Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AVANCÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Përparim, zhvillim, ngritje në një shkallë më të lartë karriere, teknologjie, njohurie, aftësie ose shkathtësie, ecje ose lëvizje përpara. Avancim i arsimit. Avancim profesional. Avancim teknologjik. Avancim në detyrë. Avancimi i trupave të sigurisë. Avancim i mjekësisë. Avancim i studimeve gjuhësore.
2. Përmirësim i gjendjes ose i pozitës së dikujt; zhvillim i vazhdueshëm në fusha të ndryshme të jetës dhe shoqërisë. Avancim në punë. Avancim në titujt shkencorë. Avancim në karrierë. Avancim i gjendjes materiale.
✱Sin.: përparim, zhvillim, ngritje, arritje, mbërritje, përmirësim, rritje, lëvizje, shtim, progres.
PRAPAVÁJTJ/E,~A f., libr. Kthimi prapa në një gjendje të prapambetur ose të pazhvilluar, ecje kundër përparimit; rënie, regres; kund. përparim; progres. Ishte prapavajtje. Pati prapavajtje.
✱Sin.: regres, rënie, përkeqësim, keqësim.
PËRPARÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përparoj. Përparimi i sëmundjes. Përparimi i industrisë (i teknikës).
2. Prirje e përgjithshme zhvillimi; shkalla që arrihet nga zhvillimi i mëtejshëm i diçkaje; kund. prapambetje. Përparime të mëdha. Përparime sasiore (cilësore). Përparimet në bujqësi (në industri). Ka bërë përparime në sistemin universitar.
✱Sin.: avancim, progres, marshim, ecje, lulëzim, lëvizje, mbarësi, mbrothësi, hop, hov, zhvillim, dritë, dituri.
SHAPULLUAR (i, e) mb. 1. Që ka përparuar, që ka pasur progres; që është shapulluar. Shofer i shapulluar në lëvizje. Djalë i shapulluar në mësime.
2. Që është i shpëtuar. Pas daljes ishte krejt i shapulluar. I shapulluar nga tërmeti.
✱Sin.: i përparuar, i avancuar, i skapulluar, i shpëtuar.
SHKALLËSHKÁLLSH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që bëhet dalëngadalë, hap pas hapi, i shkallëzuar. Progres i shkallëshkallshëm. Ndarje e shkallëshkallshme.
✱Sin.: i dalëngadalshëm, shkallëzor, i shkallëzuar, përparues, shkallë-shkallë, përparues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë