Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pupërr”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BREG

BREG,~U m. sh. BRÍGJE, BRÍGJET 1. Pjesë a rrip tokekufizonanë një rrjedhë uji, një det, një liqen etj., anë tokendodhet buzë një sipërfaqeje uji. Bregu i majtë (i djathtë). Breg shkëmbor (ranor). Breg i përthyer. Breg i rrëpirët. Bregbreg. Bregu i lumit (i liqenit, i detit). Brigjet e Adriatikut. Rri (dal) në breg. Shëtit gjatë bregut.
2. Vend i ngritur, kodër e vogël, kodrinë, bregore, bregale; grumbull a pirg dheu buzë një grope, një hendeku etj. Breg i lartë (i vogël). Fshat rrëzë bregut. Fushë me brigje. Në majëbregut. Ngjitembreg. Po s’u shemb një breg, s’mbushet një hendek. (fj. u.). Kur të thuash fjalën e keqe, mos u fshih pas bregut. (fj. u.). Kur s’merr vesh, dilbreg të gomerëve. (fj. u.). Llafazani është qyqe bregu nga goja. (fj. u.).
3. Buza e një sendi, caku ku mbaron diçka, anë, skaj; qenari i disa sendeve. Bregu i vatrës. Bregu i pyllit. Bregu i varkës. Bregu i arkës. Bregu i pëlhurës. Bregu i kudhrës.
4. bised. Ushqim i bërë tokël, pjesë ushqimi e ngjeshur si lëmsh, kokërr, tokël, bramsh. Një breg djathë (gjalpë, sheqer).
5. kryes. sh. Vende pranë detit, vende bregdetare. brigjelargëta. Në brigjet e jugut.
Sin.: kodrinë, bregore, bregalec, bregaluc, bregal, bregajë, bregale, bregaloç, bregël, pirg, sukë, tepe, tumbë, cabok, sop, ledh, topth, bramsh, breshnizë, gogël, kokël, kokërr, tokël, koqe, pupërr, boçë (boçe).
As në *det e as në breg. (I bie) breg pas bregu (dikush) nuk i thotë gjërat hapur e drejtpërdrejt, por e sjell fjalën anës e anës, nuk flet troç, por tërthorazi; (flet) kodra pas bregut. E bëri sheshin breg (dikush) iron. vdiq, mbaroi; u varros; shkoi për të bërë vorba; shkoi për të bërë vegsha; i bëri këmbët baras; vajti me të shumtët. Bregbreg. 1. keq. Lart e poshtë, kudo, ku të mundë; kotkot, pa një qëllimcaktuar; duke kapur njërin e tjetrin për një hall që ka; hu më hu. 2. Plot, i mbushur rrafsh; buzëbuzë; degëdegë; cip më cip. Dalbreg e kryej një punëvështirë; shpëtoj nga rreziku, kapërcej një vështirësi; ia arrij qëllimit; ia dola mbanë. I duket bregu *shesh (dikujt). Fshihet pas bregut (dikush) përpiqetmbulojë veprimet e tij (zakonishtkëqija), mbrohet me arsyetimekota, e përligj veten me rrethana a shkaqedobëta; fshihet pas gishtit. *Gjahubreg e qëllonkodër (dikush). E kapërceu bregun (dikush) e kaloi masën e arsyeshme, e teproi për diçka; e kaloi (e kapërceu) kufirin. (Flet) *kodra pas bregut (dikush). E nxjerrbreg (dikë) e shpëtoj nga një rrezik a nga një fatkeqësi e madhe; e nxjerr nga një gjendje e vështirë, i siguroj një gjendjemirë. Nuk nxjerr gjë në breg (dikush) nuk është i aftë për të kryer një punë, nuk ia del dot në krye një pune; nuk nxjerr gjë në krye.

PUÇËRR

PÚÇ/ËRR,~RRA f. sh. ~RRA, ~RRAT 1. Koqe e vogël, zakonisht e mbushur me qelb ose me ujth, që dellëkurën e njeriut a të kafshëve; fshikëz. Puçërr me qelb. I doli një puçërr. U mbush me puçrra. Puçrra e zezë (e keqe) (mjek., veter.) plasja.
2. kryes. sh. bised. Kokrrizësipërfaqen e diçkaje. Dardhë me puçrra. Vezë me puçrra.
Sin.: pupërr, koqëz, koqe, fshikë, fshikëz, flluskë, vapore, kakushë, kukunj, kukunjaz, argoshë, dregë, dregëz, bulë, bushliqe, buzëz, kokrrizë, obrokth.

VAPJE

VÁPJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET Puçërr, vapore. I dolën vapje.
Sin.: kakushë, pupërr, kukunjaz, argoshë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.