Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PULÍTH,~III m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Thërija e morrit të pulave; morr pule. Ishte sa një pulith ishte shumë i vogël.
2. fig. Njeri tinëzar; mistrec. Tregoja vendin atij pulithit!
3. fig. Njeri shpirtvogël; njeri shpirtngushtë
4. si mb. Sipas kuptimit 3 të emrit.
✱Sin.: thërijë, morr, cingull, tinëzar, mistrec, pulis, dinak.
TAMBËLÇÁK,~U m., bot., krahin. 1. Qumështore. Gurishtë, gërdhatë, arë me tambëlçak. Mbushi një trastë me tambëlçak.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë të këtij lloji. Tambëlçak i arave tamblatore. Tambëlçak i butë rrëshyell. Tambëlçak i egër pulith. Tambëlçak i hidhët ndryshkull. Tambëlçak i saritë tamblagjak.
TINËZÁR,~E mb., keq. 1. Që punon a që vepron fshehtas, pa e parë, pa e dëgjuar a pa e ditur njeri dhe që ka qëllime të këqija, që vepron prapa shpine, fsheharak. Njeri tinëzar.
2. Që bëhet fshehtas dhe me synim të keq, që fsheh një qëllim të keq. Punë tinëzare. Shikim (vështrim) tinëzar. Fjalë tinëzare. Me qëllime tinëzare. Sëmundje tinëzare.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Tinëzari hedh gurin e fsheh dorën. (fj. u.). Tinëzari me gjuhë të lan, me dhëmbë të çan. (fj. u.).
✱Sin.: tinëzak, fsheharak, i fshehtë, i fshehur, shpuzak, qetës, sypërmbys, këmbëgjarpër, pulith, qerrata, skuth, mi, maçok, nepërkë, gjarpër, dinak, i maskuar, thëngjill.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë