Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FATBÁRDHË mb. 1. Që ka shumë fat, që ka fat të bardhë; fatlumtur (për njerëzit); kund. fatzi. Grua fatbardhë.
2. Që vjen me diçka të mirë, që sjell mbarësi; kund. fatzi. Ditë fatbardhë.
✱Sin.: fatlum, fatlumtur, fatmirë, fatmadh, fatmbarë, ditëbardhë, orëmirë, orëbardhë, jetëbardhë, punëbardhë, lumëbardhë, ogurmirë, ogurbardhë, i bardhë, i bekuar.
FATLÚM,~E mb. 1. Që ka fat të mirë, që është me fat të bardhë, i lumtur (për njerëzit). Njeri fatlum.
2. Që sjell lumturi, që sjell të mira e gëzime; i lumtur. Martesë fatlume. Përjetoi një çast fatlum.
✱Sin.: i lumtur, fatbardhë, fatlumtur, fatmirë, fatmadh, fatmbarë, ditëbardhë, orëmirë, orëbardhë, jetëbardhë, punëbardhë, lumëbardhë, ogurmirë, ogurbardhë, i bardhë, i bekuar.
FATLÚMTUR mb. Fatbardhë, fatlum. Familje fatlumtur.
✱Sin.: fatbardhë, fatlum, i lumtur, fatmirë, fatmadh, fatmbarë, ditëbardhë, orëmirë, orëbardhë, jetëbardhë, punëbardhë, lumëbardhë, ogurmirë, ogurbardhë, i bardhë, i bekuar.
PUNËBÁRDHË mb., bised. I lumtur, fatbardhë, fatmirë, i uruar; kund. punëzi. Njeri punëbardhë.
PUNË/ZÍ, ~ZÉZË mb. 1. I mjerë, fatkeq, fatzi; kund. punëbardhë.
2. Që nuk është i zoti për punë, i paaftë për punë, i plogët. Ç’e do, atë punëzi!
3. Punëkeq.
✱Sin.: i mjerë, i pafat, fatzi, fatkeq, i plogët, i shkretë, shkronjëzi, punëkeq, punëthatë, punëvdjerrë, punëlumë, i pabrumë, i pabereqet, i paaftë.
SHKRONJËBÁRDHË mb., bised. Fatbardhë, punëbardhë, fatmirë; kund. shkronjëzi. Prind shkronjëbardhë. Vajzë shkronjëbardhë.
URÚAR (i, e) mb., bised. 1. Që ka sjellje të mirë, që është i mbarë dhe i dëgjueshëm. Fëmijë i uruar.
2. Që ka marrë uratën; që paste uratën, i bekuar. -Paç të mira, moj bijë e uruar! -Qofsh i uruar!
3. Që i ka të gjitha të mirat, i begatë. Vend i uruar! (euf.)
4. Që nuk është i mbarë e i pëlqyeshëm, që nuk e duam; që të mundon; që dëshirojmë të jetë i mirë e i mbarë; i bekuar. Ky i uruar shi e prishi fare. Ajo raki e uruar e mori më qafë.
✱Sin.: i lumtur, fatmirë, punëbardhë, i mbarë, i dëgjueshëm, i bekuar, i begatë, i begatshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë