Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AGJÉNT,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. admin. Përgjegjës i një agjencie, që vepron në emër të dikujt tjetër ose që kryen një funksion të caktuar në një fushë specifike; përfaqësues i një institucioni a i një ndërmarrjeje, i ngarkuar me një detyrë të caktuar në degët që varen prej tyre ose në detyrën e ndërmjetësit ose të përmbaruesit në fusha të ndryshme, si biznes, ligje, siguri, financa, turizëm etj. Agjent i transportit (i grumbullimit). Agjent tregtar (financiar, diplomatik). Agjent privat. Agjent i patundshmërive. Agjent i licencuar. Agjent i regjistruar. Agjent i sigurimeve. Agjent ligjor. Agjent i pasurive (i pronave). Agjent banke. Agjent shitjesh telefonike. Agjent bujqësor (vjet.) teknik bujqësor i mesëm.
2. Pjesëtar ose bashkëpunëtor i fshehtë i organeve të zbulimit të një shteti ose i organeve policore të tij; spiun. Agjent i rrezikshëm. Agjent zbulimi. Agjent me përvojë. Bëhet agjent. Zunë dy agjentë. Agjent i Agjencisë Shtetërore për Inteligjencë.
3. keq. Ai që është në shërbim të veprimtarisë politike, ekonomike, ushtarake etj. ose në shërbim të interesave të dikujt. Agjent i rrezikshëm. Agjent provokator. Agjent i shkathët.
PROVOKÚES,~I m. sh. ~, ~IT Provokator.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë