Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KËRK/ÓJ vep., ~OVA, ~UAR 1. kal. Dëshiroj të gjej dikë a diçka që nuk dihet se ku ndodhet. Kërkojnë të arratisurin. E kërkuan, por nuk e gjetën. Do ta kërkojmë edhe nesër. Kush kërkon, gjen (fj. u.).
2. kal. dhe jokal. Studioj, hulumtoj, bëj kërkime në mënyrë sistematike në një fushë të dijes a të veprimtarisë; kryej veprimtari kërkimore e shkencore. Vazhdojmë të kërkojmë.
3. kal. Shpreh a parashtroj një kërkesë; dëshiroj të flas me dikë për diçka; dëshiroj diçka për nevoja ose për qëllime të caktuara; kam një kërkesë; dua. Kërkoj të takohem me dikë. Kërkon të ndjekë universitetin. Kërkojnë hotel më të lirë (më të shtrenjtë). Kërkon ujë të ftohtë. Fëmija kërkon të pijë. E kërkoi për martesë. Ju kërkoi drejtori.
4. kal. edhe drejt. I bëj një lutje a një kërkesë me shkrim një institucioni, presidentit etj. Kërkoj të punësohem. Kërkon drejtësi (të drejtën e tij).
5. kal. dhe jokal. Kam kërkesa të mëdha ndaj vetes ose ndaj të tjerëve; jam kërkues. Një mësues (një drejtor) kërkon shumë. Kërkon deri në një kërkon me hollësi.
6. bised., kal. Provoj në gojë (një gjellë a një ushqim). Kërkon për kripë.
7. jokal., vet. v. III Ethet, ndërzehet (për kafshë).
✱Sin.: dua, dëshiroj, hulumtoj, gjurmoj, studioj, provoj, mbarset, ethet, ndërzehet.
♦ I kërkoj *dorën (dikujt) etnogr. Ç’kërkoi e gjeti (dikush) e kishte vetë fajin; sipas kokës i vënë festen. I kërkoj hesap (*llogari) (dikujt). Kërkon *hënën (dikush). I *kërkoj llogari (hesap) (dikujt). Si e kërkon (si e lyp) *e mbara. E kërkoj me *qiri (dikë a diçka).
►PAJTÓH/EMII jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Hyj në punë te dikush, duke rënë në ujdi për pagesën (në kushtet e sundimit të pronës private). Pajtoheshin shërbyes (argatë). U pajtua në punë.
2. vetv. Bëj pajtimin për një organ shtypi a për diçka tjetër. U pajtua në gazetë (në revistë, kampionatin e futbollit). Pajtohet çdo vit (çdo gjashtë muaj).
3. pës. e PAJTÓJ.
✱Sin.: punësohem, angazhohem, abonohem.
►RROG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR Punësohem. U rrogua nëpër shtëpi të ndryshme.
✱Sin.: pajtohem, sistemohem, rregullohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë