Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PROJEKTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur projektoj ose kur projektohet diçka. Projektimi i banesave (i fshatit turistik, i resortit). Projektimi i filmit. Zyra e projektimit. Instituti i projektimit. Aparat projektimi. Salla e projektimit.
✱Sin.: skicim, shfaqje.
SHEST/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përcaktoj planin a mënyrën e kryerjes së një pune, mendoj diçka, rregulloj, ndreq, vë për së mbari; ideoj, skicoj. Shestoj një punë. Shestoi një dredhi. Shestoi diçka me vete. I shestoi mirë e mirë punët e veta.
✱Sin.: ideoj, skicoj, vijëzoj, përvijoj, ravijëzoj, planifikoj, projektoj, sendërgjoj, synoj, ujdis, bluaj.
SKIC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vizatoj diçka duke paraqitur vetëm tiparet kryesore; bëj një vizatim me disa vija kryesore, si punë paraprake e përgatitore për ta plotësuar më pas. Skicoi një portret (një tablo). Skiconte me laps fytyrën e një punëtori. Kishte skicuar pamje nga jeta në fshat.
2. Bëj skicën e diçkaje, bëj vizatimin me pak vija të një sendi, pajisjeje etj., që përmban të dhënat e nevojshme për ta prodhuar. Skicoi pjesët e ndërrimit. Pati skicuar një galeri arti.
3. Paraqit diçka në tiparet kryesore e në vijat më të përgjithshme. Skicuan një fermë.
✱Sin.: përvijoj, projektoj, paraqit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë