Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PSIKO- fjalëform., libr. Gjymtyrë e parë e fjalëve të përbëra, që u përgjigjet kuptimeve të fjalëve “psikikë; psikik” (p.sh. psikobiologji, psikofizikë, psikokirurgji, psikopatologji, psikoterapi etj.).
PSIKOTERAPÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret me psikoterapi, specialist në psikoterapi.
PSIKOTERAPÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me psikoterapi, specialiste në psikoterapi.
TERAPÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. mjek. Trajtim apo ndërhyrje që ka për qëllim shërimin ose lehtësimin e një sëmundjeje; trajtim mjekësor për të shëruar, kuruar a lehtësuar sëmundjen e një të sëmuri; trajtim terapeutik për të ndihmuar dhe përmirësuar shëndetin; pjesë e mjekësisë që merret me trajtimin e sëmundjeve pa kirurgji. Terapi me ultratinguj. Terapi me ozon. Terapi kundër dhembjeve kronike. Terapia fizike. Filloi terapinë. Terapi intensive.
2. psikol. Proces ndërhyrjeje profesionale për të përmirësuar gjendjen mendore, emocionale ose sjellore të një individi; psikoterapi. Terapi konjitive. Terapi familjare. Terapi në grup. Terapi e sjelljes.
TERAPÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. mjek. Profesionist i mjekësisë; shërues, mjekues, kurues.
2. psikol. Psikolog, psikanalist që drejton një psikoterapi; psikoterapeut.
3. Profesionist (me ose pa diplomë mjekësore) që ndihmon një të sëmurë të rimarrë veten.
✱Sin.: mjek, mjekues, kurues, shërues, psikolog, psikanalist, psikoterapeut.
TERAPÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. mjek. Profesioniste e mjekësisë; shëruese, mjekuese, kuruese.
2. psikol. Psikologe, psikanaliste që drejton një psikoterapi; psikoterapeute.
3. Profesioniste (me ose pa diplomë mjekësore) që ndihmon një të sëmurë të rimarrë veten.
✱Sin.: mjeke, mjekuese, kuruese, shëruese, psikologe, psikanaliste, psikoterapeute.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë