Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARGUMENTUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i argumentueshëm, i provueshëm, i dëshmueshëm. Argumentueshmëri profesionale.
✱Sin.: dëshmim, provueshmëri, vërtetueshmëri, faktueshmëri, arsyetueshmëri.
PAPROVÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk është i provueshëm; që nuk mund të provohet; kund. i provueshëm. Pohim i vërtetë, por i paprovueshëm. Thelbësisht i paprovueshëm.
2. I pademonstrueshëm. Hamendësim i paprovueshëm.
PROVUESHMËRÍ,~A f., drejt. Të qenët i provueshëm. Shkresë provueshmërie.
✱Sin.: dëshmueshmëri, vërtetueshmëri.
PROVÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., drejt. Që mund të provohet, që mund të dëshmohet. Faj i provueshëm.
✱Sin.: i dëshmueshëm, i vërtetueshëm.
VËRTETÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të vërtetohet. Fakt i vërtetueshëm. Lajm i vërtetueshëm.
✱Sin.: i dëshmueshëm, i provueshëm, i dokumentueshëm, i faktueshëm, i argumentueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë