (zakonisht kur e japim me një numër). Fshat me një mijë frymë. Shtëpi me shtatë frymë.
7. fig. Parim themelor a tërësi parimesh, pikëpamjesh, synimesh që përcaktojnë sjelljen e njerëzve, qëndrimin e tyre, mënyrën si veprojnë etj.; thelbi i diçkaje, vetitë karakteristike a prirjet themelorediçkaje; ideja kryesorepërshkon një vepër letrare a shkencore; qëllimi që na frymëzon në një punë. Fryma e përgjithshme. Frymë demokratike. Fryma e bashkëpunimit.
Sin.: ajër, frymëmarrje, nefes, erë, kundërmim, banor, vetë, njeri, jetë, shpirt.
I doli fryma (dikujt). 1. Vdiq; dha frymën (e fundit) (dikush); dha grahmën e fundit (dikush); i qepi buzët (dikush). 2. U lodh shumë, u këput, mezi merr frymë nga lodhja (nga vrapimi, nga një punë e rëndë etj.); i doli shpirti. I ka dalë fryma (diçkaje) është bërë pa shije, nuk ka më lezet; i ka dalë (i ka ikur) lezeti; i doli kripa. Frymëfrymë (me dikë) shumë afër njëri-tjetrit, fare pranë, thuajse ngjitur. Derifrymën e fundit derifund, deri sa kam fuqi e jetë, derivdekje. Me frymën pezull duke qenë shumë i shqetësuar për diçka, në merakmadh; duke pritur diçka me ankth e si pa frymë; me zemrën pezull; me zemërngrirë; me gjakngrirë. Me frymën e shenjtë iron. si me magji, si me anë të një fuqiembinatyrshme; vetvetiu, pa u munduar vetë; me shkopin magjik; me urdhërpeshkut. Me *gjysmë fryme. Harxhoj frymën (kot) flas sa lodhem e s’më dëgjon njeri, mundohem kot se nuk ma vë veshin askush; nuk ka asnjë vlerë për dikë këshilla a porosia ime. Harroimarrë frymë (dikush) tall. vdiq; shkoi me të shumtët. iku fryma u tremba shumë, s’e mbledh dot veten nga frika; më mbërtheu një ankth; mbeta (ngela) pa frymë; kund. erdhi fryma (në vend). I jap frymë (dikujt) e ndihmoj, i gjendem pranë kur ka nevojë; e nxit; i jap zemër. Dha frymën e fundit (dikush) vdiq; dha grahmën e fundit; i doli fryma1 (dikujt). S’kam frymë ndihem i pafuqishëm, s’kam fuqi, jam i këputur; s’ia dal dot derifund diçkaje, s’mundem më. S’kam kohë (nge) marr frymë kam shumë punë, jam shumë i zënë, nuk pushoj dot për asnjë çast; mezi marr frymë. Kaq e ka frymën (dikush) kaq fuqi a mundësi ka, kaq mundbëjë, s’mundbëjëshumë; kaq e ka hapin (çapin). këput frymën (dikush) shih këput shpirtin (zemrën) (dikush a diçka). E la pa frymë (dikë). 1. E çuditi shumë, e mahniti, e shtangu, e ngriu. 2. E vrau menjëherë; e la të vdekurvend; ia ndali frymën (dikujt). Nuk më lë të marr frymë (dikush). 1. Më ndjek hap pas hapi, nuk më ndahet për asnjë çast; nuk më lë të qetë a të qëndroj diku; mundon shumë e vazhdimisht, më lodh e s’më lë të pushoj; ma zë frymën. 2. Më turret me fjalëashpra, me qortime e me sharje; më pi sytë. Marr frymë. 1. Mbijetoj, rroj si të mund, përpiqem sa të jetoj. 2. Çlirohem nga një ankth a nga frika, shpëtoj nga diçka e rëndë a e mundimshme etj.; marr frymë lirisht. I mori frymën (dikujt) e mundoi shumë; ia mori shpirtin; e përpiugjallë (dikë). Nuk merr (më) frymë (dikush). 1. Ka vdekur; mbeti (ngeli) pa frymë. 2. S’është më i zoti e s’e përfill njeri. Sa marrësh frymë shumë shpejt, menjëherë, në një kohë shumëshkurtër, në çast; sa të thuash pesë; sa çel (sa hap) e mbyll sytë. Derisamarr frymë sa të jem gjallë, derifundjetës; derisa të më bien kockat. Marr frymë lirisht çlirohem nga një gjendje e vështirë e qetësohem, kam shpëtuar nga një e keqe; marr frymë3. Mbaj frymën sa jetoj, sa nxjerr mjetet e jetesës; mbijetoj (me një punë etj.); mbahem gjallë; mbaj shpirtin (frymën) gjallë. E mbajti frymën (diku) arriti në një vend me vrap e me nxitim, ngaqë e ndiqte dikush, u ndal diku pas një vrapimi, mbërriti, u sos e ndaloi; e ndali (e la, e mbajti) vrapin. Sa për të mbajtur frymën sa për të mbijetuar, sa për të mos vdekur urie, shumë pak (për ushqime etj.); sa për të mbajtur shpirtin; për kafshatën e gojës; për bukën e gojës; për një kafshatë bukë. Mbaj frymën (shpirtin) *gjallë (me diçka). Mbeti (ngeli) pa frymë (dikush). 1. Shtanguvend nga frika, nga habia etj., u nguros, ngriu; i iku fryma (dikujt). 2. Vdiq; nuk merrfrymë. Mezi marr frymë shih s’kam kohë (nge) të marr frymë. Ta ndal frymën (dikush) është shumë i fortë, ka fuqimadhe trupore dhezhduk, të asgjëson; të lë pa frymë. ngre me frymë (dikush) të bërtet fort, të kërcënohet a të hakërrohet me të madhe. Përtonmarrë frymë (dikush) tall. është dembel i madh, nuk bën asnjë punë; hajde bukë të të ha, hajde ujë të të pi tall. soset fryma shih soset jeta. erdhi frymavend erdhavete, e mblodha veten e u qetësova pas një gjendjeje frike e ankthi; erdhi zemra (shpirti) në vend; kund. iku fryma. zëntë frymën! (diçka) mallk. vdeksh! Ia zë frymën (dikujt). 1. Nuk e lë të flasë më tej, e bëjheshtë; ia mbyll (ia zë) gojën. 2. Nuk e lë qetë, e mundoj vazhdimisht; nuk e lë të mbledhë veten; nuk e lë të marrë frymë (dikë).

GROPOS

GROPÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Hedh diçkagropë dhe e mbuloj me dhe; fut diçka nën tokë: Groposi qenin e ngordhur.
2. edhe fig., bised. Pushojmenduari, heq mendjen, e lë në haresë, varros. I groposi ëndrrat e rinisë.
Sin.: gropoj, thelloj, zhduk, varros, vras, fundos.

GUMÇOJ

GUMÇ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Flas shumë, nuk pushojfoluri; i bëj njerëzit për të qeshur.

HEQ

HÉQ vep., ~HÓQA, ~HÉQUR 1. kal. E ngre dhe e shpie një njeri a një send nga vendi i vet në një vend tjetër, e largoj nga vendi ku ka qenë; ia ndërroj vendin duke e zhvendosur; kund. vë, vendos. Heq drurët. Heq misrin. Heq çelësin nga brava. I heq sytë nuk shikoj më në atë vend. Heq shikimin. Heq enët (gotat, pjatat) nga tryeza. Heq plaçkat. Heq orenditë nga dhoma. Heq thasët nga qerrja. Heqsëmurin nga shtrati. Heq dëborën nga çatia. Heq librat nga rafti. Heq shkallët nga muri. Heq trupat nga fronti. E heq mënjanë. E heq me ngadalë. E heq me fshesë (me furçë, me leckë). Hiqe dorën!
2. kal. E nxjerr a e shkëput diçka nga vendi ku është ngulur a është futur, e largoj a e shkëput nga vendi ku është vendosur, e qit jashtë a marr diçka duke e tërhequr (edhe me forcë); e shkul kund. ngul, fut. Heq shtyllat. Heq derën (dritaren, kornizën). Heq pykën (gozhdët, vidhat). Heq dhëmballën (dhëmbët). I heq pendët (puplat, qimet). Mezi e hoqa nga shtëpia. Mezi ia hoqën nga duart (libri, kompjuterin, celularin etj.).
3. fig., kal. E largoj nga diçka a nga diku ku është përqendruar a fiksuar kund. përqendroj, fiksoj. Kush ia heq mendimin e keq nga mendja? Hiqe ndjesinë e keqe! Hiqi fiksimet e tua!
4. kal. E shkëput a e nxjerr diçka nga vendi ku është futur, lidhur, mbërthyer a ku është varur etj.; kund. vë, mbërthej, lidh, qep, var. Heq portretin (kornizën) nga muri. I heq rrotën qerres. I heq shulin armës (derës). Hoqi koburen nga brezi. Hoqi thikën nga këllëfi (shpatën nga milli). Nuk e heq pushkën nga krahu. Heq perdet nga dritarja. Heq pallton nga gozhda. Ia heq çarçafin jorganit. Heq kollaren. I heq frerin (kapistrën) kalit. I heq qetë nga zgjedha (nga kulari).
5. kal. E shqit nga vendi ku është ngjitur a është qepur; e nxjerr nga vendi dhe e marr diçka; e pastroj duke e gërryer diçkaështë ngjitur në të; kund. ngjit. I heq pullën zarfit. I heq bojën i gërryej bojën. I heq kallajin. U heq baltën këpucëve. I heq rrodhet leshit. I heq kokrrat misrit. I heq morrat (mizat) pemës.
6. kal. I largoj diçkaje kapakun, mbyllësen etj. për ta hapur; kund. , mbyll, zë. I heq kapakun tenxheres. I heq tapën shishes.
7. kal. E nxjerr jashtë një gjë që është brenda diçkaje; e ndaj; kund. fut. I hoqën plumbin nga trupi. I heq bërthamën kumbullës. I heq farat pjeprit. Heqbrendshmet e bagëtisë (të shpendëve, të peshkut). I heqbardhën vezës.
8. kal. Zhvesh a zbath diçka; e lëviz diçka nga vendi ku ka qenë si mbulesë (zakonisht duke e ngritur) dhe e vendos në një vend tjetër. Heq pallton (xhaketën, këmishën). Heq rrobat (ndërresat) nga shtati. Heq këpucët (çizmet, çorapet). Heq dorezat. Heq kapelën nga koka. Heq maskën nga fytyra. I hoqi shalën kalit. I hoqi samarin.
9. kal. E ndaj a e shqit një gjë që mbështjell ose që mbulon diçka; qëroj; rrjep; çmbështjell diçkambledhur. I heq lëkurën qengjit. I heq lëvoren drurit. I heq lëkurën mollës. I heq lëvozhgën vezës. I heq fashën këmbës.
10. kal. E kap dhe e lëviz pas vetes dikë a diçka pa e ngritur peshë; tërheq zvarrë dikë a diçka. Kali heq karrocën. Qetë heqin parmendën. E heq për dore. E heq zvarrë (pas vetes). E heq për kapistre. I heq veshin dikujt. I heq këmbëzën pushkës. Mos më hiq kështu! hoqi nga krahu (rrobat, leshrat, çanta etj.)
11. kal. Pi a thith diçka (raki, duhan etj.); e futmushkëri, e shkoj poshtë; tërheq. Heq një gllënjkë raki. Hoqi nga shishja (nga paguri). E heq thellë duhanin. Heq burrnot. E heqin shumë rakinë këtej.
12. edhe fig., kal. E kërkon, e tërheq një ndjenjë a dëshirë nga vetja; i shkon, i bie; e thith a e tërheq diçka. Pyjet e heqin shiun. Oxhaku e heq tymin. E heq udha këtej. Nuk ia heq shtëpia (dera) nuk e ka traditë, nuk e ka zakon. Heq fjala fjalën. Heq gota gotën.
13. fig., kal. Bëj që të mos shitet, të mos përdoret a të mos qarkullojëdiçka. E heq nga tregu (nga shitja). E heq nga qarkullimi (nga përdorimi).
14. fig., bised., kal. E marr mbrapsht, e anuloj a tërheq një kërkesë, një akuzë etj. E hoqi padinë (kërkesën). E hoqi urdhrin. E hoqi fjalën.
15. kal. E ndërpres a e pres përgjithmonë, e lë; nuk e përdor, nuk e mbaj a nuk e vijoj më tej. E hoqi zinë nuk mban më zi. E hoqën rrethimin (shtetrrethimin). E hoqën karantinën.
16. bised., kal. E largoj nga një punë, nuk e lë më të kryejë një detyrë, e pushoj; e përjashtoj; kund. fut. E hoqën nga puna. E hoqi nga shkolla (nga zanati). E hoqën nga skuadra.
17. kal. E zhduk diçka, bëj që të mos jetë a të mos duket më (duke e pastruar, duke e fshirë, duke e hekurosur); fshij. I heq njollat. Heq pluhurin e mobilieve. Heq rrudhat e pantallonave me hekur.
18. fig., kal. E nxjerr nga funksioni, nga lista; e përjashtoj diçka; e fshij; e shlyej etj.; kund. , fut. E hoqën nga rendi i ditës. E hoqën nga lista. Heq një radhë nga teksti. Hoqi disa pjesë nga romani (nga studimi). Heq nga katalogu.
19. kal. Nuk ia jap më atë që i kam dhënëparë; e bëj që të mos e ketëdiçka që ka pasur. I hoqi dietat. Heq transportin publik falas. I hoqën përdorimin e internetit.
20. fig., kal. Nuk e mbajdiçka, e largoj diçka a dikë për ta lehtësuar. Ia hoqën mërzinë (merakun, dyshimin). Nuk e hoqi përgjegjësinë nga vetja. E hoqi shpresën nuk shpreson më. I hoqi veset e këqija.
21. kal. E pres diçka nga një e tërë, e shkëput; pres, krasit, shkurtoj. U heq degët pemëve. I hoqi flokët me gërshërë. I hoqi një ashkël me sëpatë. Ia hoqën zorrën e verbër. I hoqi dhjamin mishit.
22. mat., kal. Zbres. Pesë heqim dy. Dhjetë heqim tre.
23. kal. Ndaj mënjanë një pjesë nga paratë, nga prodhimet, nga ushqimet etj. dhe i ruaj diku për t'i përdorurvonë ose i përdor menjëherë për një qëllimcaktuar; vë mënjanë. Hoqi para mënjanë. Hoqi harxhet e dasmës. Heq grurin e farës.
24. kal. Bëj një vijë a një shenjë mbi diçka. Heq vija. Heq një drejtëz (një lakore). Heqim një rreth.
25. bised., kal. Veproj mbi diçka me një vegël a mjet, zakonisht një herë dhe shpejt, kryej një punë a një veprim duke përdorur diçka; i shkoj. I hoqi një parmendë arës e punoi arën me parmendë një herë. I hoqi një kazmë (një shat) e punoi me kazmë (me shat). I hoqën një kosë e kositën një herë. I hoqi një lesë tokës e lesoi tokën një herë. I hoqi një fshesë oborrit e fshiu oborrin një herë. I hoqi një shoshë drithit (miellit) e shoshi drithin (miellin) një herë. U hoqi një krehër flokëve u dha një të krehur flokëve. U hoqi një hekur rrobave i hekurosi rrobat. I hoqi një brisk mjekrës u rrua. I hoqi një lexim e lexoi një herë shpejt.
26. bised., kal. I bie a e qëlloj me diçka; e rrah, e godit. I hoqi një pëllëmbë (një shuplakë, një flakurimë, një shkelm). Ia hoqi surratit (turinjve). I hoqi një dru të mirë e rrahu shumë. Ia hoqi me pushkë e vrau. Ia hoqi vetes vrau veten.
27. bised. I jap, i bëj. I hoqën një vërejtje (një qortim, një kritikë). I hoqi një të sharë (një mallkim).
28. kal. Prij, përçoj, udhëheq, drejtoj, çoj. I heq udhën dikujt. Heq vallen. I hoqi për në sulm. I hoqi për nga pylli. Të heq vetë rruga. Na hoqi udha gjer këtu. E hoqi rasti.
29. bised., edhe jokal. Shkoj, eci; drejtohem diku. Hiq përpara! Hoqishtëpimikut.
30. fig., edhe jokal. Vuaj, kaloj diçkarëndë; ndiej dhembje trupore ose shpirtërore; i bëj ballë, përballoj. Hoqi një sëmundje. Hoqi një dënim. E kam hequr vetë. Hoqizitë e ullirit vuajti shumë. Hoqi pikën e zezë vuajti shumë. Ç’e zë njeriun e s'e heq. Heq zor e ka të vështirë, është ngushtë. Hoqi shpenzimet (harxhet).
31. fig., bised. E mbaj a e quaj veten; shtirem; e quaj për diçka. E heq veten filozof. E heq veten si mik. E heq për mish viçi (dashi).
32. bised., jokal., vet. v. III Bie shumë, hedh (për shiun dhe borën). Hoqi borë dje sa s'rrëfehet.
33. bised., edhe jokal., vet. v. III E rrit, e zhvillon, e bën mirë; rritet a zhvillohet, bëhet. E heq shumë duhanin toka jonë. I heq vendi pemët këtej.
34. bised., kal. Ndërzej, mbars. E heq pelën me kalë (me gomar). E heq lopën me mëzat (me dem). Cjapi heq dhitë. Qeni heq buçën.
Sin.: zhvendos, ngre, largoj, nxjerr, shfryj, shpërngul, këput, shkëput, shkul, tërheq, ndaj, shkurtoj, dëboj, pushoj, vë, shpërngul, lë, zhvesh, rrjep, zbuloj, qëlloj, godit, ndaloj, fshij, shlyej, qëroj, revokoj, pres, drejtoj, çoj, udhëheq, prij, shkoj, eci, drejtohem, vuaj, përballoj, shtirem, rrit, zhvilloj, ndërzej, mbars.
heq *ana. E hoqi (e fshiu, e qiti) nga *defteri (dikë a diçka). Ia heq *dera (dikujt). E hoqi *dere (dikë) mospërf. I hoqi *dorezat (dikush) libr. Heq *dorë (nga dikush a nga diçka). E heq për dore (dikë). S’e heq nga *dora (diçka). Ta heq si me *dorë (diçka). I hoqi një *dredhë (dikujt). I hoqi *duvakun (diçkaje). I hoqi (ca) *fasha (dikujt). Ia heq *fillin (dikujt a diçkaje). Ia hoqën *fillin (dikujt). Ia hoqi *frerin (dikujt). Ia heq *gajlen (dikujt). Ka hequr *gazepin (dikush). S’e heq (s’e lëshon) nga *goja (dikë a diçka). Ia hoqi *gunën (diçkaje). Heq *gurin e gjakut. Kam hequr *gjakun (me dikë a me diçka). Ia hoqi *hallkën (dikujt). E heq *hollë (dikush). E heq (e tërheq) për *hunde (për hundësh) (dikë) keq. I heq *kapelen (dikujt). Ma heq (ma zë, ma kap, ma ndien) *hunda (diçka). E heq (e tërheq) për *hunde (për hundësh) (dikë). Sikur e ka hequr prej *hunde (dikë). I heq *kapelen (shapkën) (dikujt). Ia ka hequr kapistallin (*kapistrën) (dikujt) keq. Ia ka hequr *kapistrën (kapistallin) (dikujt). E hoqi *këmbëzën (dikush) shaka. Hiq (tërhiq) e mos e këput me të zvarritur, me të shtyrë (për të bërë diçka); as duke e lënë as duke e mbaruar një punë; qep e shqep. E heq (e fshij) nga *koka (diçka). Ia hoqi (ia zgjidhi) *lakun (dikujt). E hoqi (e zhveshi) *lëkurën (dikush) keq. I hoqi (i rropi, i mori) *lëkurën (dikujt). Ia hoqi (ia preu, ia këputi) *litarin (dikujt). heq (më nxjerr) *mallin (e dikujt a të diçkaje). Hoqi *maskën (dikush) keq. Ia heq (ia gris, ia çjerr) *maskën (dikujt) keq. E heq (e largoj) *mendjen (nga dikush a nga diçka). Heq *mënjanë (diçka). I heq *ndryshkun (dikujt a diçkaje). Ia hoqi * ngojëzën (dikujt). Ia heq *oxhaku (dikujt). E hoqi (e tërhoqi) nga *palltoja (dikë). heqshin për *peri! mallk. Ia hoqi (ia grisi) *perden (diçkaje). Ia hoqi *petën lakrorit (byrekut). Hiq e piq shpesh, dendur. I heq (i shkund) *pluhurin (diçkaje). heq (të vjedh) *potkonjtë (dikush). Nuk heq (nuk luaj) asnjë *presje. E hoqi *qafe (dikë a diçka). Ia heq *rrënja (dikujt). E heq (e provoj) mbi *supe (diçka). Nuk ia heq (nuk ia shkëput) *sytë (dikujt a diçkaje). I heq shapkën (*kapelën) (dikujt). I heq *shkallët (dikujt). Po heq (po jep) *shpirt (dikush a diçka). Ia heq *shtëpia (dikujt). I hoqi *velenxën (dikujt). Ia hoqi *vellon nuses (dikush). I hoqi (i shkuli) *veshin (veshët) (dikujt). E heq (e tërheq) për *veshi (dikë). Hiq e vër atë vetë tamam si ai, gjallë ai (për dikëngjan shumë me një tjetër); bëmë baba të të ngjaj; (sikur) e ka nxjerrë nga hunda (prej hundësh). I hoqi (i vuri) *vizë (vijë) (dikujt a diçkaje). heq *zemra (për diçka). Heq në *zemër (me shpirt) (për dikë a për diçka). E heq *zvarrë (diçka).

HESHT

HESHT jovep., ~A, ~UR jokal. 1. Pushojfoluri, nuk flas më; nuk nxjerr asnjënga goja; nuk bëj asnjë zhurmë, nuk nxjerr asnjë tingull. Heshti për pak kohë (një copë herë). Ata e pyesnin, ai heshtte. Hesht, mos qaj! S'ka heshtur kurrë. Kush nuk di të heshtë, nuk di edheflasë. fj. u.
2. vet. v. III Ndërpret punën a nuk lëviz më; pushon, nuk ndihet më (zakonisht për mjete e sendetjerabëjnë zhurmë ose nxjerrin tinguj). Makineritë (tezgjahët) nuk heshtin asnjë çast. Heshti ora. Heshti radioja. Heshti artileria (mitralozi). Pylli heshtte. Shiu heshti.
3. E mbajfshehtë diçka, nuk tregoj për një gjë që e di, nuk e nxjerr atë që di. Hesht, mos trego! Ai ka heshtur për gjithçka. Ata heshtën përpara torturave.
4. fig. Nuk i them hapur; qartë ose saktësisht mendimet; nuk ngre zërin, nuk kundërshtoj. Njerëzheshtin kur shkelen ligjet. Tërë jetën ka heshtur ajo grua. Nuk duhetheshtim për këtë çështje.
5. Nuk japdhëna për dikë a për një çështje, nuk e përmend, nuk e zë në gojë, nuk tregoj qartë diçka; nuk kthej përgjigje. Agjencitë e lajmeve heshtin. Heshtin burimet arkivore. Ne i shkruanim letra, por ai heshtte.
Sin.: pushoj, ndërpres, shugatem, duroj, fsheh.

KURDISEM

KURDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Nisflas dhe nuk pushoj. U kurdis dhe nuk po mbaron.
2. pës. e KURDÍS.

LOT

LOT,~II m. kryes. sh. ~, ~ËT 1. Lëng pa ngjyrë e i tejdukshëm si uji, me shije si të kripur, që del nga gjëndrat e syrit kur kemi ngacmime në sy, kur qajmë etj.; një pikë e këtij lëngu. Lot të nxehtë (të hidhur). Lot hidhërimi (mallëngjimi, përmallimi, gëzimi). Rrëke (çurg) lotësh. Një pikë lot. Gjëndra e lotëve. Me lot në (nëpër) faqe duke qarë; duke vajtuar. Derdhi lot qau; vajtoi. I shkanë (i rrodhën) lotët. S'i mbante dot lotët. Kapërdiu (gëlltiti) lotët. Fshiu lotët. E mbytën lotët qau shumë. U la në lot qau shumë. Iu mbushën sytë me lot. Qau (qeshi) me lot. E qau me lot (pa lot). I shkojnë lotët rrëke. I binin lotët si breshër. Iu thanë lotët. I kulluar si pika e lotit.
2. Vaj, vajtim. Lëndina e lotëve (hist.) shesh në të dalëqytetit, ku njerëzit ndaheshin me të afërmit e tyre kur shkoninkurbet. S’biem në lot. Armiku mbolli lot e mjerim.
3. Pikë uji a bulë lëngudel nga një degë a bimë e prerë, nga muri me lagështirë etj.; pikë e vogël e një lëngu. Lot uji (vese, gjaku). Një lot vaj. Hardhia lëshon lot kur pritet. Muri ka nxjerrë lot.
4. Njollëz, pullë e vogël. Dele me lot të zi.
5. si mb. Shumë i kthjellët. Koha (qielli) ishte lot.
Sin.: vaj, vajtim, lotim, pikë, njollëz, pullë, i kthjellët.
Bëri lot e valë (dikush) qau shumë, derdhi shumë lot për dikë, e vajtoi me të madhe; e lau me (në) lot (dikë); i shkuan lotët breshër (dikujt); i shkonin (i vinin, i rridhnin) lotët çurg (dikujt). Derdh lot (për dikë a për diçka). 1. Qaj; vajtoj. 2. Më vjen shumë keq; dhemb (më ther) zemra (në zemër). E ha bukën me lot mezi nxjerr bukën e gojës; vuaj shumëjetë, jetojmjerim. I hedh lotët *përpjetë (dikush) iron. (Janë) lot e shpirt ngjajnë shumë me njëri-tjetrin, janë njësoj, s’i dallon dot; (janë) si dy pika uji; (janë) motër e vëlla. E laj me (në) lot (dikë a diçka). 1. E qaj shumë, derdh shumë lot për të; e vajtoj me të madhe. 2. Më erdhi shumë keq për dikë a për diçka, se nuk do ta kem më; e humba pa ia ditur vlerën; e qaj me lot. Lot krokodili iron. pikëllim i pasinqertë, qarje e shtirur. Mbjell lot (dikush a diçka) shkakton mjerimmadh diku; shkakton mallëngjim e dhembje shpirtërore. I mbledh lotët. 1. Pushojqari. 2. Qetësohem e përmbahem; e mbledh veten. Iu mbushën (i mbushi) *sytë (me lot) (dikush). *Pikë loti. E qaj me lot (diçka). 1. E bëj shumë mirë diçka, me merak e në mënyrëpërsosur; e mësoj shumë mirë një punë, një pjesë etj., e thaj. 2. Më ikën nga duart diçka e s’e gjej dot më, më shkon për gjithnjë; e quaj si të humbur, nuk do ta kem më; e laj me (në) lot; më fluturon nga duart. Për të qarë me lot gjendje shumëkeqe, për të vajtuar; nuk të kënaq, s’të pëlqen fare; në gjendjevajtueshme, të trishton kur e sheh; për të vënë duartkokë. S’janë tharë lotët nuk është harruar ende dhembja, hidhërimi, pikëllimi për dikë a për diçka; sapo ka ndodhur një vdekje, një vrasje a një fatkeqësi tjetër e rëndë.

vep., LÁSHË, LËNË kal. 1. Nuk e marr diçka nga vendi ku është, nuk ia ndryshoj vendin, nuk e heq, nuk e shkëput, nuk e nxjerr a nuk e luaj prej atje; nuk e marr me vete dikë a diçka kur iki ose e harroj diku, largohem pa të. Nuk e lanë misrinarë. E lanë kashtënlëmë. E la çelësinbravë. I ka lënë qetëzgjedhë. Ia la freringojë. E la shulinderë. Ia lanë plumbintrup. La disa degë pa i prerë. I la fëmijëtshtëpi (tek e motra, në Elbasan). Ia ka lënë nënës vajzën që ta rritë. Nuk i kujtohej ku e kishte lënë çantën (çadrën, letërnjoftimin). - Lëre aty tek është!
2. Vendos diku në një mënyrëcaktuar një gjë që e kamdorë ose që e kam marrë a sjellë nga një vend; e vë. I la arkat përpara dyqanit. - Lëri pjatat (gotat) mbi tryezë. - Lërivendpastër! E la drejt (shtrembër, varur, shtrirë, më këmbë). E la mbështetur pas murit.
3.hiqet diçka nga trupi, më mbetet diçka nga vetja diku; humb. Delet e lanë leshin nëpër ferra. I la pendët (një shpend) i ranë pendët, mbeti pa pupla. E la krahunluftë. I la këpucët nëpër shkëmbinj iu prishën a iu shkatërruan këpucët nëpër shkëmbinj. E la bishtinakull (dhelpra) iu këput bishti, i mbeti bishtiakull. I la paratëbixhoz.
4. edhe fig. I jap diçka një tjetri për ta ruajtur a për ta përdorur, i dorëzoj; i besoj një detyrë, i ngarkoj një punë a i jap një porosi, një këshillë etj. Ia la çelësin fqinjës. I la një porosi (një fjalë). Ia la amanet. I la emrin. U zhduk pa lënë drejtimin. Ia lë barrë dikujt ia ngarkoj një punë. Ia lë në besë dikujt ia besoj. E ka lënë me të shkruar (me gojë).
5. edhe fig. Ia jap dikujt si trashëgim, bëj që ta ketë ai (një pronë, një pasuri etj.); bëjdiçka ta ketë a ta gëzojë një pasardhës. Ia ka lënë babai (gjyshi). Na e kanë lënëparët tanë. Na ka lënë dy veprashquara. I ka lënë emërmirë dikujt. I la nam të keq.
6. bised. Ia shes një gjë dikujt (zakonisht me një çmimpërshtatshëm për të), ia jap dikujt. Ia la për pesëdhjetë lekë. - Nuk e lë më lirë?
7. Lëshoj; kund. mbaj. S’e lë pushkën (lopatën, librin) nga dora. E mban fort, s’e lë të bjerë (të rrëzohet).
8. edhe fig. Bëj një shenjë a një gjurmë diku; bëj një përshtypjecaktuar, shkaktoj një pasojë. I la shenjë (njollë) në faqe. La gjurmë. La mbresamira (të thella, të këqija). I la një damkë familjes.
9. Ndaj mënjanë diçka dhe e ruaj për ta përdorurvonë; heq mënjanë, vë mënjanë; e ruaj për një tjetër. Kishte lënë para mënjanë. I la në arkën e kursimit. I la për dimër (për dasmë). I la për darkë. - T’i lëmë për nesër. Ia la mollët vëllait. Ua linte shokëve pjesët më të mira.
10. I jap mundësi dikujtbëjë diçka, nuk e pengojbëjë një punë; i jap pëlqimin për një punë; lejoj; kund. ndaloj. E lë të shkojë (të kalojë, të niset, të hyjë, të dalë). E lanëfliste sa deshi. - Lëre ta shohë! - Lëreflejë! E la ta bënte vetë. Nuk e lë të pijë raki (duhan). I lë dorë (fushë, shesh) të lirë e lejojveprojë lirisht. I ka lënë kohë ka pasur kohë. Nuk e lë sëmundja (mosha). Nuk lë asnjë shkelje. Ka lënë shumë rastetilla. Rëra e lë ujinkullojë. Xhami e lë dritënhyjë.
11. E mbaj diçka, nuk e nxjerr jashtë, nuk e përjashtoj; e ruaj siç është, nuk e heq; e lejojvijojë; kund. heq. E lanërendin e ditës. Ia lanë emrinlistë. Lanëantologji pjesët më të bukura. E la jashtë diçkaje nuk e përfshiu. Ia lanë bursën. E lë me ato mendimet e veta.
12. bised. E caktoj diçka për një kohëpërshtatshme, i caktoj një afat; e shtyj për më vonë diçka; heq dorë përkohësisht nga diçka për ta bërë në një kohë tjetër. La takim me dikë. - E lëmëorën gjashtë? - Aksionin e kemi lënë ditën e diel. Dasmën e lanë për në tetor. E lanë mbledhjen për nesër. La një provim për në vjeshtë. - E lëmë për një herë tjetër! Punën e sotme mos e lër për nesër. (fj. u.).
13. Liroj diçka, e lë të lirë një vend që të rrijë ose të kalojë dikush a diçka. - Lëri pak vend! E la të lirë kalimin. I lë një shteg (një vrimë). I la një dritare (një dalje). I lënë një grykë sipër.
14. Braktis një punë, nuk e përfundoj, e ndërpres; heq dorë përkohësisht a përfundimisht nga diçka; e pres përgjithnjë, nuk e vijoj më tej; ndahem a largohem për ca kohë a përgjithnjë nga dikush a nga një vend. Nuk e la punën (mësimin, studimin). E la stërvitjen (lojën). E ka lënë shtetësinë. E la rakinë (duhanin) nuk e pi më. E la gjiri i iku qumështi, nuk ka më gji për t’i dhënë fëmijës (për një grua që ka fëmijë në gji). I ka lënë gënjeshtrat (thashethemet). E la zinë nuk mban më zi. I la vezët pula nuk bënvezë, i preu vezët. - Lëri këto, dëgjo çthem! La rrugën kryesore dhe mori nga e djathta. I ka lënë miqtë (prindërit, shokët). E la vendlindjen. Nuk e lë vendin e rojës. - Mos e lër vetëm! Na la përgjithnjë vdiq. Na la gjuhëtari i madh Idriz Ajeti. Na ka lënë prej kohësh a) ka ikur prej kohësh; b) ka kohë që ka vdekur. Nuk e kanë lënë shpresat shpreson ende për diçka. Ka lënë dy fëmijë vdiq dhe i kanë mbetur dy fëmijë. Nuk ka lënë njeri (pas vetes) ka vdekur dhe nuk ka asnjë fëmijë a pasardhës.
15. bised. Ndaj (bashkëshortin). E la burrin (gruan, të fejuarin, të fejuarën).
16. vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. kallëzore) edhe fig. Nuk më punon një pjesë e trupit, s’kamfuqi ose aftësi trupore a mendore. E la dora (këmba). E ka lënë fuqia (shëndeti). E kanë lënë sytë (veshët) nuk shikon (nuk dëgjon) më. E la kujtesa.
17. bised. E vë dikë në një detyrë, në një punë etj., e ngarkojbëjë diçka, e caktoj; e mbaj a e lejoj në një punë, në një detyrë etj., nuk e heq, nuk e përjashtoj, nuk e ndërpres, nuk e pushoj; kund. heq. E kanë lënë roje dikë. E lanë portier. sport. E lanëpunë (në shkollë, në zanat). E lanë si drejtor.
18. Ia ruaj diçkaje a dikujt gjendjen e mëparshme kur largohem, nuk ia prish e nuk ia ndryshoj gjendjen, nuk e luaj; nuk e prek, nuk e trazoj. E la dhomën siç ishte. E la shtëpinë rrëmujë. E la punënngatërruar. I la gati (stivë). E la derën (dritaren) hapur (mbyllur). E la ushqimin pa ngrënë (pa prekur). E la duke punuar (duke lexuar, mbi libra). E la zgjuar (në gjumë). E la të sëmurë (të shëndoshë, të mërzitur). E la në pritje. E la të qetë. E la në të vetën (në të tijën) nuk e kundërshtoi dikë. - Lërepunën e tij!
19. edhe fig. Bëj që të jetë a të bjerë në një gjendjecaktuar (kryesishtkeqe a të vështirë), ia krijoj vetë një gjendjetillë, i krijoj kushterënda a i shkaktoj një të keqe, duke ia marrë, duke ia prishur a duke ia zhdukur diçka; e bëjpërjetojë diçkarëndë. E la pa gjumë. E la pa bukë (pa ujë, pa rroba, pa shtëpi, pa qerre, pa kalë, pa para). E la pa ngrënë (pa pirë, pa folur). E la pa gjë. S’i la gjë. E la lakuriq (zhveshur, zbathur). E la pa njeri (pa vëlla, pa motër, pa baba). E la të vrarë. E la vetëm. E la pa sy e verboi. E lë pa fuqi një urdhër (një ligj). libr. e shfuqizon. E la si të ngrirë (si hu). E la në gjendjekeqe (thatë, në vështirësi, në baltë, në llucë, në zall). E la punën përgjysmë. E la të habitur.
20. edhe fig. I dal përpara dikujt, e kaloj, e kapërcej, e tejkaloj. E la prapa (në rrugë, në vrapim). E la pas në mësime.
21. Përdoret me mohimgrupe fjalësh me foljetjera, kur veprimi duhetndodhë patjetër. Nuk e lëmë pa kryer do ta kryejmë medoemos. - Mos e lër pa ardhur! hajde patjetër! Nuk e lë pa shkuar do të shkojë doemos. Nuk e lë pa i folur do t’i flasë patjetër.
22. si pj. Përdoretmënyrën urdhërore kur flasim për diçka, të cilën nuk duam ta zëmëgojë. - Lëre, çka për të thënëvonë! - Lëre, lëre se çe ka gjetur!
Sin.: humb, humbas, dorëzoj, besoj, ngarkoj, jap, jap, shes, lëshoj, vë, caktoj, mënoj, shtyj, liroj, braktis, shkreh, ndërpres, ndahem, largohem, shtyj, lejoj, kaloj, kapërcej.
Kë të *zë e kë të lë. E *lagu s’e lagu (bishtin dhelpra). Ia la *bajgat (dikujt) tall. vulg. E la në *baltë (dikë). Ia la *barrën (dikujt). La *bishtin (dikush). E la *në bisht (dikë). La *boshllëk (dikush a diçka). Na la *bukën (dikush). E la në një *cep (diçka). Nuk e lë të bëjë *çap (dikë). S’ta lë dalë (dikush). Ia la në *daltë (dikujt). E la në *diell (dikë). la në *djep (dikush). E lë në *dorë (të dikujt). Ia lë në *dorë (dikujt). E la pas *dore (dikë a diçka). S’e lë (s’e lëshoj) nga *dora (diçka). E la *drita (dikë). E la *dyshekun (dikush). La *emër (dikush). E la në *errësirë (dikë a diçka). La eshtrat (*kockat) (diku). E ka lënë *fiqiri (dikë). E lë me *fjalë (me dikë). E la pa *frymë (dikë). S’i la *fytyrë (dikujt). E la *gisht (dikë). I la *glasën (dikujt) mospërf. bised. Më la *gojëhapur (dikush a diçka). E la *gojëthatë (dikë). Nuk lë *gur mbi gur (dikush). kanë lënë (më lëshuan) *gjunjët. Më lë pa *gjumë (dikush a diçka). *gjurmë (të thellë) (diçka a dikush). E la në *hava (dikë a diçka). E lë në *heshtje (diçka). I la *hijen (dikujt) iron. E la në *hije (diçka a dikë). E la jatakun (*shtratin, krevatin) (dikush). E la *kalli (dikë). La *kaptinën (dikush) bised. lanë (m’u prenë) *këllqet. Më kanë lënë *këmbët. Lë *kockat (për dikë a për diçka). La *kockat (eshtrat) (diku). Lë *kokën (kryet) (për dikë a për diçka). Sa të lësh *kokën. E la (e bëri) *kopan (dikë) bised. E la pas *krahëve (dikë a diçka). E la krevatin (*shtratin, jatakun) (dikush). E la *kripë (dikë). kryet (*kokën) (për dikë a për diçka). Ia la në *kurriz (në shpinë) (diçka). E la *lakuriq (dikë). I lë *lamtumirën (dikujt). E la (e hodhi) në *ledh (dikë). E la *lehe (diçka). Lë *leshtë keq. Lë *lëkurën (për dikë a për diçka). Ia la *lëpendratdorë (dikujt) iron. E la në *llucë (dikë). Nuk ta lë *mangët (dikush). *Merr e lër. Më lë *mbresë (dikush a diçka). E lë (e hedh) pas *mendsh (dikë a diçka). La *mendtë (e kokës) (dikush). E lanë (e lëshuan) *mendtë (dikë). E la pa *mend (dikë). La *mendjen (pas dikujt a pas diçkaje). lësh *mendjen (pas dikujt a diçkaje). E ka lënë *mendja (dikë). E la në *mes (diçka). Nuk ta lë *metë (dikush). E la në *mezhdë (dikë) keq. Lë *mënjanë (dikë a diçka). E la në *mjegull (diçka). E ka lënë *mortja (dikë) përçm. E ka lënë *moti (dikë) iron. La *nam (dikush). Nuk ta lë për *nesër (dikush). Lëre mos e nga (mos pyet)! iron. shumë keq, sa s’ka ku të shkojë më tej; mos pyet! E la *ngrehur (diçka). I la *opingat (dikujt) iron. E lë pas (*prapa) (dikë a diçka). Ia la *pendëtdorë (dikujt) iron. Ma la (ma bëri) *peshqesh (dikë a diçka). E lë *pezull (dikë a diçka). E la *pirg (dikë). I la *potkonjtë (dikush). E lë *prapa (pas) (dikë a diçka). Ia la *puplat (në dorë) (dikujt) iron. E la *pykë (dikë). Ia la (ia vari) në *qafë (për qafe) (dikujt). Nuk më lë *të qetë (dikush a diçka). E la *qull (diçka a dikë). E la në *qull (dikë). Lë *rrashtën (për dikë a për diçka). I lë *rrikën (dikujt). E la *rrogoz (dikë). La *rruazën (diku). I la rrugë (*udhë) (diçkaje). E la në *rrugë (në udhë) (diçka). E kanë lënë (e kanë lëshuar) *sendet (dikë). Lë *sytë (pas dikujt a pas diçkaje). S’i la *sy e faqe (dikujt). E lë *shajak (punën etj.) (dikush). E la *shakull (dikë). E la *shëndeti (dikë). Na la *shëndetin (dikush). I lë *shëndetin (dikujt). Lë *shteg (për diçka). I lë një *shteg (dikujt). Ia la *shtupë (dikujt). Ia la *shuk (diçka). Na la *shurdh (të shurdhër) (dikush). Na la të shurdhër (*shurdh) (dikush). E la *top në vend (dikë). E la *trokë (dikë). E kanë lënë *trutë (dikë). E la *preshdiell (dikë). E kanë lënë *trutë (dikë). E la *thesvend (dikë). (Sa) të lësh *thonjtë. E la në udhë (në *rrugë) (diçka). E kanë lënë (e kanë lëshuar) *sendet (dikë). Ia lë (ia dorëzoj) *stafetën (dikujt) libr. Ia la në shpinë (në *kurriz) (diçka). E la *tagjinë (dikush) tall. E la në *terr (dikë a diçka). E la *trashë (diçka). E kanë lënë *trutë (dikë). E la në *tym (diçka). E la *thatë (dikë). (Sa) të lësh *thonjtë. I la *udhë (rrugë) (diçkaje a dikujt). Na la *uratën (dikush a diçka). E la *vakëf (diçka). E kanë lënë jashtë *valles (dikë). E lë *varur (dikë a diçka). E la (e bëri) *të vdekur (dikë). E la në *vend (dikë). S’ia lë (s’ia lëshon) *vendin (dikujt). I lëshoj *vendin (dikujt). E kanë lënë *veshët (dikë). Më la pa *veshë (dikush). E la (e ndali, e mbajti) *vrapin (diku). E la me *xanxë (dikë). E la *zbuluar (dike a diçka). Më la (më lëshoi) *zemra. E la *zhyt (diçka). (qeth, të kreh) e t’i lë *morrat brenda (dikush). (U zhduk, humbi) pa lënë *gjurmë (dikush a diçka). E la në *zall (dikë). Më la (më lëshoi) *zemra. E lë *zvarrë (diçka). E la *zhyt (diçka).

LËREJ

LËRÉJ vep., ~TA, ~TUR jokal. Pushoj, resht. Lërejti era (shiu). Nuk lërente pushka. S’lërentefoluri.
Sin.: pushoj, resht, ndal.

MBAS

MBAS parafj. Pas (përdoret me një emër a përemër në rasën rrjedhore). Kam një shesh mbas shtëpisë. Në varësen mbas derës. Veproi mbas shpine. Eja mbas meje. Pushoj pak mbas bukës. U takuan mbas pak ditësh (mbas shumë kohësh). Kohë mbas kohe (herë mbas here). Ai mbas gjase beson diçka tjetër.

MEJ

ME/J vep., ~HA, ~HUR 1. kal. E pakësoj sasinë ose vëllimin e diçkaje ca nga ca derisambetet shumë pak ose të soset krejt; e mbaroj, e shteroj. Mej bukën (gjellën, verën). S’ia mehu bukën (ujin). Dhia e mehu qumështin.
2. kal. Ia ul intensitetin, fuqinë a vrullin diçkaje pak e nga pak derisa e ndërpres krejt, e pakësoj derisa e bëjzhduket plotësisht; e ndaloj. E mehu duhanin (rakinë). Kali mehu vrapin. S’e mehën punën. Bilbili e mehu këngën. Kjo e trishtoi pak, por nuk ia mehu sinqeritetin.
3. jokal., vet. v. III Pakësohet pak e nga pak vetvetiu derisandërpritet; mbaron, shteron; pushon. Mehu bora (shiu). Ka mehur burimi. Piu ujë dhe i mehu lemza. Mehu dhimbja. Mehu dhëmbi ndaloi dhimbja e dhëmbit. Mehu zhurma.
4. jokal. Pakësohet sasia e diçkaje, ulet niveli. Kishte mehur kroi.
5. jokal. Pushoj, hesht (zakonishturdhërore). Mej, mos fol më! Mej se na shurdhove! Mej se nuk janë përralla këto. Si nuk të mehu ajo goja e shkretë?
Sin.: mbaroj, shteroj, pakësoj, ndaloj, zhduket, bie, pushoj, hesht.

NDAL

NDAL vep., ~A, ~UR kal. 1. I ndërpres lëvizjen ose ecjen dikujt a diçkaje, e bëjqëndrojëvend; ndaloj. Ndal hapin. Ndal makinën. I ndal hovin kalit.
2. Ndërpres ose lë pa përfunduar një veprim, një punë etj. Ndal shfletimin e gazetës. Ndal punën (bisedën, këngën). Ndali vrapin (hapin). E ndalën zënkën. E ndali valën (hovin, vrullin).
3. I ndërpres rrjedhjen, nuk e lë të rrjedhë a të dalë; e pushoj, ndaloj. Ky ilaç e ndal rrjedhjen e gjakut. I ndali lotët. E ndali rrjedhjen e ujit.
4. bised. E mbaj që të rrijë diku si mik. E ndali mikun për drekë (për darkë).
5. Nuk i jap diçka që i përket dikujt, e mbaj. I ndalën rrogën dikujt. Nuk ndal asgjë për vete. Ia ndalën me këste.
6. fig. E ngul diku, e përqendroj te dikush a te diçka. I ndali sytë (e ndali vështrimin) te flamuri. E ndalëm vëmendjen te çështja kryesore.
7. bised. Shuaj. Ndal zjarrin. Ndal qiriun. Ndal motorin.
8. jokal. Pushojecuri, së lëvizuri a së bëri diçka, ndalem; ndërpritet. Ndalën te dera. Ndali makina. Prit që të ndalë shiu, pastaj ik.
9. vjet. Mbaj bijën (vajzën, motrën) që ka ardhurshtëpiprindërve, s’e lejojshkojë më te burrikishte, mbaj. E ndalibijën. Ia ndalën nusen.
Sin.: ndaloj, ngul, përqendroj, shuaj, ndalem, qëndroj, ndërpritet, pushon, ndal!, qëndro!, prit! (prisni)!, dale! ndaj, mbaj.
I ndal *dorën (dikujt). I themndal(diçkaje) libr. i pres rrugën përparimitdiçkaje, s’e lë të shkojë a të zhvillohet më tej; e pengoj menjëherë; e kundërshtoj me forcë e me vendosmëri, nuk e lejoj. Ta ndal *frymën (dikush). E ndali (e la, e mbajti) *vrapin (diku).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.