Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pufkë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BULLUNGË

BULLÚNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Xhungëtrup a në kokë, që është shkaktuar nga ndonjë goditje ose nga ndonjë sëmundje. Bullungëballë. Bullungarrumbullakëta. Iu një bullungë. Më mirëballë një xhungë se në zemër një bullungë. (fj. u.).
2. Gungëtrungdrurëve ose në enë prej metali. Bullunga e lisit. Kazan me bullunga.
Sin.: e ënjtur, ënjtje, xhungë, e fryrë, gungë, brengë, bërdokull, bungë, breshkëz, cakule, mëllë, pufkë, brokë, domkë, xhumbë, noçkë.

BUZHELË
FYÇKË
GJELDASH

GJELDÁSH,~I m. sh. ~A, ~AT Kokërr misri e pjekur, që ka plasurzjarr dhe ka hapur anash buzët e bardha; pupagjel.
Sin.: pupagjel, pufkë, kokoshkë.

KAPUÇ

KAPÚÇ,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Kapë a kësulë pa strehë, zakonisht e thurur me fije leshi, që mbahetdimër për t’u mbrojtur ngaftohtët. Vuri (veshi) kapuçin.
2. Qeleshe. Kapuç i bardhë.
3. Kësulë e qepurjakën e një mushamaje, të një gune etj., që shërben për të mbrojtur kokën nga shiu, nga era etj. Ngriti (vuri) kapuçin, sepse filloi shiu.
4. Mbulesë e diçkajetrajtën e kësulës. Kapuçi i cigares.
5. Pupagjel, pufkë.
Sin.: qeleshe, jakëz, jakuce, pupagjel, pufkë.
I është bërë kapuç me *hi (dikujt).doli kapuçmëngë (diçka) s’më vajti mbarë; më dështoi një punë, se s’qe menduar mirë; më doli tjetër për tjetër; doli ndryshe nga sa e prisja;doli gorricë (diçka). Më ka ikur kapuçi (plisi) *përmbas. E kam *lulekapuç (dikë). I lutem me kapuçdorë (dikujt) i lutem shumë; i bëhem qen e mace; i puth këmbët; i puth bythën përb. vulg. E vuri kapuçin në një *anë (dikush).

KOKODASH

KOKODÁSH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. gjell. Topth me tul bukengjeshur me djathë dhe me vaj. Bëri një kokodash.
2. Pupagjel, pufkë.
Sin.: çaçë, pupagjel, pufkë.

KOKOSHKË

KOKÓSHKË,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT Pupagjel, pufkë. Shiste kokoshka.

KOKTESH

KOKTÉSH,~I m. sh. ~A, ~AT krahin. Pupagjel; pufkë.

NDENJËSE

NDÉNJËS/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET 1. Orendishërben për t’u ulur; vend, zakonisht me një shtresëbutë, për t’u ulur në një mjet udhëtimi. Ndenjëse e butë. Ndenjëset e autobusit (e aeroplanit). Ndenjësja e shoferit. Shpina e ndenjëses. Ndenjëset ishingjitha të zëna.
2. Pjesë e karriges ku pushon ana e poshtme e trupit. Ndenjësja e bankës (e kolltukut). Shpinat dhe ndenjëset e karrigeve.
Sin.: pufkë, pufe, karrige, kolltuk, stol, fron, ulëse.

PIKË

PÍK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Sasi fare e vogël uji a lëngu tjetër, në trajtë rruzulli sa një kokërr thjerrëz, që bie si shi, shkëputet nga një enë etj.; bulë uji, shiu, qumështi etj.; gjerbë. Pikë e madhe (e vogël). Një pikë uji (vaji). Pikë loti (gjaku, djerse). Pikat e shiut. Bar me pika (që pihet me pika). Ranë ca pika. E piu deripikën e fundit. I numëroi pikë e nga një pikë.
2. vet. nj. (zakon. me numërorin “një”) Sasi e vogël e një lëngu, sasi e vogël e diçkaje; një çikë; fare pak. Një pikë ujë (verë, vaj). S’mbeti asnjë pikë. S’ka rënë një pikë shi (pikë shiu). Pikë vajishtëpi, hunda sipër mbi çati. (fj. u.).
3. Vrimëçati, nga ku hyn shiu brenda. Ka një pikë. Zë pikat e çatisë.
4. (me pjesëzën mohuese “pa”) Një çikë, një grimë, një fije. Pa pikë dyshimi. Pa pikë përgjegjësie. Pa pikë turpi. Pa pikë arsyeje (nevoje). Pa pikë mëshire. Pa pikë kuptimi.
5. gjeom. Vend i përfytyruarhapësirë, pa ndonjë shtrirjecaktuar, ku takohen a priten dy vija. Pika ku priten dy drejtëza.
6. Vend i caktuar diku, me ndërtimet e pajisjet e nevojshme për të zhvilluar një punë a një veprimtariorganizuar. Pika zjarri. Pikë vrojtimiplazh. Pika turistike. Pika shëndetësore. Pika grumbullimi (shitjeje). Pikë furnizimi me karburant.
7. Vend i vogëlsipërfaqen e diçkaje, që merret si qendër a si shenjë; skaj; vend. Në çdo pikëtrupit. Në çdo pikë të Shqipërisë. Në çdo pikëbotës (të rruzullit). E përqendroi vështrimin në një pikë. U grumbulluan në një pikë.
8. gjeogr. Drejtim, anë. Pikat e horizontit. Katër pikat kryesoredrejtimit.
9. fiz. Kufiri i temperaturës, ku fillon ndryshimi i gjendjes së një trupi. Pika e ngrirjes (e shkrirjes). Pika (gjendja) kritike e lëndës. Pika e valimit. Pikë lëndore (materiale) (mek.). Pikë e vdekur (fiz.) a) pika ku një trup ështëqetësi, nuk lëviz pa një shtytje të re; b) pikë ku zëri dëgjohet shumë pak ose nuk dëgjohet fare.
10. sh. ~Ë, ~ËT Njësi për të vlerësuar fitoret a humbjet në një garë sportive të një skuadre ose të secilit prej lojtarëve a pjesëmarrësve të saj. Me pikëbarabarta. Morën shumë pikëqitje. Tabela e pikëve.
11. sh. ~Ë, ~ËT fig., bised. Vlerësimi miratues që i bëhet një veprimi a një qëndrimicaktuar; mendim i mirëkanëtjerët për dikë; lëvdatë. E bënte për të fituar pikë. Dontefitonte pikë. I humbigjitha pikët. Merret si pikë referimi.
12. Çështje e veçantë për t’u trajtuar, për t’u zgjidhur, për t’u zbatuar etj. Kemi dhe tri pika për të diskutuar.
13. Nënndarje e diçkaje më të gjerë; drejtim, anë. Pika e parë (e dyti, e tretë...). Pikë e vështirë. Pikat e renditditës. Pikat e planit. Foli për të gjitha pikat. S’ishin të një mendjejedisa pika. Mos e prek atë pikë. U ndal në një pikë.
14. vet. nj., fig. Gjendje. Vetë e çoi në atë pikë. S’ka vajtur deri në atë pikë. Ka ardhur puna në atë pikë që s’mundndërpritet më. Deri në një farë pike ka të drejtë. E çoi deri në një farë pike dhe e la (punën).
15. vet. nj., fig. Shkalla e zhvillimit, niveli i arritjes; caku. Pika kulmore e veprimit (e zhvillimitngjarjeve). Pika më e lartë e mundësive.
16. vet. nj., fig. Shkalla më e lartë e një dukurie; kulmi a mesi i diçkaje. pikëvapës. Në pikëverës (të dimrit). Në pikëditës (të natës). Që në pikëmëngjesit shumë herët, që pa dalë mirë drita. pikëgjumit. Në pikëpunëve. Në pikëhallit. Në pikëvrapit me vrapmadh. pikëmoshës së vet moshën më të mirë, në lulen e rinisë.
17. vet. nj., fig., bised. Pjesa më e mirë a më e zgjedhur e diçkaje; më i miri i të gjithëve; lulja, balli. Pika e djalit (e vajzës). Pika e trimit. Pika ime e dobët.
18. vet. nj., mjek. Sëmundje e rëndëshkaktohet nga gjakrrjedhja në tru dhesjell vdekjen e menjëhershme ose paralizën e ndonjë pjesetrupit, damlla, apopleksi. I ra pika. I rëntë pika (një pikë)! (mallk.). E pikoftë pika! (mallk.). Pika, që s’i bie! (mallk.). Pika, që s’e pikon! (mallk.). Pika (sëmundja) e diellit (mjek.) sëmundje e shkaktuar nga goditja prej rrezevediellit, e cila shfaqet me dhembje koke, marrje mendsh, të vjella, frymëmarrjevështirë etj.
19. vet. nj., mjek. Vdekje e menjëhershme nga ndalimi i zemrës.
20. krahin. Rrufe. E vrau pika. I kishte rënë pika një pishe (një lisi).
21. shtypshkr. Njësi matjeje e barabartë me 0,376 mm, e cila përdoretshtypshkronjë.
Sin.: pikël, bulë, çikë, çikël, cirkë, gjerbë, lagë, sumbull, stërpikë, stërkitë, spërkë, spërkël, stërkalë, pufkë, qukë, cërkë, qendër, vend, cak, skaj, anë, drejtim, çështje, nënndarje, zë, shkallë, kulm, ajkë, apopleksi, damlla, send, grahmëz, rrufe, këpujë, xixë, grimë, fije, degë, zyrë, lëvdatë, problem, qokë, kusht, gjendje, zemër, vlug, mes.
U bëra (jam) *helm e pikë. U bënë pikë e pesë u shpërndanë, s’mbeti asnjë bashkë me ndonjë tjetër, ku shkoi njëri nuk shkoi tjetri; u bënë pesë e pesë; u bënë kashtë e koqe. U *thikë e pikë (dikush). U bëra (jam) pikë e valë jam shumë i mërzitur e i zemëruar, sa s’e përmbaj dot veten; jam shumë i dëshpëruar; u bëra (jam) pikë e vrer; u bëra (jam) helm (e pikë); kund. jam shend e verë. U bëra (jam) pikë e vrer jam shumë i dëshpëruar e i hidhëruar, jam i helmuar pa masë; u pikëllova; u bëra (jam) pikë e valë; u bëra (jam) helm (e pikë); kund. jam shend e verë. Më ra pika. 1. U preka e u pikëllova shumë (kur shoh ose kur dëgjoj diçkapapritur); më ra rrufeja; më shkrepi vetëtima. 2. U tmerrova, ngriva nga frika, shtanga. I ra pikës (dikush) tha e bëri pikërisht atë që duhej; qëlloi tamam aty ku duhej; e gjen pikërisht si është e vërteta, i bie tamam; i ra në shenjë; i ra në të (diçkaje); i ra në fije; i ra në bri (dikujt). rëntë pika (një pikë)! mallk. vdekshvend! Pika që s’të bie! mospërf. turpkesh!; e pësofsh si mos më keq! Ra pikë e gjallë (dikush) shih mbeti top (në vend) (dikush). Në *ditëpikës (të hallit). Fitoi pikë (dikush) libr. siguroi mendimmirë për vete; bëri diçka që ia ngriti autoritetin e vlerat vetes përparatjerëve, e rriti emrin e vet të mirë; kund. i humbi pikët. Hoqi pikën e zezë (dikush) vuajti shumë, u mundua tej mase; hoqizitë e ullirit; hoqi bishtin e gjarprit; ka hequr gjakun. I humbi pikët (dikush) libr. nuk e meritonbesimin që ka pasur, i ra vlera, humbi emrin e mirë, nuk e gëzon më atë nderim; kund. fitoi pikë. (Janë) si dy pika uji ngjajnë shumë me njëri-tjetrin, janë pothuajnjëllojtë; (janë) lot e shpirt; (janë) motër e vëlla. Jam në *thikë e në pikë (me dikë). S’të jep (një pikë) *ujë (dikush). E kam pikëzemër (shpirt) (diçka) shih e kam plagëzemër (diçka). E la pikë e gjallë (dikë) e vrauvend; e la top (në vend). S’i mbeti pikë gjaku (*gjak) në fytyrë (dikujt). Mbytet në një pikë ujë (dikush) shih mbytet në një lugë (me) ujë (dikush). pikëditës shih në mes të ditës. Pikë e dobët. 1. Diçka shumë e dobët, që thyhet a që prishet lehë. 2. Dikush që e dua shumë dhe që e kamkujdesveçantë, dikush për të cilin kam dobësishumë se për të tjerët; njeriu që më bënvuaj. 3. Anë e karakterit a pjesë e veprimtarisëdikujt, që mundshfrytëzohet ngatjerët për ta goditur ose për t’ia arritur një qëllimi; ana e dobët; gjëja në të cilën dikush e ndien vetenpafuqishëmveprojë a të kundërshtojë. Deri në pikën e funditgjakut derivdekje, sa jam ende gjallë; sa të kem frymë. pikëhallit në një gjendje aq të rëndë, sa është vështirëdalësh; ditëhallit (të pikës); si i mbytur nëpër shkumë; gjallë e në zall (për gazep); me krye në hi; i ka punët pus (dikush). Pa pikë lëngu pa lezet fare; i shëmtuar a i neveritshëm. Pikë në lis i vetëm, pa njeri tjetërafërt, fillikat; lis pa degë. Pikë loti shumë i kulluar (për ujin, për rakinë etj.); i qartë e i tejdukshëm. pikëmëngjesit herët, pa zbardhur mirë dita. Pikë mjalti diçka shumë e mirë, e ëmbël dhe e shijshme. Pika e parë. 1. Raki shumë e fortë dhe e mirë, që del e para nga kazani; balli i kazanit (ballë kazani). 2. Njeri i pastër shpirtërisht, njeri i kulluar, pa hile; njeri i fortë shpirtërisht, i pathyeshëm. Pikëpikë ca nga ca e derifund, pak e nga pak deri sa të shterojë. Pikë për pikëpërputhjeplotë me diçka, ashtu siç është, pa hequr e pa shtuar gjë; një për një, fjalë për fjalë; hollësisht; fill e për fill. Me pikë e me presje libr. me shumë hollësi, pa lënë asgjë, duke përmendur çdo hollësi. Si pikastrehë pa asnjë ndihmë e përkrahje, njeri pa njeri; pikëhallit; në ditëhallit (të pikës); si i mbytur nëpër shkumë; gjallë e në zall (për gazep); me krye në hi. Një pikë ujë në det (në oqean) diçka shumë e vogël, sasi e pallogaritshme, gjë që s’duket fare. Pikë e vdekur libr. gjendje amullie, pa rrugëdalje e pa zhvillimmëtejshëm; ngecjevend. Pikë e zezë! ç’është kjo e keqe!, ç’na gjeti!; ç’fatkeqësi e madhe! Ka shkuar (ka vajtur) në pikëfundit. 1. (dikush). Është në një gjendje ekonomike, shëndetësore etj. shumërëndë, është si mos më keq. 2. (diçka). Po prishet a po shkatërrohet, ka marrë fund, s’mban më; s’durongjatë. I vuri pikë (pikën) (diçkaje) libr. i dha fund një herë e mirë, e mbylli përfundimisht, e ndau prerë; i vuri kapak (kapakun); i ndau bathët (për diçka). pikën (pikat) mbi i libr. e sqaroj derifund një çështje, përcaktoj mirë e me hollësi çdo gjë; zgjidh përfundimisht diçkambetur pezull a që nuk është e qartë sa duhet; e themvërtetën ashtu si është ose si duhetjetë.

POFKË

PÓFK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pupagjel; pufkë. Pofka misri. Bëjnë pofka. I kishte sytë si pofkë.

PUFKË

PÚFK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Flluskë me ujthbëhetlëkurë. Iu bënë duart me pufka. I plasën pufkat.
2. Flluskëbëhetgjethet e disa bimëve. Duhani ka çuar pufka.
3. bot. Fendosë, fendarushë. Pufkë magjari kërpudhë e zezë.
4. Pjesë e fryrë; bullungë, xhungë. Iu një pufkëballë.
5. Pikë uji, loti etj. Pufkat e lotëve.
6. Pupagjel. Pufka misri.
7. Shtëllungë e vogël tymi, pluhuri etj. që ngrihet menjëherë. Pufkat e tymit (e pluhurit). Ngriti ca pufkavogla.
8. Mafishe. Hëngri një pufkë.
9. Mushkëri. I pëlqenin pufkat e shqerrave.
10. Pufe për t’u ulur.
11. si mb. I fryrë si flluskë. I ka sytë pufkë.
Sin.: flluskë, bullungë, xhungë, pupagjel, mafishe, mushkëri, pufe, i ënjtur, fyçkë, shtëllungë, re.

PUFKË

PÚFKË mb. Fyrbe, fyçkë (për arrat). Arrë pufkë.
Sin.: fyçkë, fyrbë, i zbrazët.

PUFTE

PÚFT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET shar. 1. Njeri mendjelehtë.
2. Njeri frikacak.
3. Që nuk është i zoti për asgjë.
4. anat., krahin. Mëlçi e bardhë, pufkë.

PULAGAÇË

PULAGÁÇ/Ë,~A f. Pufkë, kokoshkë.

XHUNGË

XHÚNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. E ngritur ose gungëtrup a në kokë, që del nga ndonjë goditje ose nga një sëmundje. Xhungë e madhe (e vogël). Xhungëballë (në kokë). Iu ul (iu ngrit) xhunga. Iu (i doli) një xhungë.
2. Kurriz i dalë jashtë, kurriz. Plak me xhungë.
3. Pjesë e dalë si gungëtrung a në degëdrurëve; e dalë në një enë prej metali nga një goditje. Xhungat e pemës. Shkop me xhunga. Degë me xhunga. Kazan (kusi) me xhunga.
4. Nyje e madhe e lidhur, kokël. Xhungat e shamisë (e litarit). E lidh xhungë.
5. Pjesë e ngritur në një rrafsh a në tokë; gungë. Dyshek me xhunga. Vend me xhunga. U ulën në një xhungë.
Sin.: bullungë, bungë, gungë, xhumbë, buhavitje, kokël, ënjtje, fshikë, pufkë, pofkë, lungë, trezonjë, mëllë, ngjak, kurriz, broke, lyth, bërdokull, nyjë, komb, nyell, noçkë, kodër, brengë, e fryrë, e ngritur, e ënjtur.
E ka kokën me xhunga (me *gunga) (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.