Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ABONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET ek. Marrëveshje ose kontratë për të marrë një shërbim, një botim ose një produkt në mënyrë të rregullt, zakonisht për një periudhë të caktuar kohore dhe kundrejt një tarife; parapagesë për një shërbim ose një blerje. Abonim për një revistë (gazetë, program radio a televizion). Abonim për shërbime digjitale. Abonim për telefon (energji elektrike). Anulim i abonimit. Abonim për shërbime utilitare. Shërbimi i abonimit.
✱Sin.: pajtim, parapagim, abone.
►ABON/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. ek., vetv. Bëj parapagimin për një shërbim të caktuar (për një gazetë, një revistë, një program televiziv etj.); pajtohem për një organ shtypi a për diçka tjetër (porosi, blerje etj.). Abonohem çdo gjashtë muaj për programin televiziv. Abonohem për shërbime interneti. Abonohem për shërbime mirëmbajtjeje. U abonuan për shërbime teknike. Abonohu edhe ti!
2. pës. e ABONÓJ.
✱Sin.: pajtohem, parapaguhem.
ABONÚAR (i, e) mb. Që është abonuar (për një gazetë, revistë, program televiziv etj.). Student i abonuar. Revistë e abonuar. I abonuar për pajisje softuer. Internet i abonuar. Shërbime të abonuara. Biznes i abonuar. Lajme të abonuara. Gazeta javore të abonuara.
✱Sin.: i parapaguar, i pajtuar, abonent, i pajtuar.
ABSTRAKTÚAR (i, e) mb. Që është i veçuar me anë të procesit mendimor me qëllim përgjithësimin e veçorive të objekteve, të dukurive a të ideve të caktuara; i përgjithësuar, i thjeshtëzuar. Koncept i abstraktuar. Program i abstraktuar kompjuterik. Art i abstraktuar.
ADMIRALIÁT,~I m., usht. 1. Autoritet i lartë i marinës luftarake detare; organ drejtues që merret me çështjet detare dhe strategjitë e mbrojtjes përmes flotës detare. Komanda e admiraliatit. Vendimet e admiraliatit. Urdhëresa e admiraliatit. Strategjia mbrojtëse e admiraliatit. Admiraliati shqiptar. Admiraliati nisi një program modernizmi për anijet luftarake.
2. Komanda supreme e forcës ushtarake detare, që është përgjegjëse për drejtimin dhe administrimin e një marine luftarake. Njësitet e admiraliatit. Rregullat e admiraliatit. Oficer i admiraliatit. Admiraliati vendosi patrullimet në det të hapur.
3. Tërësia e admiralëve të një fuqie ushtarake detare. Përgatitja fizike e admiraliatit. Admiraliati në gatishmëri mbrojtëse.
4. Ndërtesa ku gjendet kjo komandë e forcës ushtarake. Objekti i ri i admiraliatit.
AGJÉND/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT admin. 1. Program i punëve, i detyrave ose i veprimtarive që duhet të kryhen brenda një afati të caktuar kohor. Agjenda e mbledhjes. Agjenda e vizitës së kryetarit. Agjendë e ngjeshur pune. U caktua agjenda ditore.
2. Ditar, shënime, bllok përkujtues ku shënohen punët që duhet të kryhen gjatë një dite ose gjatë disa ditësh. Shih agjendën time. Shënoje në agjendën e manifestimit.
AGJÉND/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dokument ose listë e rendit të ditës, që përmban çështje, tema ose veprimtari që do të diskutohen ose do të trajtohen gjatë një takimi, një konference ose një veprimtarie; planifikim ose organizim për ecurinë e një dite, një takimi, një mbledhjeje, një konference ose veprimtarie; plan veprimi, rend dite. Përcaktimi i agjendës. Agjenda e takimit. Agjenda e seminarit. Agjenda e simpoziumit. Diskutimi sipas agjendës. Përmbaju agjendës!
✱Sin.: plan, program, kalendar, planifikues, orar, rend.
AKREDITÚAR (i, e) mb. Që është i akredituar. Program studimor i akredituar. Inspektor i akredituar. Institucion shkollor i akredituar. Gazetar i akredituar. Laborator i akredituar.
✱Sin.: i autorizuar, i besueshëm, i njohur, i prokuruar, i certifikuar.
AKSÉS,~I m. 1. Leje, liri, qasje për të hyrë a për të kaluar diku ose për t’u afruar pranë dikujt e për të komunikuar të. Kam akses për të parë dosjen. Akses i lejuar (i ndaluar). Akses i shpejtë. Akses i lehtë. Akses për të huajt. Akses publik.
2. Liri ose aftësi për të marrë ose përdorur diçka. Akses i drejtpërdrejtë bankar. Akses i koduar. Akses i autorizuar.
3. Mundësi ose mjet për të hyrë ose për t’u afruar diku. Mbikalimi krijon akses për lehtësimin e qarkullimit.
4. mjek. Shpërthim a fillim i një sëmundjeje.
5. fin. Shpërthim i papritur emocioni.
6. kompj. Qasje, leje, mundësi që ka një përdorues, një program ose një pajisje për të bashkëvepruar me të dhënat, me përmbajtjen ose me pajisjet e tjera.
AKTIVIZÚAR (i, e) mb. 1. Që merr pjesë aktive në një veprim, në një veprimtari, në një aktivitet; i aktivuar. Sportist i aktivizuar.
2. Që është aktiv në punë, në veprimtari, në lëvizje ose në shërbime të caktuara. Inxhiniere e aktivizuar. Grupet e aktivizuara të ndihmës së parë. Ishte i aktivizuar në shërbimin ushtarak (diplomatik).
3. spec. Që është vënë në veprim, që është nxitur të aktivohet. Detektor i aktivizuar. Program i aktivizuar. Pluhur i aktivizuar. Procese kimike të aktivizuara. Karbon i aktivizuar. Komunikacioni i aktivizuar. Zjarr i aktivizuar.
AKTUÁL,~E mb., libr. 1. Që është i ditëve tona, që ndodh në kohën e sotme, që i përket kohës sonë, që është në rend të ditës; i sotëm. Gjendja aktuale. Ngjarjet aktuale. Rrethanat (kushtet) aktuale. Detyra (probleme) aktuale. Misione aktuale. Fushata aktuale. Program (projekt) aktual. Projekte aktuale. Qeveria aktuale. Drejtori aktual.
2. Që ka rëndësi dhe interes të veçantë për kohën e tanishme, që është i pranishëm ose që është i nevojshëm për kohën e sotme, që u përgjigjet kërkesave më të ngutshme të ditëve tona; që del si diçka e mprehtë dhe e drejtpërdrejtë në çastin e tanishëm. Çështje aktuale. Tema aktuale. Lajme aktuale. Problemi më aktual. Rrezik aktual. Sfida aktuale. Është aktuale.
✱Sin.: i sotëm, i sotshëm, i tashëm, i tanishëm, i përtashëm, i përditshëm, i pranishëm, bashkëkohor, i çastit, i momentit, momental.
AKTUALIZÚAR (i, e) mb. Që është aktualizuar, që është aktual, i ditëve tona, i sotëm i përtashëm; bashkëkohor, modern, i jetësuar, i përshtatur me realitetin e sotëm, i sjellë në gjendjen më të re. Të dhëna të aktualizuara. Ngjarje e aktualizuar. Përvojë e aktualizuar. Kompjuter i aktualizuar. Versioni i aktualizuar i aplikacionit. Program mësimor i aktualizuar me metoda moderne. Janë aktualizuar mendimet e mia.
✱Sin.: i përtashësuar, i përditësuar, i përshtatur, i bashkëkohorizuar, modern, i modernizuar, i jetësuar, i sendërtuar, i realizuar, i zbatuar.
ALGORÍT/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT 1. mat. Rregull ose përshkrim për zgjidhjen e një problemi matematikor; përshkrim e udhëzim i një mënyre llogaritjeje me numra dhjetorë. Tabela e algoritmeve.
2. inf. Program kompjuterik që funksionin si algoritëm duke i dhënë udhëzime kompjuterit për hapat dhe radhën e veprimeve; sekuencë udhëzimesh në një kompjuter; mënyrë përshkrimi e udhëzimi për përpunimin e të dhënave kompjuterike.
ANALITÍK,~E mb. 1. Që përdor metodën e analizës; që mbështetet në analizën; që paraqitet a shqyrtohet përmes analizës, analizues; kund. sintetik. Gjykim analitik. Metoda analitike. Gjeometria analitike. Psikologjia analitike. Ekspertizë analitike. Raport analitik. Mjetet analitike. Me rrugë analitike. Logjika analitike logjika që merret me konceptet, gjykimet dhe përfundimet.
2. Që është i zbërthyer, i shkoqitur me hollësi, analizues; kund. sintetik. Plan (program) analitik. Bibliografi analitike. Filozofia analitike.
3. spec. Që shërben për analiza; që bën analiza. Peshore analitike. Laboratori analitik. Instrumente analitike.
4. gjuh. Që i shpreh marrëdhëniet ndërmjet fjalëve në fjali jo me mbaresa, por me mjete të tjera të veçanta; që përbëhet nga njësi të veçuara gjuhësore (për trajtat e përbëra); kund. sintetik. Gjuhë analitike. Përkufizim analitik. Trajtë analitike. Ndërtime analitike.
ANALIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që analizon, ai që ka prirje për të bërë analiza; analist; kund. sintetizues. Analizues politik. Analizues i përpiktë. Analizuesit e tregut parashikojnë ndryshime ekonomike.
2. Pajisje, mjet ose program që bën analiza, që shqyrton dhe që zbërthen një tërësi për të kuptuar më mirë përbërjen ose funksionimin e saj. Në laborator përdorën një analizues kimik. Softueri ka një analizues të integruar për gabimet. Analizuesi sintaksor zbërthen strukturën e fjalisë.
✱Sin.: zbërthyes, shkoqitës, përimtues, shqyrtues, shoshitës, qëmtues.
ANTIKORRUPSIÓN mb. 1. Që parandalon ose lufton korrupsionin. Aksion antikorrupsion. Program antikorrupsion.
2. Që ka të bëjë me antikorrupsionin; që i përket antikorrupsionit, i antikorrupsionit. Informim antikorrupsion.
ANTIPARTÍ mb., pol. 1. Që është kundër ideve të një partie dhe të parimeve të saj teorike e strukturore, që del kundër vijës së partisë së vet, kundërparti; kund. parti. Veprimtari (punë) antiparti. Qëndrim antiparti. Grupim antiparti. Propagandë antiparti.
2. Që ka qëndrim kritik ndaj politikës së partive tradicionale; që nxit në forma të ndryshme alternativa politike, që kanë qëllim pavarësinë politike ose angazhim në aktivitete jashtë sistemit politik tradicional. Protestë antiparti. Program antiparti. Lëvizje antiparti. Linjë antiparti.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë