Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHENJËTÁR,~E m. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që qëllon mirë në shenjë, qitëse. Shenjëtare e zonja.
2. Grua a vajzë që di të prekë dikë aty ku duhet; prekatare, e kujdesshme. Grua shenjëtare.
3. si mb. Që qëllon mirë në shenjë. Pushkë shenjëtare.
✱Sin.: qitëse, shenjëtare, pushkatare, prekatare, e kujdesshme, e vëmendshme.
SKUÁD/ËR,~RAІ f. sh. ~A, ~AT 1. usht. Njësi bazë e reparteve ushtarake, nënndarje e togës që arrin deri në 10-15 veta dhe që ka në krye një ushtar më të vjetër a një nënoficer. Skuadër pushkatare. Skuadër këmbësorie. Skuadër artiljerësh (tankistësh, ndërlidhësish). Komandanti i skuadrës. Rreshtimi i skuadrës. Togë me tri skuadra.
2. Njësia më e vogël e një grupi pune, e një kompanie fëmijësh ose e një organizimi tjetër të ngjashëm me atë ushtarak; grup prej pak vetash, i organizuar për të kryer një punë të caktuar. Skuadër vullnetarësh. Skuadrat e ndërtimit. Skuadrat e shpëtimit. Skuadër zjarrfikësish. Skuadrat e minatorëve.
3. sport. Grup lojtarësh që marrin pjesë në ndeshje si përfaqësues të një vendi, të një klubi, të një shoqërie etj. Skuadra përfaqësuese (kombëtare) sapo mbërriti në stadium. Skuadra mike (fituese) u brohorit edhe nga tifozët vendas. Skuadra e futbollit (e volejbollit, e basketbollit). Lojtarët e dy skuadrave. Kapiteni i skuadrës. Ndeshjet midis skuadrave.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë