Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTITABÚ,~JA f. sh. ~, ~TË Qëndrim, ide ose veprim që mohon tabutë; ndalim i diçkaje e parë si tabu; shprehje e hapur ndaj një teme të ndaluar për të nxitur ose provokuar reflektim shoqëror, kundërtabu; kund. tabu. Ndërtoj në antibu. Antitabu për kafshët. Antitabu intelektuale. Me antitabu kundër tabuve.
PAPROVOKÚAR (i, e) mb. Që nuk është provokuar; kund. i provokuar. Sulm (agresion) i paprovokuar. Luftë e paprovokuar.
PROVOKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur provokoj ose kur provokohem.
2. Veprim që bëhet qëllimisht për të provokuar dikë, për të nxitur njërin kundër tjetrit, për të shkaktuar grindje, për të provuar dikë a për të zbuluar synimet e vërteta të dikujt etj. I bëri një provokim. Nuk iu përgjigj provokimit.
3. Provokacion. Provokim i ulët (i hapur, kriminal).
✱Sin.: grindje, nxitje, armiqësim, përçarje.
PROVOK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E nxit dikë me qëllim të keq që të veprojë haptas e të zbulojë kështu synimet e mendimet e veta; ngallmoj. E provokoi me fjalë. Ai e kishte provokuar i pari.
2. Ndërhyj me armë kundër një vendi tjetër të pavarur për të krijuar trazira e shkaqe për ndërhyrje të armatosur, bëj provokacion.
3. Ndërhyj që të mos kryhet a të prish diçka, ndërhyj që të ndërpres diçka. Provokoi abortin.
✱Sin.: nxis, grind, përçaj, ngallmoj, sulmoj.
PROVOKÚESHËM ndajf. Në mënyrë provokuese, duke provokuar. Tingëlluan provokueshëm. Fliste (lëvizte, pozonte, kërcente, qeshte, vishej) provokueshëm. M’u drejtua shumë provokueshëm dhe shumë pezmatueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë