Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FRESKÍ,~A f. 1. Të qenët i freskët; gjendje e freskët. Freskia e ajrit (e ujit). Freskia e pranverës. Sjell freski. Ndiej freski.
2. Erë e lehtë dhe e freskët, fllad i freskët. Fryn freski.
3. fig. Diçka origjinale dhe e gjallë, që shfaqet në mënyrë të këndshme e tërheqëse dhe të jep kënaqësi. Freskia e krijimitarisë. Freskia e jetës.
✱Sin.: fresk, fllad, flladitje, teferiç, puhi.
►VALËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III. Formon valë, merr trajtën e valëve; tundet valë-valë; bëhet valë-valë; valëzon. Deti u valëzua. Valëzohet gruri. U valëzuan lëndinat. Valëzohej liqeni. Flokë e vajzës valëzoheshin lehtë-lehtë nga një puhi freskuese.
✱Sin.: dallgëzohet, lëkundet, tundet, tallazohet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë