Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUBULÉSH,~E mb. 1. Që ka lesh të dendur në trup, me shumë lesh (zakonisht për qentë); leshtor, leshatak. Qen bubulesh. Krimb bubulesh. Kurriz bubulesh. I dukej gjoksi bubulesh.
2. I mbuluar me push; që ka shumë push; i butë si push; pushatak. Copë bubuleshe. Zogu i vogël bubulesh. Qen bubulesh. Kërcell bubulesh.
3. fig., mospërf. Që nuk është i zgjuar, që nuk ia pret shumë, i trashë (kërcu) nga mendja; i leshtë. Djalë bubulesh.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: pushatak, pushator, bulesh, i pushtë, pushlor, pushalesh, pushalli, i leshtë, leshko, i leshur, sylesh.
PUSHATÁK,~E mb. 1. Që është i mbuluar me qime të holla, të buta e të dendura. Qen pushatak.
2. Që është i mbuluar me shumë pupla të vogla e të buta; që ka push në trup. Zog pushatak.
3. Që është me push, që ka shumë push (për një stof, pëlhurë etj.). Qilim pushatak. Shapkë pushatake.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: pushator, i pushtë, pushlor, pushalesh, pushalli, bubulesh, leshtak, leshatak, leshtor, leshator, pupalesh, puplak, puplash.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë