Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PROGRESÍST,~E mb., libr. Përparimtar. Forcat progresiste. Lëvizje progresiste. Mendimi progresist.
PËRPARIMTÁR,~E mb. 1. Që përkrah zhvillimin, ecjen përpara të shoqërisë, ngritjen e nivelit politik, ekonomik e kulturor etj.
2. Që mendon, përpiqet e lufton për zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë, që është për të renë e lufton për të. Shkrimtar (dijetar) përparimtar. Forcat përparimtare.
3. Që lidhet me përparimin ekonomik, kulturor etj. të gjithë shoqërisë, që ndihmon zhvillimin e mëtejshëm të gjithë popullit; që ka tipare të tilla. Mendime (ide) përparimtare. Tradita përparimtare. Vizion përparimtar. Me ambicie përparimtare.
✱Sin.: i përparuar, përparimdashës, përparimtar, kulturëdashës, dritësjellës, progresist.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë