Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KÁMP,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vend pushimi i përkohshëm në natyrë dhe në ajër të pastër bashkë me të tjerë, zakonisht buzë detit dhe larg qendrave të banuara; ndërtesa a shtëpia ku mund të pushohet; shtëpi pushimi, pushimore. Kamp ditor (për fëmijë). Kamp veror (dimëror) për të rinj (për nxënës, për studentë, për nëpunës e punëtorë). Kamp sportiv (ushtarak). Shkoj (pushoj) në kamp.
2. Vend i rrethuar me roja për të burgosurit, për të internuarit a për robërit e luftës. Kamp përqendrimi (i shfarosjes në masë) vend internimi në periudhën e Luftës II Botërore, ku mbaheshin dhe torturoheshin në kushte të vështira qytetarë civilë nga ana e pushtuesve nazistë a fashistë.
3. mospërf., libr. Grupim a bllok i madh njerëzish, shtetesh, qeverish a organizatash me pikëpamje a me ideologji të njëjtë, që janë kundërshtarë të një grupimi tjetër. Kampe politike të ndryshme. Dy kampe ndërluftuese.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë