Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRKÓHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që zgjat një kohë jo të gjatë, që është për pak kohë, që nuk vijon gjithmonë; që kalon shpejt; kund. i përhershëm. Banesë e përkohshme. Detyrë (punë) e përkohshme. Dukuri (shfaqje) e përkohshme. Gjendje e përkohshme. Vështirësi të përkohshme. Përmirësimi i përkohshëm i gjendjes. Qëndrim (largim) i përkohshëm. Paaftësi e përkohshme për punë.
2. Që është ngarkuar të kryejë detyra të caktuara për një periudhë kohe të kufizuar (për disa organe të zgjedhura ose të emëruara). Qeveri e përkohshme.
3. Që punon në periudha a në stinë të caktuara të vitit; që bëhet me ndërprerje. Punëtorë të përkohshëm.
✱Sin.: i hëpërhëshëm, provizor, kalimtar, çastor, i tanipërtanishëm, i sotpërsotshëm, i dorëpërdorshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë