Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARASHIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur parashikoj diçka ose kur parashikohet diçka. Parashikimi i shpenzimeve. Parashikimi i dëmeve (i pasojave). Parashikimi i kohës (i motit).
2. Mendimi që shfaq dikush për diçka që mund të ndodhë në të ardhmen; ajo që dikush e merr me mend sipas disa të dhënave. Parashikimet shkencore. Parashikime me afat të gjatë. Sipas parashikimeve të tij... I kaloi (i kapërceu) parashikimet.
3. kryes. sh. Gjërat, sendet a shifrat që janë parashikuar. Parashikimet buxhetore.
✱Sin.: paragjykim, profetizim, parallogaritje, prognozë, supozim, përfshirje, profeci, parapërcaktim, paracaktim, parandjenjë.
PROGNÓZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Parashikim për një dukuri, ngjarje etj. sipas disa të dhënave shkencore. Prognozë e përpiktë (e saktë). Prognoza e motit (e kohës) (meteor.) parashikimi i motit.
2. mjek., veter. Parashikimi i ecurisë dhe i fundit të një sëmundjeje sipas disa të dhënave. Prognozë e mirë (e keqe). Prognoza e sëmundjes.
TEJSHIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Parashikim, largpamësi, prognozë. Tejshikimi i së ardhshëm. Tejshikimi i gjendjes së pacientit.
✱Sin.: parashikim, largpamësi, prognozë.
TEJSHIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E marr me mend se si do të jetë, si do të bëhet diçka, a çfarë do të ndodhë sipas disa të dhënave; bëj prognozë për diçka, parashikoj. Tejshikoj rritjen ekonomike. Tejshikoj gjendjen e pacientit.
2. Shikoj tejpërtej, shikoj nga fillimi në fund diçka. Tejshikoj tunelin (xhamin).
✱Sin.: parashikoj.
THÉRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi i prerjes së kokës të një bagëtie (një kafshe a një shpendi), zakonisht për t’i ngrënë mishin. Therja e lopës, pulës, deles etj. Therja e lopës është bërë në thertore. Therje e kurbanit fet. therja e bagëtisë (e lopës, e deles etj.) që bëhet nga besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit. Therje e sforcuar prerje e enëve të mëdha të gjakut, e trakesë dhe e indeve të tjera të buta të qafës si edhe heqja e organeve të brendshme tek kafshët me prognozë të keqe, me qëllim konsumin publik të mundshëm të mishit të tyre.
2. Veprimi i shpimit i një pjese të trupit me thikë, me gjilpërë, me thumb etj. Përplasja fizike çoi në therjen e të riut.
3. fig. Sëmbim që të ther a të shpon si thikë, thermë; dhembje, e prerë. Kam një therje në shpatull (në krah, në bark, në ijë). Ndjeu edhe një therje tjetër të zjarrtë në gjoks.
✱Sin.: prerje, e prerë, mbytje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë