Fjalori

Rezultate në përkufizime për “puf”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PUF

PUF vep., ~A, ~UR bised., jokal. 1. Pi duhan duke e nxjerrë tymin shtëllunga-shtëllunga nga goja. Puf gjithë ditën.
2. vet. v. III Pëlcet e bën një zhurmëmbytur e të menjëhershme. Pufi gështenjazjarr.

PUFÇ
PËLCAS

PËLC/ÁS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR 1. kal. Bëj që të shpërthejë menjëherë, me forcë e me zhurmë një lëndë. Pëlcas minat.
2. jokal., vet. v. III Shpërthen menjëherë, me forcë e me krismëmadhe (për një lëndë si dinamiti, baruti etj.). Pëlciti dinamiti (fuçia e barutit).
3. jokal., vet. v. III Shpërthen një armë zjarripërmban lëndëtilla. Pëlciti një bombë. Pëlcisnin predhat.
4. kal. Çaj me shpërthim diçkafryrë tepër.
5. jokal., vet. v. III Çahet dhe shpërthen me zhurmë a me krismë diçkafryhet tepër me ajër, me një gaz ose me një lëndë tjetër. Pëlciti kamerdarja (tullumbacja). I pëlciti zorra (stomaku).
6. kal. E çaj diçka, e plasarit, e kris (me të nxehtë, me goditjelehta etj.).nxehtët e pëlcet gotën.
7. jokal., vet. v. III Çahet diçka vende-vende, merr një të çarë; plasaritet (nga nxehtësia, nga goditjet e lehta etj.). kanë pëlcitur duart. Edhe guri pëlcet kur nxehet. (fj. u.).
8. bised., jokal., vet. v. III Vërshon a del me vrull nga shtrati i vet (lumi etj.). Pëlciti lumi.
9. fig., jokal., vet. v. III Ndodh menjëherë një ngjarje, shfaqet një dukurimënyrëpapritur e me vrull dhe përhapet me shpejtësi, shpërthen. Pëlciti zjarri (shiu). Pëlciti lufta. Pëlciti sherri (grindja). Pëlcitën mosmarrëveshjerënda.
10. fig., jokal., vet. v. III Delshesh menjëherë e me vrull diçkaishte e fshehur, shpërthen diçka e mbuluar. Pëlcitën pakënaqësitë e vjetra. Po pëlcasin hasmëritë.
11. fig., jokal. Kam një dëshirëmadhe e të papërmbajtur për diçka, bëj çmos, s’duroj dot; jepem shumë pas dikujt a pas diçkaje. Pëlcet pas tij, s’ndahet dot. Pëlcet ta bëjë. Pëlcetvejë atje. Pëlciti, po s’e mori dot. Të pëlcasësh e s’ke për ta gjetur!
12. fig., jokal. Ndiej shumë lodhje nga diçka, më mundon shumë, më këput, ma merr frymën. Po pëlcas nga punët e tepërta.
13. fig., kal. E bëj dikëvuajë shumë, e mërzit jashtë mase. E pëlcet inati, urrejtja.
14. fig., jokal. Vuaj shumë shpirtërisht nga diçka. Pëlcet nga inati (nga smira, nga zilia, nga marazi, nga urrejtja).
15. jokal. Nuk e përmbaj dot veten nga një ndjenjë zemërimi, inati etj. pëlciti ky djalë (ky njeri)! Më vjenpëlcas kur e dëgjoj (kur e shoh).
16. jokal. Vdes. pëlcasë! (mallk.).
17. edhe fig., bised., kal. E hedh dikë a diçka me forcëtokë ose në një vend tjetër, e hedh me vrull diku, e përplas. E pëlciti si shakull (si thes).
Sin.: plas, shpërthej, kris, shkrep, çaj, puf, kriset, plasarit, plasaritet, shpërthen, shfaqet, vërshon, buçet, gajas, digjem, lodhem, rraskapitem, këputem, veremosem, dëshirohem, çahem, gjyfqej, gjyfqehem, vdes, acaroj, përplas, kërcet, shkrehet, del, fillon, lind, sharroj, torturoj, veremos, mërzis, vuaj, hedh, flak, fus, rras.
Ta pëlcet *buzën (dikush a diçka). S’më pëlcet (s’më plas) *bytha (për dikë a për diçka) shpërf. vulg. Pëlcet *derri (diku). Pëlcet (edhe) *derrin (dikush a diçka). I pëlcasin *faqet (dikujt). Pëlcet (edhe) *guri (diku). Pëlcet edhe *gurin (dikush). Pëlcet *gur e dru (dikush). pëlcet *mëlçinë (dikush). plaçin sytë! bet. plaçin (të dalshin) *sytë shar. vjenpëlcas kam shumë inat, nuk e përmbaj dot veten; jam shumë i zemëruar nga dikush a nga diçka e papritur, që s’e duroj dot ose që mund ta parandaloja; vjen plasje.

TUFAT

TUFÁT vep., ~A, ~UR 1. kal. Parfumoj; lëshoj parfum; tymoj; stërpik. E tufati me parfum.
2. jokal. Puf; pi duhan duke nxjerrë shtëllunga tymi; tymos.
3. euf., kal. Pjerdh, fend. I tufati, dreqi!
Sin.: parfumoj, tymoj, stërpik, puf, tymos, pjerdh, fend.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.