Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZHGURÍT (ZHGURÍS) vep., ~A, ~UR 1. kal. dhe jokal., vet. v. III Gërvisht dheun me këmbë dhe nxjerr gurë të vegjël (zakonisht për pulat) përpush, shprush. Pula zhgurit dheun. Po zhguritnin në kopsht. Gjel kokoshi rri mbi pleh, / Zhgurit me këmbë e shprish me sqep. (folk.).
2. kal. Kruaj dhëmbët me një kunj për t'i pastruar nga mbeturinat e ushqimeve. Zhgurit dhëmbët.
✱Sin.: pupurit, përpush, shprush, shkëpurdh, shpupirit, kruaj, rrëmoj, gërmoj, çërmoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë