Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BEGÁTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka diçka me shumicë, që është plot të mira; që jep ose që prodhon shumë, i frytshëm, pjellor. Vend i begatshëm. Tokë e begatshme. Korrje (vjelje) të begatshme. Punë e begatshme. Vit i begatshëm. Jetë e begatshme. Bashkëpunim i begatshëm. Kohë të begatshme.
2. fig. I begatë2. Leksik i begatshëm. Prurje të begatshme leksikografike. Materiale të begatshme për studimin e folklorit.
3. fig. Që vjen me vrull e me shumicë; i bollshëm. Ditë e begatshme për lajme të mira.
4. vjet. Begator2. U bë i begatshëm. Vinte nga prindër të begatshëm.
PASHQETËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i shqetësueshëm; që nuk të shqetëson; kund. i shqetësueshëm. Qëndrim i pashqetësueshëm. Prurje të pashqetësueshme ujërash. Rritje e pashqetësueshme e inflacionit.
PRÚRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bie, kur sjell a mbart diçka.
2. Sasia e ujit e shprehur me metra kub ose me litra në një sekondë që llogaritet se rrjedh në një prerje tërthore të lumit, të kanalit etj. Prurja vjetore (mesatare, e zakonshme). Prurjet e lumenjve (e përrenjve). Matin prurjen. Prurje maksimale (gjeogr.) sasia maksimale e ujit që mbart një rrjedhje ujore në një kohë e në një vend të caktuar. Prurje minimale (gjeogr.) sasia minimale e ujit që mbart një rrjedhje ujore në një kohë e në një vend të caktuar. Prurje e ngurtë (gjeogr.) sasia e materialit të ngurtë që mbart një rrjedhë uji.
3. Çdo gjë që sjell me vete rrjedha e lumit, e një kanali etj. Prurje e ngurtë prurje me lëndë të ngurta, si gurë, zhavorr etj. Pastruan shtratin e lumit nga prurjet. Prurje vëllimore.
4. Arritje në një punë. Prurjet e reja në studimet albanologjike (në shkencat matematikore, në shkencat ekonomike, në nanoteknologji, në kompjuteristikë).
✱Sin.: mbartje, sjellje, zhvendosje, njoftim, paraqitje, parashtrim, sjellje.
SHÚMTË (i, e) mb. Që është në sasi të madhe; që përbëhet nga një numër i madh qeniesh, sendesh, dukurish etj. të një fare. Pyetje të shumta. Veprimtari të shumta. Mundësi të shumta. Gjetje (prurje) të shumta. Ndërtime të shumta. Rrëshqitje të shumta. Vlera të shumta. Të ngrënët e shumtë të bën dëm. Shpresat janë të shumta. Jemi të shumtë në numër. Fjalët e shumta janë fukarallëk. (fj. u.).
SJÉLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Mënyra si vepron njeriu në jetë, në shoqëri, në shkollë etj.; qëndrimi në marrëdhënie me të tjerët ose kundrejt detyrave e në rrethana të caktuara. Sjellje e mirë (shembullore). Sjellje e keqe (e ashpër, e shthurur). Sjellja e nxënësve (e fëmijëve). Sjellja në shtëpi (në rrugë). Sjellje me edukatë. Sjellja me prindërit (me shokët). Mënyra e sjelljes. Ka sjellje të mira. Vë notë në sjellje. I uli (i theu) notën në sjellje. E përmirësoi sjelljen. Sjellja e zbukuron njeriun. (fj. u.).
2. kryes. sh. Prurje. Sjelljet e lumit kishin mbuluar bregun.
3. Shakullinë, dredhë. Nuk i pëlqeu sjellja e saj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë