Fjalori

Rezultate në përkufizime për “psikikë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PASQYROJ

PASQYR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. vet. v. III Riprodhon figurën ose shëmbëllimin e dikujt a të diçkaje (për një pasqyrë a një sipërfaqelëmuar dhendritshme). Uji pasqyronte qiellin.
2. vet. v. III, spec. Kthen rrezet e dritës; kthen valët e zëritdrejtimkundërt. Hëna pasqyron dritën e Diellit. Liqeni pasqyronte rrezet e Diellit.
3. fig. E jap a e përfshij në një materialshkruar, në një tabelë, në një skicë etj.; paraqit. E pasqyrojplan (në raport). I ka pasqyruargjithadhënat. Nuk e ka pasqyruar drejt.
4. vet. v. III, fig. E shfaq nga jashtë, e shprehmënyrëdukshme, shërben si pasqyrë a si paraqitje. Pasqyron gjendjen. Pasqyronte ndjenjat e tij. Konferenca pasqyroi arritjet e deriatëhershme.
5. fig. Riprodhoj në një vepër letrare ose artistike, jap. Letërsia pasqyron jetën shoqërore. Vepra pasqyron një ngjarje historike. Pasqyron me art.
6. filoz. Riprodhojpsikikë e në ndërgjegje figurat e botësjashtme.
Sin.: reflektoj, kthej, bredh, paraqit, jap, mishëroj, shpreh riprodhoj, përfshij, shfaq, shpreh, them.

PSIKIKË

PSIKÍK/Ë,~A f. Tërësia e përjetimeve shpirtërore si pasqyrim i botësjashtmendërgjegjen e njeriut dhe si produkt e kusht i bashkëveprimit të tij me mjedisin që e rrethon, bota shpirtërore. Psikikë e shëndoshë (e sëmurë). Psikika e njeriut (e fëmijës). Psikika e kafshëve.

PSIKË

PSÍK/Ë,~A f. Psikikë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.