Fjalori

Rezultate në përkufizime për “purtekë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALOKLIN

ALOKLÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Alloclinus holderi) Peshk i vogël deti i gjatë deri 10 cm, që parapëlqen thellësitë shkëmbore; purtekë, leshterik ishullor.

ARBI

ARBÍ,~A [ARPÍ,~A] f. sh. ~, ~ TË Purtekë, shufër metalike e pushkës (e çiftes) për pastrimin e grykës së saj. Pastro grykën e çiftes me arbi.

BOSTI
CUPIL

CUPÍL,~I m. sh. ~A, ~AT ndërt., krahin. 1. Cungal.
2. Purtekë, thupër.
3. min. Tra i shkurtër, që përdoret si mbështetje dhe për të përforcuar tavanin e galerisëminierës.
Sin.: baballëk, thupër, cungal, këmbëz.

DHARTE

DHÁRT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Shkop për të shirë grurin, elbin a thekrën dhe për të shkoqur misrin kalli. Dhartja me gunga. Merre dharten.
2. fig. Dajak, dru. Ta jap një dharte?
Sin.: shkop, purtekë, dajak, dru.

DORËL

DÓR/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Shufër e vogël a purtekë, me gjatësi deri në një metër e gjysmë, që përdoret për të shkundur degët e ulëtaullirit; dorëz. -Ja, merre edhe atë dorlën, të shkundësh ullinjtë!

DREDHI

DREDHÍ,~AIII f. sh. ~, ~ Shkop i gjatë, që përdoret për të shkundur ullinjtë, arrat etj.; shtagë; purtekë.

DREDHË

DRÉDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kthesë harkore e një rruge, e një lumi etj., lak rruge, bërryl; kthesë e tillëbën dikush a diçka kur ecën ose kur lëviz; gjarpërim. Dredhat e rrugës (e lumit, e kanalit). Dredhat e tymit. Udhë gjithë dredha. Gjarpri ecën me dredha. Vraponte me dredha.

2. Send që ka trajtën e një laku a të një harku; diçka e dredhur a e përdredhur; bërryl a kthesë spiraleje, vjaske etj. Dredhat e flokëve. Dredha e ballit tufë flokëshpërdredhurbien mbi ballë. Dredhat e sustës (e vjaskës...). Dredhat e hardhisë. Flokë me dredha. Zbukurim me dredha. Fjongo (kordele) me dredha. I bëri një dredhë telit.

3. Rrip i hollë prej lëkurësbagëtive, që përdoret për të qepur opingat ose diçka tjetërlëkurtë; gjalmë opingash, retër. Pret (nxjerr) një dredhë. Lag (njom) dredhat. Qep me dredha.

4. Tufë e vogël rripash lëkure, të thurur si gërshet ose të përdredhurbashku, që i vihen kamxhikut në majë; kamxhik. I ra (e rrahu) me dredhë.

5. Teli i harkut, me të cilin rrihet ose shprishet leshi.

6. Purtekë e gjatë dhe e dredhur në mes, që përdoret për të shirë drithin duke e rrahur; thupër e njomë dhe e dredhur, që përdoret për punëndryshme. I rrihnin (i shinin) të lashtat me dredhë. Bëri një dredhë për kularin. I lidhi drutë me një dredhë.

7. Shakullinë; vorbull uji. Dredhë e fortë. Dredhë bore (pluhuri, tymi). Ngrihet si dredhë. E rrëmbeu dredha.

8. fig. Dredhi. Bën dredha. Sajonte dredha. Mos i bëj dredhë fjalës. (fj. u.).

9. bot. Dredhe.

10. bised. Rrudhë. Iu mbush balli me dredha.

Bën dredha (dikush) është hileqar, nuk e mban fjalën, nuk është i qëndrueshëm, luan sa andej këtej; luan nga e vërteta; bën bisht; bën lodra; bën laradashë. I bën dredha (dikujt a diçkaje) përpiqet t’i shpëtojë a t’i largohet dikujt që nuk e do, i shmanget që të mos e takojë a të mos i dalë ballas; u shmanget vështirësive, punës, detyrës, përgjegjësisë etj.; i ruhet çdo rreziku, i dredhon diçkajekeqe; i bën bisht. I bën dredhë fjalës (dikush) nuk i qëndron fjalësdhënë, sillet e flet si t’ia dojë puna; nuk e mban fjalën, nuk është i qëndrueshëm e i besës, e dredh; e ha fjalën. I bën dredha plumbit (dikush) i ruhet një rrezikumadh, i shmanget diçkaje shumërëndë; di ta ruajë veten nga rreziqet, është i shkathët e i zoti dhe nuk e gjen dot një e keqe e madhe. Dredha e djallit keq. njeri shumë i djallëzuar; djalli vetë. I hoqi (i dha) një dredhë (dikujt) e rrahu shumë me kamxhik; i dha një të rrahur; e qortoi a e kritikoi rëndë; i dha (i hoqi) një dru (të mirë). E rrëmbeu dredha (dikë) ka rënë keq si në një vorbull dhe nuk po i shkojnë punët ashtu si do vetë; ra në rrethanapapërballueshme; s’e ka në dorë veten.

Sin.: bërryl, lakadredhë, dredhim, dredhje, lak, lakore, lakim, gjarpërim, kaladredhë, tërthore, dredhëse, gjalmë, retër, lidhëse, shprishës, kamxhik, kaçurrela, shtjellë, loze, dredhe, urth.

FURATË

FURÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Degë e hollë, e gjatë dhe e drejtë e një druri; purtekëpërdoret për të shkundur pemët. Shkund ullinjtë me furatë plepi.
Sin.: degë, purtekë.

FUSHTARAGE

FUSHTARÁG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Purtekë. Fushtaragë e gjatë.

HOLLË

HÓLLË (i, e) mb. 1. Që është shumë i ngushtë dhe i gjatë, që e ka gjerësinë e trupitvogël, që e ka prerjen tërthore shumëvogël; që nuk është i trashë, i fryrë a i shëndoshë dheduket i hijshëm, i hajthëm; që është i mprehtë e me majë; kund. i trashë. I hollë e i gjatë. Dru (lastar, shkop) i hollë. Shufër (purtekë) e hollë. Bar i hollë. Pe i hollë. Me trup (me shtat) të hollë. Me qafëhollë. Me gishtahollë. Me duar (me këmbë) të holla. Me buzë (me vetulla) të holla. Gjemb i hollë. Sqep i hollë. Gjilpërë e hollë. Me majëhollë.
2. Që ka trashësivogël, që është si cipë a si petë (për senderrafshëta e të shtrira); që është bërë prej diçkaje jo të trashë ose që në llojin e vet është i imët, që nuk ka trashësi; kund. i trashë. Letër (cipë, petë, lëvore) e hollë. Shtresë e hollë. Dërrasë (pllakë) e hollë. Xham i hollë. Libër i hollë. Rrobaholla. Çorapeholla. Perde e hollë. Jorgan (qilim) i hollë. Mur i hollë.
3. Që ka gjerësivogël, i ngushtë; kund. i gjerë. Brez i hollë. Rrip i hollë toke. Vijë e hollë uji.
4. përbëhet nga grimca, kokrriza a thërrmija shumëvogla ose nga pikaimëta; që është me vrima shumëngushta dhe lë të kalojnë grimca a pikla shumëimëta; i imët. Rërë e hollë. Pluhur i hollë. Miell (sheqer) i hollë. Sitë (kullore) e hollë. Shi i hollë. Breshër i hollë.
5. I rrallë e i imët, që nuk është i dendur; që është i pakët e jo i ngjeshur, i rrallë e pak a shumë i tejdukshëm. Pyll i hollë. Mjegull e hollë. Tym i hollë.
6. është shumë i lëngshëm (kryes. për lëndëpërmban shumë ujë); kund. i trashë. Qumësht i hollë. Kos i hollë. Supë e hollë. Baltë e hollë.
7. edhe fig.është bërë me mjeshtëri e me kujdesveçantë, ngaështë shumë i ndërlikuar dhe ka pjesë shumëvogla e të imëta; që është punuar me shumë shije e mprehtësi, që është i përsosur e i përpiktë. Punë e hollë. Punim i hollë. Vepër e hollë. Prerje e hollë. Qëndisje e hollë.
8. fig.është shumë i paktë a i vogël sa mezi vërehet, që shquhet me vështirësi, që mezi dallohet; që është shumë i vështirë për t'u kapur. Buzëqeshje (nënqeshje) e hollë. Dallime (ndryshime) të holla. Nuancat e hollangjyrave.
9. I lartë; i mprehtë (për tingujt dhe zërin). Zë (tingull) i hollë. Fishkëllimë e hollë. Cicërima e hollë e zogjve.
10. fig. I ftohtë, që të pret, i mprehtë. Thëllim i hollë. Fryn erë e hollë.
11. fig.është shumë i lehtë e i këndshëm. Parfum i hollë. Aromë (erë) e hollë.
12. fig.është shumë i ndjeshëm, që i kap edhe gjërat me të vogla a me të imëta (për organet e shqisave etj.); që preket shpejt nga diçka, që e ndien menjëherë atë. Ka shijehollë. Ka ndjenjaholla.
13. fig. Që i kap gjërat shpejt e si duhet, që depërton thellë derigjërat më të imëta, që kupton dhe vepron me shumë mprehtësi, i zgjuar, mendjemprehtë; që bëhet a paraqitet me shumë mprehtësi, shumë i thellë. Diplomat i hollë. Është djalë i hollë.
14. fig.bëhet me shumë imtësi, i hollësishëm. Njeri (vëzhgues, psikolog) i hollë. Kritikë e hollë. Përgjigje (pyetje, vërejtje) e hollë. Arsyetim (mendim) i hollë. Shaka e hollë. Lëvdatë e hollë. Analizë e hollë.
15. bised.,edhe fig. I dobët, i pazhvilluar; dorëhollë, i varfër. Bagëtitë dolënholla nga dimri. Misrat ishinhollë. Ishtegjendjehollë. Tokë e hollë tokë e varfër, që jep prodhimdobët. Misër i hollë misër kokërrvogël.
Sin.: i hajthëm, i imët, i ngushtë, hollak, i lëngshëm, i ujshëm, i rrallë, i tejdukshëm, i hollësishëm, i përsosur, i thepët, i përpiktë, i mprehtë, i lehtë, i zgjuar, mendjeprehtë, i mençur, i dobët, i pazhvilluar, i varfër, dorëhollë.
Bëj (derdh) *ujët e hollë euf. Bluan *miellhollë (dikush). Nuk hipën në *degëhollë (të thatë) (dikush). Ka *hundëhollë (dikush). E ka hundënhollë (dikush). 1. I kap shpejt e mirë erërat e ndryshme, ka nuhatjefortë; ka nuhatjehollë. 2. I kap shpejt gjërat, i parandien a i parasheh shpejt e mirë, i kupton menjëherë, i nuhat shpejt; ka hundëhollë; ka nuhatjehollë. 3. iron. Nuk pranon çdo gjë, zgjedh shumë e bën naze; është buzëhollë; ka hundëhollë. E ka mendjenhollë (dikush) është shumë i zgjuar e i mprehtë, i kap gjërat shpejt; është mendjehollë; i pret mendja hollë (dikujt). Ka *nuhatjehollë (dikush) i parandien a i parashikon shpejt e mirë gjërat, i kap menjëherë; e ka hundënhollë. I ka veshëthollë (dikush) dëgjon shumë mirë; e rrok menjëherë një zë a një tingull; i ka veshëtmprehtë. *Ujët e hollë (e vogël) euf.

HOROS

HORÓS,~I m. sh. ~A, ~AT Purtekë e gjatë; shtyllë e hollë.

HU

HU,~RI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Dru i fortë, i gjatë e me majë, që ngulettokë dhe shërben për të mbajtur gardhin ose për diçka tjetër; shkop i trashë e i gjatë, dajak. Hu i trashë. Hu gardhi. Hunjtë e domateve (e fasuleve). Hu ahu (pishe, dëllinje). Është i gjatë si hu. E qëlloi (e goditi, e rrahu) me hu. I ra me hu kokës. Nuk mbahet gardhi me një hu.(fj. u.).
2. fig. Rahje me këtë dru, dajak.
3. fig. Njeri i trashë nga mendja, njeri i pagdhendur, që s'merr vesh as kupton; budalla, gdhe. Hu gardhi. Hyri hu e doli dru.
4. si mb., fig. është i trashë nga mendja e i pagdhendur. E ka mendjen hu. Është hu (nga mendja).
5. si ndajf. Fillikat, pa njeri. Mbeti hu tërë jetën.
6. euf. Organ seksual i mashkullit.
Sin.: dru, shul, shkop, dajak, kërbaç, zdap, budalla, gdhe, i trashë, i pagdhendur, torollak, trudalë, teveqel, idiot, vetëm, fill, fillikat, fillthi.
E bëri për hu qeni (dikë) keq. e poshtëroi, e zhvleftësoi paratjerëve; ia nxori bojën (dikujt); ia mori erzin (dikujt). E bën mendjen hu (dikush) nuk kupton; nuk bindet me të mirë; nuk do që të kuptojë; nuk ha arsye; s’ha (s’merr) pykë; s’lëshon ashkël; s’lidhet as për bishti e as për krye. I doli hurimajëkokës (dikujt) ka shkalluar e është bërë i paturpshëm; nuk ndien fare, nuk preket, nuk skuqet, s’do t’ia dijë; i ka plasur cipa (e ballit). Dy (tre, shtatë, dhjetë) hunj e një purtekë shpejt e pa kujdes; jo mirë; shpejt e shpejt; shkel e shko; dy ujë e një oriz. Hu gardhi mospërf. 1. Njeri i trashë nga mendja dhe i pagdhendur, njeri që s’merr vesh, budalla, gdhe që s’e pyet e s’e përfill askush; e ka mendjen hu (dikush). 2. Njeri i shastisur krejt ngaqë s’kupton se ç’bëhet, që nuk thotë dot asnjë fjalë a s’di si të veprojë para një të papriture; njeri i shtangur, i ngrirë. Hu më hu keq. shih bregbreg keq. I hurit e i litarit (dikush) hajdut, kriminel e mizor; keqbërës i papërmbajtur, bandit i pamëshirshëm. Hu i shkulur njeri pa punë e pa shtëpi, që nuk është ngulur në një vend e bën jetëpasigurt; gardh i shkulur; degë pa rrënjë. Hu pa thupra mospërf. shih njeri pa njeri. Ose hu, ose thupër ose i mirë, i fortë e me vlerë, ose i keq, i dobët e pa vlerë; ose kudhër ose çekan. E ka mendjen hu (dikush) është i trashë nga mendja; nuk kupton, nuk merr vesh, është gdhe; (është) hu gardhi. I dha (i hoqi) një hu (një *dru) të mirë (të shëndoshë) (dikujt). Nuk lidhet (nuk ngulet) në një hu (dikush) është i lëkundshëm, merr herë një anë e herë anën tjetër, është i paqëndrueshëm; s’i mbahet fjalës a premtimit të dhënë. S'lidhet as në hu e as në mullar (dikush) keq. shih e bën mendjen hu (dikush). Mban hurin në dorë (dikush) është inatçi e gjaknxehtë, është gati për t’u zënë me dikë; i rri maçokubisht (dikujt). Ngul hunj e shkul hunj (dikush) mospërf. 1. shih tund (luan) derën (dikush). 2. Tallet me të gjithë, thumbon shumë; e ka ves të thumbojë të tjerët. Ngul hunj e heq thupra (dikush) mospërf. shih ngul hunj e shkul hunj (dikush) mospërf. Një më hu e një më kërcu pa e menduar mirë, keq, pa kujdes; shkel e shko. Rri (mbeta) si hu gardhi. 1. Jam i shastisur krejt ngaqë s’kuptoj se ç’thuhet a ç’bëhet; s’mundthem asnjë fjalë a s’di si të veproj para një të papriture; jam i shtangur, kam ngrirë. 2. keq. Nuk punoj a nuk marr pjesë në një punë; rri si i ngrirë e pa interes për atë që thuhet a që bëhet. Më sa rri *sorra në dy hunj. Shkon *lloz e vjen hu (dikush) tall. E shtroi hu (dikë) e rrahu keq; e bëri për qepë e kripë; ia bëri kurrizin më të butë se barkun (dikujt). I vuri hunë (dikujt) përb. e dëboi, e përzuri me forcë; i tregoi vendin; e bëri def (dikë).

KALË

KÁL/Ë,~I m. sh. KÚAJ, KÚAJT 1. zool. Kafshë e madhe shtëpiake njëthundrake me truphijshëm e të shkathët, që përdoret për ngarkesë, për t’i hipur ose për të tërhequr një karrocë, për vrapime etj. Kalë race. Kalë karroce. Kalë garash (për vrapim). Kalë i ngordhur (iron.) kalë i dobët dhe i pafuqishëm. Bisht kali. Shalë (qime) kali. Gjurmë kali. Vrapim me kuaj. Shëtit me kalë. Në bisht (në vithe) të kalit. Shaloj kalin. Hipur mbi kalë. I hipi (i zbres) kalit. Punon si kalë punon shumë, pa u kursyer. Kali i kuq e ka një huq (fj. u.).
2. sport. Tra ose trung i gjatë druri me këmbëza, i veshur me lëkurë, mbicilin bëhen ushtrime gjimnastikore. Kalë me doreza. Kapërcimi i kalit.
3. shah. Figurë me pamjen e kokëskësaj kafshe. Lëviz kalin. Ia hëngri kalin.
4. Pesha e ngarkesës aq sa mban ose aq sa mbart kjo kafshë; barrë. Një kalë me plaçka (me dru, me shkarpa).
5. zool. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshta nga kjo fushë e zoologjisë. Kalë deti peshk deti me turimadh e të zgjatur, që i ngjet kokëskalit. Kali i qyqes mjellma e bardhë. Kalë shtrige (shtrigash) (lat. Mantis religioze) karkalec me këmbëgjata, që ndërron ngjyrën sipas mjedisit.
6. zool. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshta nga kjo fushë. Mizë kali lloj mize që u ngjitet kuajve, mushkave etj.
Sin.: at, barrë.
M’u *mizë kali (dikush) përb. Ta bësh dhëmbin sa të kalit sadoduash e të përpiqesh, nuk do të fitosh gjë e nuk do të arrish atë që kërkon, kot e ke, mos prit e mos shpreso kot çfarëdo që të bësh. I bën hesapetkalë (majë kalit) (dikush) tall. shih i bën hesapet kaluar (dikush). Ra (zbriti) nga kali (dikush). 1. Mbeti në mes të rrugëskishte nisur, nuk arriti ta çojë derifund një punëfilluar, e ndërpreu në mes. 2. iron. Ra nga pozita e lartëkishte, e hoqën nga një detyrë e rëndësishme; nuk është më as i pasur e as i fuqishëm; ra zbriti nga fiku. Ka rënë (shumë herë) nga kali (dikush) është i rrahurjetë, ka riprovuar e ka kaluar shumë vështirësi ose rreziqe; e ka pësuar shumë herë dhe ka fituar përvojë; (është) i rrahur (i regjur) me vaj e me uthull; është zierlëng çeliku; ia ka luga (qulli) buzën (dikujt). *Grazhd kuajsh keq. Mos e gjettë kali*udhë (dikë) keq. Është (hipur) në kalë (dikush) i venë punët mirë, i ka punëtvijë, ështërregull me gjithçka; ështëgjendjevolitshme e të rehatshme; është (flet) kaluar. S’i kam hipur atij kali nuk ia kam hyrë ende diçkaje, as po mendoj për të; nuk e kam nisur një punë për të cilën bëhet fjalë, nuk e di mirë, nuk jam interesuar dhe nuk jam përpjekur ta di.hipkalin çalë (dikush) të përcjell pa mbaruar punë; përcjell me gurëtrastë. I ka hipur kalit *lakuriq (dikush) mospërf. I ka hipur kalit *mbrapsht (prapthi) (dikush). I ka hipur kalit qorr (dikush) ka nisur një punë që nuk do të ketë përfundimemira, ndjek një rrugë që s’dihet ku do ta çojë; vepron qorrazi, pa parashikuar fundin. Më ka hyrë *miza e kalit. Është*majëkalit (dikush). Është *shalëkalit (dikush). Me kalin e babait shaka. me këmbët e mia, duke ecurkëmbë. Kali i betejës libr. 1. (diçka) Vepra a pjesa me të cilën korr sukses dikush; kryevepra e një artisti a shkencëtari; fitorja a arritja më e madhe e dikujt. 2. (dikush) keq. Ai që përdoret a shfrytëzohet për të sulmuar dikë ose për të dëmtuar diçka. Kalë pa fre njeri i shfrenuar, i azdisur e i papërmbajtur, njeriështë mësuar të mos e pengojë askush dheshpërfill çdokënd e çdo gjë. Kalë karroce mospërf. njeri që nuk është i zotivetëveprojë, që shkon vetëm në një veprim, që di të bëjë vetëm një gjë; njeri i ngushtë, që zbaton vetëm ato që i thonëtjerët, që nuk sheh dot më gjerë, që nuk ka horizontlirë. Kali i Trojës libr. armik i brendshëm, që zhvillon veprimtarifshehtë kundër një vendi, një shteti, një partie etj.; dikushtinëz e me hile dëmton dikë tjetër. (Sikur) sa të kalit (kaq) ta bësh *dhëmbin! Ka dajë kalin (dikush) iron. ka mbështetje, ka përkrahje a mbrojtje nga një njeri ose nga një organ i rëndësishëm, edhe pa të drejtë; e zgjidh çdo gjë me mik e jo me zotësi a me të drejtë; i ka krahëtngrohtë; i ka shpatullatngrohta; ka rrënjëthella (të forta). E kërkoj *gjurmëkalit (dikë a diçka). E ka lidhur kalin (dikush) i ka mbaruar punët shpejt, është punëtor i madh dhe ua kalontjerëve. Nuk mban kali *purtekë iron. E mbath kalin pa *gozhdë (dikush) iron. Si *mizabythëkalit vulg. iron. E pret kali te porta (vajzën) shih është bërë për në kalë (vajza). Kur të qethen kuajt kurrë, asnjëherë; kur të pjellë mushka; kur të qethen dhentë e kuqe; kur të qethen viçat.rrëzon nga kali (dikush) të bën për vete, të merr mendtë; sa të lësh kokën; për ta pirëkupë (thuhet zakonisht për një vajzë shumëbukur). (Sillet) si kalilëmë (dikush) mospërf. sillet rrotull e nuk bën asnjë punëdobishme, vjen vërdallë kot, sorollatet; vërtitet andej-këtej e nuk di ç’të bëjë; (sillet) si lëmshishoshë. E shet kalin me një *penguar (dikush). (Shin) si kalilëmë (dikush) bën ç’të dojë, bën si do vetë e nuk e pengon dot njeri (zakonisht duke dëmtuar), shin. (Shkojnë) si *kau me kalin iron. Nuk i shkon kali (gomari) në *urë (dikujt). Zbriti nga kali e hipigomar (dikush) iron. Shih zbriti nga kali e hipisamar (dikush) tall.

KËRCKË

KËRCK/Ë,~A [KRËCK/Ë,~A] f. sh. ~A, ~AT 1. anat. Kërce, kartilazh; copë a pjesë e këtij indi.
2. Çdo send i ngjashëm me këtë ind, i cili kërcet kur përtypet me dhëmbë; cingaridhe.
3. Pjesë a copë dege e njomë e një druri a peme, që mundthyhet lehtë; filiz i kësaj degekërcet kur thyhet. Kërcka shelgu. Mblodhi kërckat.
4. si mb. I përkulshëm ose i thyeshëm (për kartilazhin, për një degënjomë etj.). Mish kërckë. Degë kërckë purtekë a pjesë e një dege kur thyhet.
Sin.: kërce, kartilazh.

LESHËZ

LÉSHËZ,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Poste, postiqe, postajë. Leshëz dashi.
2. Leshjapërdor mullisi për të pastruar dishtën. Leshëza e mullirit.
3. Leshja e gjilpërave. E vuri gjilpërënleshëz.
4. Purtekë (thupër) e veshur me leshfutet brenda fyellit për ta mbrojtur nga ndryshku. Iu thye leshëza.
Sin.: poste, postiqe, postajë, purtekë.

LIS

LIS,~I m. sh. ~A, ~AT 1. bot. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që lidh lende dhepërdoret si lëndë ndërtimi e për zjarr; dushk. Lis i bardhë qarri. Lis i butë bungëbuta. Lis bujk bulgri. Lis i egër ashe. Dru (trung, lende) lisi. Sa më i gjatë është lisi, aq më shumë e zë era. (fj. u.). Pyje me lisadendur.
2. etnogr. Tërësia e pasardhësverrjedhin nga një baba a nga një nënë. Lisi i gjakut njerëzitrrjedhin nga një baba. Lisi i gjinisë (i tamblit, i qumështit) njerëzitrrjedhin nga një nënë.
3. si mb. Me trupgjatë, të drejtë e të fuqishëm (për njerëzit). Ishte lis. E ka shtatin lis. U lis hodhi shtat mirë, u rrit shumë e u i fuqishëm.
Sin.: dushk, shpardh, ashe, pasardhës, shtatgjatë, trupgjatë, i fuqishëm.
Kur të çelë (të njomet) lisi i thatë kurrë, asnjëherë; kur të bëhen lendet lajthi; kur të shohë kurrizin (shpinën) pa pasqyrë. Del si lisi para farkës (para sharrës, para sëpatës) (dikush) shih (shkoi, vajti) si cjapi te kasapi (dikush). As *farë e as fis, as degë e as lis. *Hije lisi. Nuk ka *hije lisi (për dikë). E ka hundën në lis (dikush) është mendjemadh, mbahet shumë më të madh; e mban hundën lart; e mban hundën përpjetë; e mban hundënqiell; shet mend; vret (rreh) lart. Këqyr lisat (dikush) iron. e kalon kohën kot; vret (numëron) miza; dredh (tund) zinxhirin; trazon baltën me shkop. Lis pa degë (pa gjethe) njeri i vetëm, fillikat, pa njeri tjetërafërm; pikë në lis. Lis me (shumë) degë njeri i zoti e me shumë shokë e miq; njeri që ka përkrahjemadhe; lis me rrënjëthella. Lisi i gjakut etnogr. njerëzitrrjedhin nga vija e babait. Lis i lartë njeri i fortë a i fuqishëm, që përballon rreziqet e vështirësitë dhe nuk thyhet. Lisi i qumështit (i tamblit) etnogr. njerëzitrrjedhin nga vija e nënës. Lis me rrënjëthella njeri i fortëshoqëri, me themeleforta, që nuk tundet nga sulmet e të tjerëve; lis me (shumë) degë. Lis i thatë (dikush) shih lis pa degë (pa gjethe). Ka mbetur *pykë në lis (dikush). Qyshse ka mbirë lisi qysh prej shumë kohëshparë, që në një periudhëlargët sa nuk mbahet mend mirë; (që) në kohën e baba Qemos; (që) në kohën e Noes. *Mizë lisi. *Pikë në lis. Pret (prish) tre lisa për një purtekë (dikush) shih pret ftoin për t’i lëshuar hije kungullit (dikush) keq. E pret lisin me një sëpatë (me një të rënë) (dikush). 1. Është shumë i fuqishëm a i zoti; të mbaron punë menjëherë. 2. iron. Kujton se është i fuqishëm a i zoti dhe i bie shkurt, pa e menduar thellë diçka; e bën si të lehtë diçkavështirë. E pret lisin me thikë (dikush) ia hyn një pune shumëmadhe pa mjetet e nevojshme; ka guximtepruar ose vepron pa i matur mirë forcat e veta; e mat detin me pëllëmbë. Rrëzon lisin për dy pyka (dikush) shih pret (prish) tre lisa për një purtekë (dikush). Unë për lisa e ti për fshesa! iron. nuk kuptohemi fare me njëri-tjetrin, tjetër bëj unë e tjetër ti; ç’them unë e ç’thua ti!; njëri (i bie) gozhdës e tjetri potkoit.

MATINË

MATÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Purtekëpërdoret për të shkundur arrat, shtagë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.