Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HERÓ,~I m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Njeri që lufton me guxim dhe vetëmohim për një qëllim fisnik a për një kauzë të madhe, duke vënë në rrezik veten dhe duke sakrifikuar jetën nëse është nevoja. Heroi që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja. Heroi i ditës. Hero legjendar. Hero i luftës. Vepra e heronjve. Heronj të popullit. Hero Kombëtar a) titull i lartë nderi që i është dhënë Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, udhëheqës i popullit shqiptar dhe luftëtar i shquar kundër pushtuesve osmanë në shekullin XV; b) urdhër nderi, me të cilin dekorohen ata që kanë kryer vepra të larta trimërie, heroizmi dhe vetëmohimi të pashoq në mbrojtje të interesave të larta të shoqërisë dhe të Atdheut.
2. Njeri që shquhet për arritje të mëdha në një fushë të caktuar. Nxënësit e shkëlqyer që zgjedhin rrugën fisnike të mjekësisë janë heronjtë e së nesërmes.
3. let., mit., folk. Protagonist a personazh kryesor në një legjendë, gojëdhënë, rrëfim, tregim, roman, etj., i mbushur me kurajë dhe forcë të madhe, i dalluar për tipare të veçanta. Heroi kryesor. Heroi pozitiv. Heroi i tregimit romanit i novelës, i dramës). Heronjtë e mitologjisë. Dyluftimet mes heronjve në mitologji. Flasim për heroin e romanit.
✱Sin.: gjysmëhyjni, gjysmëperëndi, trim, kreshnik, protagonist, fitimtar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë