Fjalori

Rezultate në përkufizime për “prridh”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MBYT

MBYT (MBYS) vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëjvdesë një njeri a e ngordh një kafshë, duke i shtrënguar fort grykën sa të mos marrë dot frymë, duke e zhytur në ujë etj. I mbyturimbyt. E mbytënlumë (në del, në pus). E mbyti me duar (me tel). I mbyti bletët me tym. Edhe vaumbyt. (fj. u.) edhe vështirësitë a problemet e voglalodhin e të mundojnë shumë. Kapërcyen zhyt e mbyt një lumëturbullt plot me kërcunjzinj ia dolën me shumë vështirësi, me shumë mundime.
2. Ther ose vras duke e goditur me diçka; prridh, fur. Mbyti një gjel për mikun. Mbytën gjarprin e hatashëm. E mbyti me thikë (me sëpatë). E mbytën me gurë.
3. Fundos një mjet lundrimi duke e dëmtuar ose duke e përmbysur. U kishin mbytur dy anije me mall. E mbytën varkën.
4. bised., vet. v. III Nuk e lë të marrë frymë lirisht, i vështirëson frymëmarrjen dikujt, i frymën; asfikson. Ajo jakë është tepër e ngushtë, të mbyt. Na mbyti tymi (pluhuri). E mbyti kolla. Na mbyti vapa.
5. fig., vet. v. III pushton një ndjenjë a gjendje emocionale aq e fortë saqë mezi marr frymë. E mbyti malli (dhimbja). E mbytën ngashërimet (lotët) qau me të madhe, qau me shumë lot.
6. bised. E rrah shumë dikë, e rrah për vdekje; i jap shumë goditje. E mbyti tjetrin me grushte. E mbyti me shkelma.
7. I hedh diçkaje shumë ujë, qumësht, sherbet a diçka tjetërlëngshme sa të zhytet plotësisht për ta zbutur, për ta ëmbëlsuar etj.; e ngop me një lëng, e përmbyt. E mbyti miellin me ujë. Mbyt kadaifin (bakllavanë) me sherbet. E ka mbytur byrekun (tavën) me vaj (me gjalpë). Mbyt gëlqeren me ujë e shuaj. Mbytin finjën i hedhin ujë hirit për të bërë finjë.
8. vet. v. III Del me shumicë sipër diçkaje, e mbulontërën dhe nuk e lë të zhvillohet; përhapet me shumicë gjithandej, vjen me tepri sa të pengon, sjell dëme etj.; ka me shumicë. I mbyti bari i keq grunjërat (të lashtat, arat). E mbyti balta udhën.
9. Përmbyt, vërshon (për ujin, për lumin). E mbyti lumi fushën. Na mbyti shiu (dëbora). E mbytën djersët i dolën shumë djersë, u qulldjersë.
10. fig. E nxjerr a e përhapnumër shumëmadh, e mbush gjithandej me të, e përmbyt. E mbytën tregun me mallra (me perime). E mbytën fëmijët kishte shumë fëmijë.
11. fig. Bëj diçka me tepri ose jap diçka me shumicë aq e sa e lodh dikë e s’e lë të marrë frymë, e dynd, e shemb. E mbyti me fjalë (me të shara). E mbyti me pyetje. E mbyti me të mira (me dhurata).
12. fig. E ngarkoj dikë rëndë me punë, me detyrime etj. sa s’mban dot më; e lodh dikë jashtë mase, e mundoj, në punë; vet. v. III dërrmon, s’më lë të marr frymë, më rëndon shumë. E mbytipunë. I mbyste me detyra (me projekte). I mbyti me borxhe. I mbyti puna. I mbytnin hallet. Shumë babo e mbytin fëmijën. (fj. u.) shumë vetë e bëjnëkeq një situatë a problem.
13. Mbuloj një tingull a një zë me anë të një tingulli më të fuqishëm ose me anë të një zhurme. Zhurma i mbyti bisedat. Duartrokitjet i mbytën fjalët e folësit. Këngëtarin e mbyti kori (orkestra).
14. fig. E bëjheshtë, e mposht, e nënshtroj; shtyp me dhunë, shuaj, asgjësoj (një kryengritje etj.). Mbyste kundërshtimet (ankesat, kritikat). E mbytën me gjak kryengritjen (lëvizjen, luftën). E mbyti me zjarr e me hekur.
15. fig. E pengoj diçka që të marrë udhë e të zhvillohet lirisht; mposht një ndjenjë ose diçka tjetër që më mundon; përpiqemharroj një brengë duke u marrë me diçka, duke pirë etj. E mbyti mërzitjen me alkool. Mbyt një ndjenjë (një dëshirë). Mbyste hidhërimin (dëshpërimin, dhembjet shpirtërore). Dontethoshte diçka për të qeshur, por e mbyti shakanë. Kjo që thua, e mbyt idenë tjetër.
16. bised. Futdhe ose mbuloj me dhe një degë, bimë, një rrënjë a një kalem druri që të mbijë, përpajnoj. Mbyt pjergullën (hardhinë).
Sin.: prridh, fur, kacafyt, ngordh, vras, ther, fundos, asfiksoj, përmbyt, mek, asgjësoj, shtyp, mposht, nënshtroj, shuaj, fik, fashit, ngop, gllabëroj, dend, dërrmoj, shemb, mundoj, përpajnoj.
E mbyt që në *djep (diçka). S’e ka mbytur *macen (dikush) iron. I mbyt *macet (dikush) keq. E mbyti me *pështymë (dikë). *Zhyt e mbyt.

PRRIDH

PRRIDH vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. E mbyt dikë duke e shtrënguargrykë me litar etj.
2. fig. I zë frymën, nuk e lë të veprojëmënyrëpavarur, ia ndrydh mendimin a veprimin, e mbyt.
Sin.: mbys, ndrydh, pengoj, shtyp, kufizoj.

PRRIDHJE

PRRÍDHJ/E,~A f., bised. Veprimi kur prridh ose kur prridhem. Prridhja e mendimit.
Sin.: mbytje, ndrydhje, shtypje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.