Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PUNÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Punimi, puna që i bëhet diçkaje; punë. Tokës i bëjnë tri punesa. Kjo është një punesë disavjeçare.
2. Diçka që është kryer a është bërë me punë, vepër. Punesë e bukur.
3. Tokë e punueshme. Ka ca punesa. Edhe shumë këneta janë kthyer në punesa.
✱Sin.: punim, punë, punësi, vepër.
PUNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur punoj ose kur punohet diçka. Punim i thellë (i cekët). Punimi i tokës. Punimi i ftohtë i metaleve. Punimi i bulmetit (i hekurit, i mëndafshit, i lëkurëve, i baltës).
2. Puna që kryen një mekanizëm, një organ i trupit etj.; veprimtari. Punimi i motorit. Punimi i tornos. Punimi i zemrës. Vë në punim makineritë.
3. Puna që bën dikush për të prodhuar diçka, për të ndërtuar, për të krijuar etj. Punime përgatitore.
4. Puna që kryen dikush në një fushë të caktuar; lloj i caktuar pune. Punime artistike. Punime bujqësore. Punime ndërtimi. Punime druri. Punime dheu.
5. vet. sh. Veprimtaria që kryhet gjatë një mbledhjeje, një kongresi etj. Punimet e kongresit (e kuvendit kombëtar). Morën pjesë në punimet e konferencës.
6. Ajo që prodhon a që bën dikush gjatë procesit të punës, fryti i punës; punë, vepër; studim. Punim shkencor. Punim vjetor. Punim diplome (masteri, doktorate). Punim në allçi (në gips). Punim me bojëra vaji. Punim me vlerë. Diskutimi i punimit.
✱Sin.: lëvrim lërim, përpunim, përdorim, punë, punesë, funksionim, vepër, studim, prodhim, zbërthim, shpjegim, veprimtari, trajtesë, artikull, sprovë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë