Fjalori

Rezultate në përkufizime për “prushkurrize”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PRUSH

PRUSH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Grumbull thëngjijsh të ndezur, por pa flakë; copa drurijanë djegurzjarr e që kanë mbetur si thëngjijndezur; thëngjill i ndezur, gacë. Prush dushku (lisi, ahu, gështenje, thane, druri, qymyri). Prushi i mangallit. Dushku bën prushmirë. E poqiprush. I qeshtë buzaprush! (mallk.) u djegtë!
2. Puçrravogla, si të kuqërreme që u dalin fëmijëve zakonisht nga vapa; vapore, prushkurrize. E ka kurrizin tërë prush.
3. bised. Nxehtësi e lartë që ka dikush kur është i sëmurë; zjarrmi, ethe. Ka prush.
4. fig. Ndjenjë e fuqishme që të rrëmben; dëshirë e zjarrtë. Prushi i dashurisë. Me prush në gji.
5. përmb. Thekët e sixhadesë, të velenxës etj. Velenxë me prush.
6. si mb., fig. duket sikur lëshon shkëndija; i gjallë e i papërmbajturpunë, në luftë etj.; i zjarrtë, zjarr. Është prush. I ka sytë prush.
Sin.: shpuzë, zjarr, purrë, thëngjill, gacë, prushërimë, prushkurrize, vapore, zjarrmi, zjarr, thek, i zjarrtë, plot, ethe, ndjenjë, dëshirë, i gjallë, i papërmbajtur, i nxehtë.
U prushfytyrë (dikush) shih u flakë fytyrë (dikush). Ra në prush (dikush) ra në një rrezikmadh, mund ta pësojë keq, munddigjet. digjet zemra prush (për dikë) e dua shumë dikë, përvëlohem për të; më ka zënë malli shumë për të; digjet zemra flakë. (E do) si prushin në gji (dikë) iron. shih (e do) si zjarrin në gji (dikë) iron. Iku nga prushi e ra në gaca (dikush) shih iku nga shiu e ra në breshër (dikush). E ka hellin në prush (dikush) i ka punët për së mbari, ështërregull nga gjithçka; e ka vënë çdo gjë në terezi; nuk i mungon asgjë. E ka kokënprush (dikush) ështërrezikmadh, mund ta pësojë keq; (është) me kokë (me krye) në torbë (në thes, në trastë). E ka prush në gji (dikë) shih e do si zjarrin në gji (dikë). I ka sytë prush (dikush) është i gjallë e i papërmbajtur, digjet për të bërë diçka; i lëshojnë (i nxjerrin) sytë shkëndija. E ka zemrën prush (dikush) shih e ka zemrën zjarr (dikush). Me *kokëprush. *Kusia mbi prush e thëllëzafushë tall. Sa të marrë prush për pak kohë, pa ndenjur shumë, jo gjatë, një çast. I ngrohet *vatra edhe pa prush (dikujt). Nxjerr prush me këmbët e maces (dikush) keq. përpiqetbëjë një punë me dinakëri për të pasur përfitime për vete, nuk i futet ballazi; përdor si mashë dikë tjetër; i nxjerr gështenjat (nga zjarri) me duart e botës. (Përpëlitem) si *vezaprush. (Përpëlitem) si *zorraprush. Piqet (digjet) në prush (dikush) është gatibëjë gjithçka për dikë a për diçka; jep edhe jetën për të; hidhetflakë; hidhetzjarr. Prush i gjallë njeri i mbushur me forca e dëshirazjarrta, i ndezur për të bërë diçkavështirë a të rrezikshme, me plot energji. Me prush në gji me frymëzim e me një dëshirëmadhe, duke u djegur për të bërë diçkamirë; me zjarrin e zemrës. Prush përdhe (përtokë, në hi) farevegjël, të parritur e zakonisht pa përkrahje (për fëmijët). Qesh (kërcen) në prush (dikush) tregohet i gëzuar nga e keqja, por ai e di se ç’heq; kërcen prifti nga belaja. Rri mbi prush jam në një gjendjevështirë, të keqe a të rrezikshme; rri mbi thëngjij. (E bëri) *rrush e prush (diçka). *Saç pa prush. Vë dorën (duart) në prush (në *zjarr) (për dikë).

PRUSHKURRIZE

PRUSHKURRÍZ/E,~JA f. kryes. sh. ~E, ~ET Puçrravogla si të kuqërremta që u dalin fëmijëve zakonishtvapë; vapore. Është mbushur me prushkurrize.

VAPORE

VAPÓR/E,~JAII f. kryes. sh. ~E, ~ET Puçrravogla që u dalin fëmijëvetrup nga vapa. Iu mbush trupi me vapore.
Sin.: vapje, prushkurrize, bushliqe, prush.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.