Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUTOREKLÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Formë reklame që bëhet nga vetë autori për të promovuar veprën, produktin ose shërbimin e tij nëpërmjet medieve televizive, rrjeteve sociale, faqeve personale të internetit, platformave digjitale, blogjeve ose kanaleve të tjera. Autoreklamë e librit të fundit. Përgatiti një autoreklamë për shërbime profesionale. Autoreklamë promovuese.
✱Sin.: vetëreklamë, vetëreklamim, autoreklamim, vetëpromovim.
AVANGÁRD,~E mb. Që është në ballë të ndryshimeve dhe risive (artistike, kulturore, politike, teknologjike etj.), që sfidon traditat dhe marrëveshjet ekzistuese, që është nismëtar, pionier në fushën e vet duke promovuar ide dhe praktika të reja dhe eksperimentuese, të panjohura dhe të paprovuara më parë. Letërsi avangarde. Art avangard. Poet avangard. Intelektual avangard. Filozof avangard. Kompozitor avangard. Grup avangard. Teorik avangard. Teoria e artit avangard. Shkencëtar avangard. Mendim politik avangard. Lëvizjet politike avangardë.
✱Sin.: pararojë, nismëtar, prijatar, risimtar, pionier, pararendës, novator.
LANÇÚAR (i, e) mb. Që është lançuar. Satelitët e lançuar në orbitë. Një film i lançuar vitin e kaluar. Projekti më i suksesshëm i lançuar këtë vit.
✱Sin.: i lëshuar, i dërguar, i hedhur, i nxjerrë, i filluar, i prezantuar, i promovuar.
OLIMPÍZ/ËM,~MI m., sport. Filozofi, frymë dhe praktikë që lidhet me Lojërat Olimpike dhe me idealet që ato përfaqësojnë, duke promovuar vlerat e sportit, respektin, drejtësinë, miqësinë dhe harmoninë ndërmjet trupit dhe mendjes, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Fryma e olimpizmit. Parimet (vlerat) e olimpizmit. Promovimi i vlerave të olimpizmit te nxënësit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë