Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FJALËVÓGËL mb. Që nuk bën premtime të mëdha, vend e pa vend. Burrë fjalëvogël, por punëmbaruar.
PUNËBITÍSUR,~I m. sh. ~, ~IT Punëmbaruar.
PUNËBITÍSUR mb. Punëmbaruar; kund. punëpabitisur.
PUNËKRÝER mb. Punëmbaruar; kund. punëpakryer.
PUNËLË́NË mb. Që nuk punon; dembel; kund. punëmbaruar.
PUNËMBARÚAR mb. Që të mbaron punë, që e kryen mirë e deri në fund punën a detyrën që i ngarkohet; kund. punëpambaruar. Është punëmbaruar. Mendjendarë, punëmbaruar. (fj. u.).
PUNËMBLÉDHUR mb. Punëmbaruar, punëmirë.
PUNËPABITÍSUR mb., edhe si em. Punëpambaruar; kund. punëbitisur, punëmbaruar. Punëpanisuri, punëpabitisuri.
PUNËSÓSUR mb. Punëmbaruar, punëbitisur; kund. punëpasosur.
SAKLLÁM,~E mb., bised. 1. Që nuk ka ndonjë të metë a cen në trup. Është sakllam nga trupi. Nuk e kishte gruan sakllame.
2. Që është i padëmtuar. Mall sakllam. Pagoi me para sakllame. A kanë bërë ndonjë punë sakllame këtë herë.
3. fig. Që mund t'i besohet. Nuk po gjen një njeri sakllam. Atë e ke punëtor sakllam.
✱Sin.: i shëndoshë, i shëndetshëm, i thantë, i pacen, i paprishur, i vlefshëm, i mirë, i sigurt, i përpiktë, punëmbaruar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë