Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pushkatar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARKEBUZIER

ARKEBUZIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që gjuan me arkebuz, pushkatar. Arkebuzier i shkathët.

AVXHI

AVXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË krahin. Ai që gjuan mirë, që shtie mirë me armë, që qëllon mirëshenjë, qitës i saktë, që godetshenjë. Avxhi i zoti për pushkë. Avxhi i dëgjuar.
Sin.: qitës, shenjëtar, pushkatar.

DYFEKMBAJTËS

DYFEKMBÁJTËS,~I m. sh. ~, ~IT hist. Luftëtar i armatosur me pushkë; pushkatar.

DYFEKTAR

DYFEKTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Pushkatar.

PUSHKIMTAR
QITËS

QÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që qëllon me armë; ai që merret me qitje si sport. Qitës i mirë. Qitësit shqiptarë. Ekipi i qitësve.
Sin.: qëllues, pushkatar.

SHEJAK

SHEJÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka shenjë kur gjuan me armë, shenjëtar; qitës. Shejak i zoti. Shejaku vrau dy rosa me një gjuajtje. Ishte shejaku më i mirë i skuadrës së tij.
Sin.: shenjëtar, gjuetar, qitës, nishanli, sytar, sydrejtë, snajper, vrastar, pushkatar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.