Fjalori

Rezultate në përkufizime për “publicist”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GAZETAR

GAZETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Punonjës i një gazete a i një reviste, që shkruan e redakton artikujndryshëm për shtypin ose përgatit e drejton emisionendryshmeradio, në televizion a online. Gazetar i zoti (i ri, i vjetër). Gazetar shqiptar. Gazetar i huaj. Klubi i gazetarëve. Foli përpara gazetarëve.
Sin.: publicist, kalemxhi.

KOMENTUES
KRONIKAN

KRONIKÁN,~E mb. 1. hist.bënte a shkruante kronika (në Mesjetë). Shkrime kronikane. Kronikanët e Beratit.
2. pub. bën kronika lajmeshditës; që informon publikun me kronika. Gazetar (publicist, korrespondent) kronikan.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.

PENË

PÉN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjet për të shkruar me bojë, që ka një bishthollë dhe me një majëmetaltëhollë e të çarë; maja e këtij mjetishkruan. Penë shkrimi (vizatimi). Njeri i penës ai që shkruan letërsi artistike, shkrimtarët. Bisht (majë) pene. Është i penës di të shkruajë bukur, i vjen ndoresh shumë për të shkruar. Ka luftuar me pushkë dhe me penë ka luftuar me armë dhe me dituri, me shkrime etj. Iku kordha e jatagani, erdhi pena e mellani. (fj. u.).
2. fig. Ai që shkruan një vepër, zakonisht letrare; shkrimtar a publicist. Penë e njohur (e re, e shquar).
Sin.: pendë, shkrimtar, letrar, publicist.
Me një të rënëpenës (pene) shih me një të rënëlapsit (të kalemit). Rrok penën i përvishem me zell një punemadhe me shkrim për qëllimecaktuara; i përvishem me vrull një shkrimi. I shket (i ecën) pena (dikujt) është i zoti t’i hedhëletër me lehtësi mendimet e veta, i ecën në të shkruar; është i aftë për të shkruar artikuj e vepratjera. Me një *vijë pene.

PUBLICIST

PUBLICÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që shkruan për çështje politiko-shoqërore, ai që merret me publicistikë. Publicist i njohur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.