Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PSIKO- fjalëform., libr. Gjymtyrë e parë e fjalëve të përbëra, që u përgjigjet kuptimeve të fjalëve “psikikë; psikik” (p.sh. psikobiologji, psikofizikë, psikokirurgji, psikopatologji, psikoterapi etj.).
PSIKOPATOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Specialist në psikopatologji.
PSIKOPATOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Specialiste në psikopatologji.
PSIKOPATOLOGJÍ,~A f., mjek. 1. Degë e mjekësisë që studion çrregullimet mendore tek individi, duke kërkuar shkaqet e tyre gjenetike, biologjike, psikologjike e shoqërore.
2. Sëmundje që shpërfaqet me sjellje që tregojnë një çrregullim mendor. Psikopatologji prindërore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë