Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BOTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur botoj diçka; shtypje; vjet. shtypshkrim, nxjerrje. Botimi i veprave letrare. Përgatit për botim. Sheh dritën e botimit botohet. Procesi i botimit. Merr përsipër botimin. Viti i pestë i botimit.
2. Vepër, artikull, studim etj. që është shtypur dhe është vënë në qarkullim, ajo që është botuar. Botime periodike. Botime të ilustruara. Botime shkollore (mësimore). Botime letrare (politike, shkencore, artistike). Botimet e një autori. Botime të Akademisë së Shkencave (të Universitetit). Botime për fëmijë. Botim elektronik libër, artikull etj. i botuar dhe i shpërndarë me mjete elektronike.
3. Tërësia e kopjeve të një vepre të shtypura njëherësh. Botimi i parë (i dytë). Botim i përmirësuar (i rishikuar).
4. vjet. Njoftim a kumtim zyrtar i botuar; shpallje, lajmërim, proklamim. U njoftuan në një botim zyrtar.
✱Sin.: shpallje, proklamim, lajmërim, njoftim, kumtim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë