Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pudrosur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUFKË

BÚFK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Tufë fijesh; xhufkë, zakonisht për zbukurim. Bufkat e peshqirit (e shallit, e lahurisë). Perde me bufka. Opinga me bufka. Shaminë me bufka, moj, / Ç’e mbajnë valltaret! (folk.).
2. Topth i bërë me cohëbutë me push për të pudrosur fytyrën etj. Bufka e pudrës.
3. Diçka e fryrë, e mbushur dhe zakonishttrajtërrumbullakët; mufkë, buf; tufë flokësh; kabloshë. Bufka pemësh. Bufkë gështenje. Bufkë vidhi. Bufka e pambukut. Bufka e qepës lulja e qepës. Bufkë leshi. Bufkë puplash. Ka lëshuar bufkën përmbi sy.
4. Njeri me faqefryra dhe i shëndoshë; bullafiq.
5. Shpend me kaçule mbi veshë dhe pendëpjesën e poshtmekëmbëve; gufkë, gufe; dele me shumë leshturi.
6. Jelek grash me mëngëgjera e të fryra te supet; gufe.
7. bot. Lulebufkë.
8. Kokërr fiku e papjekur.
Sin.: xhufkë, tufë, gufkë, mufkë, tujë, tugë, tufëz, tumbë, bistak.

PITIRISUR

PITIRÍSUR (i, e) mb. I pudruar, i pudrosur. Me faqe të pitirisura. Me mishra të pitirisura.

PLUHUROSUR

PLUHURÓSUR (i, e) mb. 1. është bërë a mbuluar me pluhur. Rrugicë e pluhurosur. Me fytyrëpluhurosur. Me rroba të pluhurosura. Xhamapluhurosur.
2. I shkrifëruar, i bërë si pluhur (për tokën etj.); i shndërruarpluhur. Tokë e pluhurosur.
Sin.: i pudrosur, i pluhuruar, i pudruar, i shkrifëruar.

PUDROSUR

PUDRÓSUR (i, e) mb. 1. është mbuluar me një shtresëhollë pudre; që është bërë me pudër. Me fytyrëpudrosur.
2. Që i është hedhur përsipër pak miell, sheqer etj.
3. është mbuluar me një shtresëlehtë pluhuri, çimento.
Sin.: i pluhurosur, i pluhurosur, i pluhuruar.

PUDRUAR

PUDRÚAR (i, e) mb. I pudrosur.

TALKOSUR

TALKÓSUR (i, e) mb. është talkosur; i talkuar. Me fytyrëtalkosur. Kryqe të talkosura.
Sin.: i pudrosur, i pudruar, i talkuar.

TALKUAR

TALKÚAR (i, e) mb. është talkuar; i talkosur. Sqetulla, rrëzë kofshësh të talkuara.
Sin.: i pudrosur, i pudruar, i talkosur.

TEPRI

TEPRÍ,~A f. Të qenët e diçkaje mbi kufijtë, mbi masën a mbi caqet e nevojshme ose të zakonshme, të qenët i tepërt; masë, shkallë, sasi etj. më e madhe se zakonisht a sa duhetjetë; shumicë, sasi e madhe gjërash; gjë e tepërt; të kaluarit e masës a të kufiritdiçka; kund. mangësi. Tepri fjalësh. Tepri lavdërimesh (lëvdatash). Hëngri (piu) me tepri. Ishte lyer e pudrosur me tepri. Ka me tepri ka sa të duash, nuk mbarohet, ka me lopatë (keq.). Tepria është haram. (fj. u.).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.