Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARGJIPESHKVÍ,~A f. sh. ~, ~TË fet. Provincë kishtare që drejtohet nga një argjipeshkëv, selia e argjipeshkvit; rrethi i veprimit, juridiksioni i tij; distrikt i kishës që përfshin disa dioqeza që drejtohen nga peshkopët. Katedralja e argjipeshkvisë. Dioqezat e argjipeshkvisë. Territori administrativ i argjipeshkvisë. Administrata qendrore e një argjipeshkvie.
✱Sin.: kryepeshkopatë, kryeipeshkëv, arkidioqezë.
KANTÓN,~I m. sh. ~E, ~ET zyrt. Njësi e ndarjes territoriale dhe administrative (në disa vende); provincë; land. Kantonet e Zvicrës. Kantoni i Pekinit.
✱Sin.: provincë, land, departament.
METROPOLÍ,~A f. sh. ~, ~TË fet. 1. Qendra kishtare e një zone, ku shtrihet pushteti kishtar i arqipeshkvit a i arqipeshkopit, në vendet ku vepron besimi katolik ose ortodoks; mitropoli. Metropolia e Shkodrës. Në metropolinë e Gjirokastrës.
2. Kisha të veçanta që bashkohen në një provincë kishtare të kufizuar nga një territor i përcaktuar, provincë kishtare; organizim tradicional për koordinimin e punës baritore dhe të ungjillëzimit në një territor të caktuar; mitropoli.
►MËRZÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Humb qetësinë dhe durimin sepse nuk kam asgjë interesante për të bërë, ndiej mërzi, kam mërzi, më vjen mërzi. Ky mbeti në shtëpi pa punë dhe u mërzit. Xhaxhai mërzitej kur ishte vetëm.
2. vetv. Lodhem me veprime të përsëritura, që vazhdojnë për një kohë të gjatë ose që janë pa interes (pyetje, kërkesa, ankesa etj.), më shkakton mërzi. Ajo mërzitej në shtëpi duke qëndisur. Koleksionisti nuk mërzitej asnjë minutë në shoqërinë e doktorit. Ajo ishte e bukur dhe unë nuk mërzitesha kurrë ta vështroja.
3. vetv. E bëj të humbasë paqen dhe lumturinë, e trazoj, e shqetësoj, i shkaktoj mërzi dikujt, i jap mërzi. Ai mërzitet me vëllanë që nuk tregohet i drejtë. Mërzitesh me mua nëse flas kështu? Nuk mërzitet fare nuk bëhet fare merak, nuk i bëhet vonë, nuk shqetësohet.
4. vetv. Nuk e pëlqej më dikë ose diçka, nuk e duroj dot, nuk dua ta shoh me sy (përdoret me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në rasën dhanore). Komshiu i bezdisur të mërzitet. Mos i janë mërzitur shoqet e fëmijërisë asaj? Atij i qe mërzitur jeta në provincë. Më janë mërzitur ëmbëlsirat.
5. pës. e MËRZÍT.
✱Sin: shqetësohem, bezdisem, këndirrem, ënjtem, fryhem, leqendisem, trishtohem, tundohem, buhavitem, turbullohem, veremosem, brengosem, urgusem, sëkëlldisem, sëkëndisem.
PROVINCIÁL,~E mb. 1. Që i përket provincës, i provincës; që është ose bëhet në provincë; që banon e punon në provincë. Qytet provincial. Spital provincial. Autoritetet provinciale.
2. mospërf. Që ka zakone e sjellje si të një njeriu të provincës; i ngushtë, i pazhvilluar. Njeri provincial. Jetë provinciale.
3. gjuh., vjet. Dialektor; krahinor. Gjuhë provinciale. Fjalor provincial.
✱Sin.: krahinor, i ngushtë, i pazhvilluar, i prapambetur, dialektor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë