Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUTOREKLÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Formë reklame që bëhet nga vetë autori për të promovuar veprën, produktin ose shërbimin e tij nëpërmjet medieve televizive, rrjeteve sociale, faqeve personale të internetit, platformave digjitale, blogjeve ose kanaleve të tjera. Autoreklamë e librit të fundit. Përgatiti një autoreklamë për shërbime profesionale. Autoreklamë promovuese.
✱Sin.: vetëreklamë, vetëreklamim, autoreklamim, vetëpromovim.
MUJSHÁR,~E mb. Që përdor forcën vetëm pse mundet me qëllim që ta detyrojë dikë tjetër të bëjë diçka, që shpërdoron fuqinë a pushtetin për të sunduar me dhunë mbi të tjerët ose për të bërë atë që do vetë, që sillet e që vepron me prepotencë; zullumqar; dhunues; bullizues. Shpëtoj prej njeriut mujshar. Ndihem i turpëruar me disa sjellje mujshare të shokëve të mi. Në fillim fjalët e tij iu dukën disi mujshare. Politika mujshare si promovuese e dhunës në shoqëri.
✱Sin.: zullumqar, dhunues, bullizues.
PLANIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj me kohë planin e masave që duhen marrë dhe afatet për të kryer një punë, një veprimtari etj.; organizoj punën sipas një plani. Planifikuan rindërtimin e shkollave pas tërmetit. Planifikojnë prodhimet e perimeve (të pajisjeve elektronike). E kanë planifikuar punën në mënyrë shkencore.
2. ek. Përcaktoj në plan detyrat, treguesit dhe mjetet e nevojshme për zhvillimin e ekonomisë, të kulturës, të shkencës etj.; e fut në plan një punë a një detyrë, e përfshij në plan. Planifikojmë zhvillimin veprimtarive sportive (kulturore, promovuese për turizmin malor).
3. bised. Kam ndër mend të bëj diçka, synoj, vë në plan. Nuk e kishte planifikuar atë vizitë.
✱Sin.: planëzoj, programoj, përcaktoj, organizoj, parashikoj, mendoj, synoj.
PROMOVÚES,~E mb. Që promovon dikë a diçka. Ent promovues. Veprimtari promovuese. Takim promovues. Shkollat (institucionet) promovuese.
PROMOVÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që promovon dikë a diçka. Promovueset gjimnaziste. Promovuese e perlës natyrore të Sharrit.
VIDEÓGRAF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Specialist që merret me regjistrimin dhe prodhimin e videove, zakonisht duke përdorur kamera profesionale dhe pajisje të tjera, që realizon dhe përpunon video për qëllime artistike, promovuese ose dokumentare.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë