Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BALÚSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. BalëI, 1. Viç me balushë në ballë.
2. Njollë e ndritshme që formohet në një vend të mbyllur e të errët, ku bie një rreze drite. Balushë drite.
3. zool. BalëII.
4. zool. BajzëI. Balusha buzë detit.
5. Lopë e kuqe me pullë të bardhë në ballë. O të pastë nana, moj balushë, / Vedrën plot çdo ditë ma mbush! (folk.).
6. Pjesë e arës ku nuk ka mbirë fara. Arë gjithë balusha.
7. fig., tall. Lëkura e kokës pasi bien flokët, tullë, qere; pjesa e zhveshur ose e rrjepur e kokës; rogë. U bë me balusha.
✱Sin.: balë, balishë, baliskë, bajzë, njollë, blanë, larë, vulë, pllangë, pullë, lule, leqe, tullë, qere, rogë.
♦ *Rrenë me balushë keq.
BÁL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Pullë e bardhë që kanë disa kafshë në kokë ose në trup; balushë, blanë. Kau me balë. Dhi me bala. Qengji ish pjellë me balë.
2. Kafshë shtëpiake (zakonisht dele, dhi ose lopë), që ka një pullë të bardhë në ballë, në turi ose në trup. Moli balën. Ndjell syskë, bejkë e balë, / Edhe deshtë me këmborë. (folk.).
3. fig. Njollë turpi, damkë, vulë. Është me balë. I vunë një balë të madhe.
✱Sin.: njollë, blanë, balushë, balishë, larë, vulë, pllangë, pullë, lule, leqe, zhibël, llackë.
♦ Ca *lara e ca bala. Iu vu bala (dikujt) u njollos me turp; është me damkë (dikush).
BARBURÍQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. (lat. Blennius ocelaris) Peshk i vogël i ujërave të ëmbla, që i ngjan barbunit dhe është me pika të vogla të kuqe.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje të këtij peshku. Barburiq bari (lat. Blennius basiliscus) peshk deti i ujërave të cekëta e në vende me bar. Barburiq deti (lat. Parablennius sanguinolentus) peshk deti i familjes së barbunjve të Atlantikut dhe Mesdheut, deri tridhjetë centimetra i gjatë, pa luspa, me kokë të shtypur, që ka sy të mëdhenj dhe pendë të mëdha gjembake. Barburiq flutur (lat. Blennius ocellaris) peshk deti i gjatë deri në njëzet centimetra, me pendë që ka dymbëdhjetë gjemba përgjatë kurrizit dhe me një pullë të bardhë në të. Barburiq guri (lat. Parablennius gattorugine) peshk deti i ujërave të cekëta me shkëmbinj, i gjatë deri pesëmbëdhjetë centimetra, me prekla të gjata përmbi sy, me pendë të gjatë kurrizore, si dhe pendë të mëdha pranë verzave. Barburiq gjarpër (lat. Xiphasia setifer) peshk i deteve të ngrohta me trup si ngjala, deri pesëdhjetë centimetra të gjatë, që haset kryesisht në cekëtina me baltë e me rërë. Barburiq me kreshtë (lat. Scartella cristata) peshk i Atlantikut, i Mesdheut dhe i Paqësorit Verior, me gjatësi deri dymbëdhjetë centimetra, me kokë të kuqërreme plot me qime, me trup ngjyrëkafe me shirita të çelët dhe me sy shumë të mëdhenj. Barburiq lumi (lat. Salaria fluviatilis) peshk i cekëtinave në ujëra të kripura e të ëmbla, deri pesëmbëdhjetë centimetra i gjatë, me shirita pika-pika të bardha e të zeza. Barburiq i ndryshkët (lat. Parablennius sanguinolentus) barburiq deti. Barburiq pallua (lat. Salaria pavo) peshk deti i cekëtinave me gurë, me rërë e me barishte, i gjatë deri trembëdhjetë centimetra, që jeton në ujërat e Atlantikut Verior, në Mesdhe dhe në Detin e Zi, si dhe në ujërat e lagunave. Barburiq tentakulagjatë (lat. Parablennius tentacularis) peshk deti i gjatë deri pesëmbëdhjetë centimetra, me fletë notuese kreshtake në kurriz dhe me dy brirthë të gjatë në kokë, që jeton në cekëtinat e Atlantikut Lindor, të Mesdheut dhe të Detit të Zi.
BLÁN/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Shenjë ose dangë që mbetet në trup nga një plagë, nga një goditje a nga një sëmundje. Blanë e zezë (e kuqe). Blanë plage. Blanë shpate. Blanë në ballë. Më mbeti blanë. La blanë (plaga). Ka blana të mëdha e të vogla.
2. Njollë; shenjë me një ngjyrë tjetër, balë. Blanë drite. Blanë yndyre. Dele me blana.
3. bot. Sëmundje e disa bimëve që shfaqet me njolla të zeza në gjethe e në fryte. Blana e ullirit. I ra blana.
✱Sin.: njollë, balë, larë, vulë, pllangë, pullë, balushë, baliskë, leqe, llackë.
►BË/HEM jovep., ~RA (u), ~RË 1. vetv. Ndryshoj përbërjen, përmasat, trajtën etj., kaloj në një gjendje tjetër; filloj të jem...; edhe fig. kthehem, shndërrohem; fitoj cilësi a tipare të tjera, jetoj e veproj si i tillë; kund. zhbëhet. Bëhet i butë (i fortë, i lehtë, i lëmuar). Bëhet i bardhë (i zi, i kuq). Bëhet i ëmbël (i hidhur, i kripur). Bëhet i gjatë (i madh, i hollë, i gjerë). Bëhem i mirë (i urtë, i zellshëm, i shkathët, i bukur). U bë i pasur (i varfër). U bë i njohur (i famshëm, i fortë). U bë trim (hero). U bë i mërzitshëm (rrugaç). U bë budalla (qesharak). U bë qull. Bëhet akull. U bë një metër. Bëhet palë. U bë copë-copë (retra). U bë vrima-vrima (shoshë, shportë). U bë vendi gropë (breg, rrafsh). U bë qumështi hirrë. U bë dhëndër (nuse). U bë nënë. Bëhet shprehi (zakon, ligj, rregull). U bë brumë. U bë lopë (lundër) u shëndosh shumë, u fry. U bë flakë (prush, spec, lulëkuqe) u skuq shumë në fytyrë. U bë lis u rrit shumë nga shtati. Bëhet kështjellë (kala, shkëmb graniti). U bë lolo (qole, palaço, brashnjë, leckë). U bë gogol (bubë). U bë pengesë (gardh, mburojë, barrikadë, prag, shteg). U bë simbol (flamur). U bë shembull. Të bëhet mësim! Bëhem shkak. U bë vegël e dikujt. U bë finjë toka u varfërua. U bë varr për dikë. Iu bë barku daulle (hambar, lodër) iu fry shumë barku. Iu bë qafa palë-palë. M'u bë goja helm (pleh, shkrumb). Iu bë jeta pus (skëterrë, varr). U bëftë gur! (mallk.). Arbri do të bëhet e do të zhbëhet shumë herë, gjersa të mbetet i ngulitur përjetë mbi fytyrë të dheut. Themeli çati s'bëhet. (fj. u.). Të ligut mos ia ushqe fjalën, se bëhesh shok i tij. (fj. u.). Mashë e tjetrit mos u bëj. (fj. u.). Bëhu trim të të dojë gjithë bota. (fj. u.). Njeriut iu bëj njeri, ariut iu bëj ari. (fj. u.).
2. vetv., vet. v. III Rritet dhe piqet, arrihet (për pemët, për perimet); jep prodhim të mbarë, rritet e jep prodhim; vjen. U bë gruri. U bënë shpejt qershitë (fiqtë, manat). U bë rrushi. U bënë bathët (bizelet, kungujt, pjeprat). Nuk u bë misri atë vit. Bostanet janë bërë dhe mund t'i këputim.
3. vetv. Zhvillohem, rritem ose arrij në një gjendje a në një moshë të caktuar; vet. v. III është koha, është e domosdoshme a është e nevojshme për të kryer një veprim me diçka a me dikë ose për të marrë masa; rritet, shkoj, jokal. vete. U bë burrë (plak). M'u bë mjekra. Iu bë djali shok (vëlla) iu rrit i biri e u bë burrë. U bë gruri për të korrur. Iu bë vajza për martesë (për nuse). U bë kali për shalë. U bë djali për shkollë. U bë demi për zgjedhë. U bë buka për të hedhur në furrë. Është bërë dhoma për të fshirë. U bë toka për të mbjellë. Iu bënë flokët për të qethur. Është bërë për t'u rruar. U bëfsh njëqind vjeç! (ur.). Mos u bëftë të bëhet! (mallk.).
4. vetv., vet. v. III Përgatitet; është bërë gati, përfundon, mbaron, kryhet. Po bëhet gjella. U bë dreka (darka). U bë kafeja. U bë shtëpia. Detyra u bë. Bëhem gati përgatitem. Gur, gur bëhet mur. (fj. u.) S'bëhet vreshti me urata, po me shata e me lopata. ( fj. u.). Punën, po s'e bëre, s'bëhet. (fj.u.).
5. edhe fig., vetv., vet. v. III Formohet, krijohet, ngrihet; më shfaqet diçka në trup etj.; më del, më kthehet në diçka, më shndërrohet; mblidhet, ngrihet. U bë një vrimë e madhe. U bë rrugë (shteg). U bë një vijë. U bë gropë. Iu bë koka me xhunga. Iu bënë buzët me plagë. Iu bë fytyra me puçrra. M'u bënë duart me kallo. Iu bë një gungë (një plagë). Iu bë lëkura pulla-pulla.
6. vetv., vet. v. III Ndodh, ngjan, zhvillohet, mbahet; veprohet në një mënyrë të caktuar. U bë një mbledhje. Ndeshja nuk u bë. Sot nuk u bë mësim. U bë dasmë e madhe. U bë konferenca (kongresi). U bë një demonstratë (një grevë, një manifestim). Bëhet një parakalim (një paradë). Gjyqi u bë. U bë luftë (kasaphanë). - Ç'u bë me të? - Si i bëhet? - Ç'po bëhet aty? - Edhe kjo do të bëhet!
7. fig., vetv. Vij në gjendje shpirtërore a shëndetësore të caktuar. U bë i lumtur (i pakënaqur). U bë me inat (me qejf). U bë helm (vrer, pikë e vrer). Bëhem merak merakosem, shqetësohem. Bëhem shend e verë. U bë keq u sëmur rëndë. U bë më mirë u përmirësua nga shëndeti.
8. vetv., vet. v. III Kthehet në pronë të dikujt, i përket, i takon; vlen si..., kthehet. Arti është bërë i të gjithëve. U bë qëllimi i jetës së tij. Disa pyje u bënë pronë private.
9. vetv. Fitoj një profesion, një mjeshtëri etj.; marr një gradë a një titull; caktohem, dal, emërohem në një punë a zgjidhem në një organ; marr përsipër një detyrë, kryej detyrën e... U bë mekanik (tornitor, traktorist, minator, mësues). U bë shkrimtar (piktor, muzikant). U bë mjek (inxhinier). U bë Artist i Popullit (Nderi i Kombit). U bë kryetar (drejtor, deputet). U bë dëshmitar (dorëzënës).
10. vetv. Merrem vesh a lidhem me dikë për një punë, hyj në marrëdhënie a në lidhje me të; pajtohem në mendime me dikë; bashkohem, shkoj me dikë, afrohem shumë. Bëhemi miq (shokë, krushq). U bë aleat. Bëhem me të. U bë kundër dikujt. Bëhem i shtëpisë familjarizohem. Nuk bëhen midis tyre nuk kanë marrëdhënie të mira, nuk japin e marrin, nuk hyjnë e dalin.
11. vetv. Lyhem me diçka; fëlliqem, përlyhem, ndotem, ndyhem, ndragem. Bëhem me shkumë. Bëhej me pudër (me të kuq). U bë me baltë (me pluhur, me bojë). U bë me njolla. U bënë me gjak.
12. vetv., bised. Pajisem me diçka që më mungonte; më shtohet në familje dikush që më mungonte; gjej për vete diçka, sigurohem. U bë me shtëpi. U bë me dru për dimër. U bë me orë (me biçikletë). U bë me nuse (me grua). U bë me djalë (me çupë, me fëmijë). U bë me nip (me mbesë). U bë me prindër (me baba, me nënë). U bë me vëlla (me motër). U bë me shokë.
13. vetv., vet. v. III Kalon një kohë e caktuar, mbushet një afat; arrin, është. U bënë dhjetë vjet. U bë viti (moti). Po bëhen tre muaj. U bënë tri orë. U bënë dy vjet. U bë ca kohë që... - Sa ditë u bënë? U bë një jetë e tërë. U bënë ditët. U bë koha për t'u nisur. U bë vonë.
14. mospërf., vetv., kryes. v. III Nuk është i asaj moshe a i asaj shkalle ose nuk ka atë vlerë që të krahasohet me mua; nuk është i denjë për t'u barazuar me dikë, nuk meriton të përfillet. - U bë dhe ai... - U bëtë dhe ju... - U bëre dhe ti... - U bë dhe koka e tij! - U bë veza të mësojë pulën! (iron.).
15. vetv., bised. Hiqem, mbahem si...; shtirem, shitem. Bëhej për i ditur (për i zgjuar). Bëhej për budalla (si i paditur). U bë i sëmurë (si i vdekur).
16. vetv., edhe njëvet. E shoh a e vlerësoj sipas përshtypjes sime; më duket, më del, më shfaqet, më ngjan si..., shihet, vjen. Më bëhet sikur... Më bëhet në ëndërr. M'u bë si im vëlla. M'u bë fytyra e nënës para syve. M’u bë siç e kisha përfytyruar.
17. vetv., fig., bised. Më del emri për diçka të keqe, fitoj nam të keq; më ngjitet diçka, krijohet mendim i keq rreth meje. U bë me fjalë (me llafe). U bë me njollë (me cen).
18. vetv., kryes. sh., bised. Arrijmë një sasi të caktuar, jemi (si numër); bashkohemi disa vetë, mblidhemi së bashku. Bëhemi tetë veta në shtëpi. U bëmë pesë shokë. U bënë dyqind kokë dele. - Sa thasë bëhen gjithsej? - Sa veta bëhen? Nuk bëhen shumë. U bënë njëqind lekë. Bëhen a s'bëhen dhjetë. Këtu bëhemi shumë nga fshati ynë.
19. bised., vetv. Ndodhem diku; vet. v. III gjendet, është. - Ç'u bëre? - Nga bëhet ai? Se nga bëhet. - Ç'u bënë këpucët? - Ç'm'u bë çadra?
20. bised., vetv. Lëviz, zhvendosem. Bëhu më tutje! Bëhem mënjanë. U përpoq të bëhej pak më larg.
21. bised., vetv., vet. v. III Përbëhet, ka. Fshati bëhej nga dyzet shtëpi.
22. kryes. moh., njëvet. S'kam dëshirë për diçka, nuk më pëlqen, nuk më vjen për mbarë. S'më bëhet të ngrihem. S'më bëhet të iki. S'më bëhet ta shoh. S'më bëhet të lexoj. S'më bëhet ta zë me dorë.
23. vet. v. III Vjen një mot i caktuar; krijohet një gjendje tjetër e kohës ose e mjedisit. U bë ditë (natë). Bëhet mëngjes. U bë vapë (nxehtë, zagushi, ftohtë, fresk). U bë thatësirë (lagështi). U bë mjegull. U bë errësirë (dritë). U bë qetësi (rrëmujë).
24. euf., vetv., vet. v. III Ndiqet, ethet, mbarset. Lopa bëhet.
25. vet. v. III sipas kuptimeve të foljes BËJ. S'ka si bëhet. Sipas vendit bëhet kuvendi. (fj. u.).
26. pës. e BËJ.
✱Sin.: afrohem, arrihet, arrin, bashkohem, caktohem, dal, emërohem, fëlliqem, gjendet, është, hiqem, ka, krijohet, kryhet, kthehem, lëviz, lidhem, lyhem, mbahem, mbaron, mblidhet, mbushet, ndodh, ndodhem, ndotem, ndyhem, ndragem, ngrihet, ngjet (ngjan), pajisem, përbëhet, përgatitet, përfundon, përlyhem, piqet, rritem, sigurohem, shitem, shkoj, shndërrohem, shtirem, vete, vjen, zhvendosem, zhvillohet.
♦ U bëra *akull. M’u bë *akrep (dikush). Është bërë për *arapash (dikush). Janë bërë *ashra. U bë *bajat (dikush). Iu bë *bajgë (dikujt) bised. U bë *bakër (diçka). U bëra *balonë tall. U bë *baltë (dikush). Iu bë *baltë (dikujt). U bë *barut. M’u bë *barrë (dikush). I bëhem *barrierë (dikujt a diçkaje). I bëhem *barrikadë (diçkaje) libr. U bë *batall (diçka). Është bërë *begun (dikush). U bë *behar (dikush). S’bëhet më për *bel (dikush). M’u bë (më ra) *bela (dikush). Të bëhet ç’të bëhet! le të ndodhë çdo gjë, edhe po të vejë puna keq, nuk do ta prish gjakun; tym të bëhet!; tym të dalë! (tymi le t’i dalë!); njëra të bëhet!; (edhe sikur) bota (qielli) të përmbyset!; (sikur) qeni qepën të hajë!; ku rafsha mos u vrafsha!; gjysma e mijës pesëqind!; ja hop, ja top. Mos u bëftë të bëhet! mallk. mos u rrittë a mos jetoftë gjatë! (për njerëz). U bë *bërnut (diçka). U bë *bërsi (dikush a diçka). U bë *bërryl (dikush). U bëra *bic. U bë *bilbil (dikush). U bë *bishë (dikush). U bë *bisht (i dikujt). U bë *bishtajë (diçka/dikush). U bë *blozë (dikush a diçka). U bë *bllok (me dikë) libr. U bë *bojë (dikush). U bë (doli) *bollë (diçka) krahin. U bëra *borë. Që kur është bërë *bota. Është bërë *botë (dikush). U bë *bozë (dikush a diçka) shpërf. Iu bë *brashnjë (dikujt) krahin. U bë *brez (dikush). U bë *brumë. T’u bëftë *brus! ur. U bëra *bunacë krahin. Iu bë *burg (jeta). Bëhem *burrë. U bë *byk (dikush a diçka). U bë *bythë (dikush) keq. vulg. U bëra *calik. U bë *cergë (dikush). I bëhet *cergë (dikujt). U bë *cingaridhe (dikush) krahin. U bë cipal (dikush) krahin. Është bërë *cingël (dikush). U bë *cironkë (dikush). *Copë të bëhet! U bë *cung (dikush). U bë *çeço (dikush). U bë *çengel (dikush). M’u bë *çiban (dikush) keq. M’u bë *çimkë (dikush). U bë *dangall (dikush). U bëra *daulle bised. U bë *def (dikush) keq. U bë *dele (dikush). U bëra *derr. M’u bë *derr (dikush a diçka). U bë *det. U bë *dërrasë (dhogë) (dikush). Jam bërë *diell. T’u bëftë *diell! ur. U bë për *djall (për dreq) (dikush a diçka). U bë për dreq (për *djall) (dikush a diçka). U bë një *dorë (sa një dorë) (dikush). S’bëhet *dorë (dikush). Më është bërë *dregëz (dikush). U bë *dru (dikush a diçka). U bë *dry (dikush). I bëhem *dyshek (dikujt). U bë *dhe (dikush). Është bërë *dhe (dikush) mospërf. Bëhet *dhëndër (dikush). U bë *dërrasë (dhogë) (dikush). U bë dhogë (*dërrasë) (dikush). U bë *erë (dikush). U bë *esëll (dikush). Është bërë *fare (dikush). Më bëhet *fat (diçka). M’u bë *ferrë (dikush) përb. U bë *feta (dikush a diçka). U bë *fërtele (dikush a diçka). U bë *finjë (dikush a diçka). Bëhet *fjalë (për dikë a për diçka). U bëra me *fletë. Bëhem (bie) *fli. U bë *fuçi (dikush). U bë fushë (dikush). U bë *furtunë (dikush). U bë *fyell (dikush). U bë *gangrenë (diçka) libr. Bëhemi *gardh (për diçka). U bë *gërmadhë (dikush a diçka). U bë *gisht (dikush). U bë *gogël (dikush). U bë *gogol (dikush a diçka). U bë *gorricë (dikush) bised. M’u bë *gorricë. U bë *grep (dikush). M’u bë *grep (dikush). U bë (një) *grusht (u bë sa grushti) (dikush). Bëhemi *grusht. U bë *gur (dikush a diçka). U bëfsh *gur! mallk. Është bërë *gjak (diçka a dikush). U bënë *gjak. U bë *gjalmë (dikush a diçka). S’bëhet *i gjallë (dikush). M’u bë *gjemb (diçka). I bëhet *halli (diçkaje). U bë (mori) *hamull (dikush). U bë *han (diku). U bë *haram (dikush). M’u bë *harrje (dikush) përb. M’u bë *havale (dikush a diçka). U bë për *hekura (dikush). U bë *hell (dikush). U bë *hije (dikush). Iu bë *hije (dikujt). U bë *hirrë (diçka). U bë *histori (diçka). U bë *hithërishte (dikush a diçka). Është bërë *hoshafkë (dikush) tall. Është bërë për me *hudhra (dikush). I bëhem *jastëk (dikujt). I bëhem *jorgan (dikujt). U bëra *kacek. U bë *kaçak (dikush). U bë *kaçamak. U bëra *kaçup. U bë *kala (një vend). U bë *kallam (dikush). U bëfsh *kallkan! mallk. U bëra *kallkan. Është bërë *kandil (dikush). U bë *karabojë (dikush). U bë *karroqe (dikush). Bëhem *katërsh. U bëfsh *katund! ur. Iu bë *këpucë (dikujt). M’u bë këpushë (*rriqër) (dikush) përb. U bëfsh *kërcure! mallk. U bëra *kërcu. Është bërë *kërrabë (dikush). Iu bë *kësmet (dikujt) vjet. S’u bë *kiameti! *Kiameti të bëhet! U bë *kockë (diçka). U bënë *kokrra-kokrra. M’u bë *konak (dikush). I bëhem (i dal) *krah (dikujt). U bëra me *krahë. U bëra *kripë. M’u bë (më doli) *kripë (diçka). U bë *labot (dikush) krahin. U bë *lakër (diçka a dikush). U bë *laskar (dikush) krahin. U bë *leckë (rreckë) (dikush). Iu bë *ledh (diçkaje). Është bërë *legen (dikush) përçm. U bë *legjendë (diçka) libr. Iu bë *lepitkë (dikujt). Është bërë *lepur (dikush). U bë *lesë (dikush). U bëra *lesh. U bë *lëmë (diçka). Është bërë *lëmsh (dikush a diçka). U bëfsh *lëmsh! mallk. U bë *lëndinë (diçka). Është bërë për *lëng (dikush). U bë *lëvere (dikush). Jam bërë *limë. U bë litar (*tërkuzë) (diçka). U bë *livadh (dikush). U bë *lojë (dikush). Është bërë *lugë (dikush). U bë *lule (dikush). U bë *lumë (dikush). U bë për *lumë (dikush a diçka). U bë *lundër (dikush). U bë *llucë (dikush). U bë *llum (dikush a diçka). U bë *mashë (e dikujt) keq. M’u bë *mbarë. I bëhet *mburojë (dikujt a diçkaje). U bë *mel (dikush). I është bërë *mendja... Bëhem *merak (për dikë a për diçka). Iu bë *mish (dikujt). M’u bë *molë (dikush). M’u bë *morr (dikush) përb. bised. S’u bë *nami! mospërf. U bë *narden (dikush) keq. U bë *nuse (dikush). M’u bë *njerk (dikush). Bëhem një (*njësh). Është bërë *një (me dikë) keq. Iu bëftë *njëra! (dikujt) mallk. *Njëra të bëhet! Bëhem *njësh (një). Iu bë *ombrellë (dikujt). Iu bë *opingë (dikujt). U bë *paçavure (dikush). M’u bë (më mbeti) *pajë (dikush a diçka). Bëhem *palë (me dikë). U bë *pasqyrë (diçka). U bënë *pastërma keq. Është bërë *pastërma (dikush). U bë *pazar (diku). U bë *pe (dikush a diçka). U bë *pelte (diçka). U bë *pellg (dikush a diçka). Janë bërë *pendë. U bëra *peronë. U bënë *pesë e pesë. U bë *petë (diçka a dikush). U bë *përshesh (diçka). U bë *përrallë (diçka a dikush). U bë *përrua (dikush). U bë (mbeti) *pilaf (dikush) iron. U bë piper (*spec) (dikush). Bëhem *pishman. Jam bërë *pleh. U bë *plumb (dikush). I bëhem *prag (dikujt a diçkaje). U bë *pre (dikush). U bë *pulë (dikush) mospërf. M’u bë *pullë (dikush) përb. Nuk është *punë që bëhet (diçka). U bë *pus. Më bëhet *pus (diçka). Është bërë për *pushkë (dikush). U bë *qengj (dikush). U bë *qime (dikush). U bë *qiqër (dikush). U bë *qiri (dikush). U bë *qojle (dikush) tall. U bë për (në) *qoshe (dikush). U bë *qull (dikush a diçka). U bë *qyqe (dikush). I bëhem *qyrk (dikujt). U bë *re (dikush). U bë *retra (diçka). M’u bë *retër (dikush). U bë rreckë (*leckë) (dikush). M’u bë *rrëfanë (dikush) përb. M’u bë *rriqër (këpushë) (dikush) përb. M’u bë *rrodhe (dikush) përb. U bë *rrogoz (diçka a dikush). U bë *rrugë (udhë) (për diçka). U bë udhë (*rrugë) (për diçka). U bë *rrumbull (dikush). U bëmë *sardele. M’u bë *sebep (diçka). Është bërë *skelet (dikush). U bë *spec (piper) (dikush). U bë *sterrë (dikush). U bë *sukull (dikush) krahin. Bëhet me *sustë (diçka). U bëra *shakull. U bëra për *shami. Është bërë *shirit (dikush). Më bëhet *shirit (diçka). U bëra për *shkalc. U bë *shkarpë (dikush). Më bëhet *shkarpë (diçka). U bë *shkop (dikush). U bë për *shkop (dikush). U bë *shoshë (diçka). U bë *shportë (diçka). I është bërë *shtrat (dikujt a diçkaje) keq. U bë *shuk (dikush). M’u bë *shushunjë (dikush) përb. U bë *tapë (dikush). U bë për *tellall (dikush). U bë *tërkuzë (litar) (diçka). U bë *tjegull (diçka). Është bërë *trëndelinë (dikush). U bë *trokë (diçka a dikush). U bë *trung (dikush). U bë *tufan (dikush). U bë *turrë (dikush). U bë *tym (dikush). *Tym të bëhet! *U tha, u bë (diçka). U bë *theror (dikush). U bë *thëngjill (diçka). Ta bën nën *thua (dikush). U bë *thumb (dikush). U bë udhë (*rrugë) (për diçka). U bë *ujë (dikush). U bë *ujk (dikush). M’u bë *ujk (dikush a diçka). U bë *uthull (dikush). U bë *vaj. U bë *vakëf (diku). Bëhet *varr. U bë *vegël (e dikujt). Iu bë *velenxë (dikujt) keq. Bën *vend ku s’bëhet (dikush). U bëra *verem vjet. U bë *veri (dikush). U bë (doli) më *vete (dikush). U bë *vezë (dikush). U bë për *vig (dikush). Nuk më bëhet *vonë. U bë vozë (*fuçi) (dikush). U bëra *vrer. I është bërë *xanxë (diçka). U bë *xurxull (dikush). Është bërë *xham (diçka). U bë *xhind (dikush). M’u bë *zorrë (dikush) përb. vulg. U bë *zhele (dikush). U bë *zhur (diçka).
DÍM/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. Stina e katërt dhe më e ftohtë e vitit, që vjen pas vjeshtës (në gjysmërruzullin verior fillon me 22 dhjetor e mbaron me 21 mars); kund. verë; behar. Dimër i ftohtë (i butë, i egër, i ashpër). Dimër i gjatë. Dimër me dëborë. Këtë dimër. Tërë dimrin. Në dimër. Në mes të dimrit. Para (pas) dimrit. Stina e dimrit. Shirat (të ftohtët) e dimrit. Acari (thëllimi) i dimrit. Pushimet e dimrit për nxënësit a për studentët). Rrobat e dimrit. Netët e dimrit. Lule dimri (bot.). Zog dimri (zog bore) (zool.). Hyri (doli, filloi, mbaroi) dimri. E hodhën (e kaluan, e kapërcyen) dimrin. Mbledh (ruaj) për dimër. Dimri ha beharin. (fj. u.). Dielli i dimrit gënjen vetëm lulet e bajames. (fj. u.).
2. Muajt më të ftohtë të vitit; kund. verë, behar. Dimër e verë gjatë gjithë vitit, në çdo kohë të vitit, vazhdimisht. Doli vera e hyri (erdhi) dimri. Vjeshta e thatë ka dimër të madh. (fj. u.). Dimrit iu bëj gati që në behar, e beharit që në dimër. (fj. u.).
3. Kohë e ftohtë dhe e keqe, zakonisht me dëborë; kund. behar. Bën dimër. Ç'është ky dimër që na zuri! Dimri ha gurë. (fj. u.). Dimri zbraz hambarët. (fj. u.).
4. si ndajf. (në r. dh. të numrit njëjës të shquar). Gjatë dimrit, në dimër. Dimrit shtegtonin në fusha. Zbrisnin dimrit.
♦ M’u bë dimër i dytë (dikush) keq. më mërziti shumë, më është ngjitur pas e nuk më lë rehat; m’u bë plesht në vesh; m’u bë pullë; m’u bë baltë pas këpuce; m’u bë bajgë pas opinge bised.; m’u bë pallaskë pas brezit. Ta bën dimrin *behar (verë) (dikush). S’i bën koka dimër (dikujt) keq. nuk i bëhet vonë për asgjë, e merr jetën si t’i vijë, nuk shtie merak; nuk e vret shumë mendjen (dikush); s’e bën qejfin qeder (dikush). Më sa dëgjohet *qyqja në dimër. Kërkon *thana (dardha, rrush, fiq) në dimër (në shënëndre) (dikush). I lulëzon (i lulon) *bahçja (edhe) në dimër (dikujt). I mbushet bahçja me *bar edhe në dimër (dikujt). Na rrofsh për dimër (se për verë jemi vetë)! iron. ta kemi nevojën në kushte të vështira dhe jo atëherë kur nuk na duhesh, na ndihmo kur kemi nevojë ne edhe në vështirësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë