Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PROVINCIÁL,~E mb. 1. Që i përket provincës, i provincës; që është ose bëhet në provincë; që banon e punon në provincë. Qytet provincial. Spital provincial. Autoritetet provinciale.
2. mospërf. Që ka zakone e sjellje si të një njeriu të provincës; i ngushtë, i pazhvilluar. Njeri provincial. Jetë provinciale.
3. gjuh., vjet. Dialektor; krahinor. Gjuhë provinciale. Fjalor provincial.
✱Sin.: krahinor, i ngushtë, i pazhvilluar, i prapambetur, dialektor.
►PROVINCIALIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem provincial.
2. pës. e PROVINCIALIZÓJ. Shqipëria nuk mund të provincializohet.
PROVINCIALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj provincial, ia ngushtoj vlerën duke e lidhur me një krahinë a me një province. Provincializon traditën. Mungesa letërsisë shkencore, që krijohet në Shqipërinë shtetërore, pashmangshëm i cenon, i ngushton, i rrudh, i varfëron e kjo domethënë se i provincializon studimet tona shqiptare. (shkenc).
PROVINCIALÍZ/ËM,~MI m. 1. Të qenët provincial.
2. Prapambeturi, prapambetje.
3. gjuh. Krahinorizëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë