Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AGJITATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET polit. Ajo që bën agjitacion; ajo që nxit, që vepron ose që përhap ide e qëndrime politike, sociale etj. në masat e gjera; ajo që është ngarkuar të bëjë punë agjitative. Agjitatore politike. Agjitatore e sprovuar.
✱Sin.: agjituese, propagandiste, propaganduese, reklamuese.
PREDIKATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Predikuese e mësimeve të fesë. Predikatore shëtitëse.
2. Propaganduese e një ideje, e një doktrine etj.. Predikatore politike.
3. Foltore e priftit.
PROPAGANDÚES,~E mb. Që bën propagandë, që propagandon. Aftësi propaganduese. Lajme propaganduese. Fushatë propaganduese.
✱Sin.: propagandistik, përhapës, popullarizues.
PËRÇÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që i prin dikujt në një punë, ajo që e udhëheq dikë në një veprim etj.; ajo që i tregon rrugën dikujt (edhe fig.).
2. Ajo që drejton një mjet transporti.
3. Ajo që bëhet mbartëse, përhapëse e propaganduese e një ideje, e një ideologjie etj. në popull a në një rreth të gjerë njerëzish; ajo që çon e përhap diku një ide a një vijë politike.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë