Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKZEKUT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. libr. Zbatoj një ligj, vendim, urdhër etj. Ekzekutoj vendimin. Ekzekutoj urdhrin. Ekzekutoj me përpikëri. Mënyra se si do të ekzekutohet urdhri nuk thuhej. Organet që ekzekutojnë këto vendime.
2. drejt. Zbatoj dënimin me vdekje të dikujt. E ekzekutuan me pushkatim (me varje).
3. Vras. Ekzekutoi në mes të lokalit. Ekzekutoi me armë zjarri. E ekzekutoi për hakmarrje.
4. muz. Luaj a interpretoj një pjesë muzikore. Ekzekutoj një valle. Ekzekutoj me violinë. Ekzekutoj në piano. Ndonjëri nga burrat di të ekzekutojë, i vetëpërcjellë me çifteli e lahutë, këngë të ndryshme. Vetëm kitaristët më me përvojë mund ta ekzekutonin si duhej.
5. sport. Kryej, bëj lëvizje të caktuara të teknikës së një sporti. Ekzekutoj një ushtrim gjimnastikor. Ekzekutoi goditjen e dënimit me mjeshtëri. Ekzekuton penalltinë. Mesfushori ekzekuton një goditje nga këndi.
✱Sin.: zbatoj, realizoj, luaj, interpretoj, kryej, performoj, vras.
VRÁSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vras a vritem. Vrasje me armë. Vrasje për hakmarrje. Vrasje me të pabesë. Vrasje pa (me) dashje. Vrasje në masë. Bënte vrasje vriste. Shpëtoi nga vrasja. U bë vrasje e madhe u vranë shumë veta, u bë gjak i madh. Vrasja e njerëzve të pafajshëm. Vrasja e kafshëve është e ndaluar me ligj.
2. Pjesa e parë e emërtimeve për lloje të ndryshme vrasjesh. Vrasje mizore mënyrë e rëndë dhe brutale e kryerjes së vrasjes duke i shkaktuar viktimës dhembje, torturë dhe vuajtje fizike ose psikike. Vrasje e paramenduar vrasje për të cilën autori është menduar dhe e ka planifikuar (shoshitur) mirë që më përpara; e që është bërë me paramendim. Vrasje në afekt vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore. Vrasje nga pakujdesia vrasje aksidentale. Vrasje pa paramendim vrasjes por e paqëllimshme e një personi tjetër; vrasje për të cilën autori nuk është menduar dhe nuk e ka planifikuar (shoshitur) mirë që më përpara, por është pasojë e një situate të krijuar aty për aty. Vrasje e privilegjuar konsiderohen si të privilegjuara, ose forma të lehta të vrasjeve. këto tri lloje të vrasjeve: vrasje e kryer në gjendje të afektit mendor, vrasje nga pakujdesia dhe vrasja e foshnjës gjatë lindjes.
3. Veprimi kur dikush është goditur me diçka dhe ka dëmtuar një pjesë të trupit dhe i është bërë një plagë a vurratë. Vrasja e krahut (dorës, syrit).
3. Veprimi kur është goditur nga vrasa, vrugu dhe është kalbur (për pemët, perimet), etj. Vrasja e mollëve. Vrasja e frutave. Vrasja e gjetheve. Vrasja e perimeve. Vrasja e gjelbërimit.
4. bised. Shtytje e madhe e shumë njerëzve, që e shtrëngojnë keq njeri-tjetrin. Ishte vrasje e madhe. Ishte vrasje për bileta sporti.
5. bised. Çdo rast kur vritet dikush. Numri i vrasjeve.
6. fig. Gjendja kur lëndojmë a pikëllojmë dikë duke e prekur thellë në ndjenja a në sedër a kur lëndohemi e pikëllohemi. Vrasja e shpirtit. Vrasja e ndërgjegjes. Vrasja e mendjes.
✱Sin.: vrasë, vrasi, vrarje, pushkatim, kërdi, kasaphanë, masakër, gjakderdhje, gjakësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë