Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAPROFILIZÚAR (i, e) mb. Që nuk është i profilizuar; që nuk është profilizuar; kund. i profilizuar. Fuqi punëtore e paprifilizuar. Arsim i paprofilizuar. Shkollë e paprofilizuar.
►PROFILIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Përgatitem posaçërisht për një profesion a për një degë të caktuar, marr një profil të caktuar; specializohem. Është profilizuar për historinë e re.
2. pës. e PROFILIZÓJ.
PROFILIZÚAR (i, e) mb. 1. Që është përgatitur posaçërisht për një profesion a për një degë të caktuar, që ka marrë një profil të caktuar; i specializuar. Mjek i profilizuar.
2. Që ka një drejtim të caktuar, që është organizuar sipas një profili. Shkollë e mesme e profilizuar.
SPECIALIZÚAR (i, e) mb. Që është specializuar; që është pajisur me njohuri e shprehi në një degë të shkencës, teknikës etj. Ishte i specializuar në inxhinieri mjedisi. Studentët e specializuar në teknologji do të ndiqnin disa javë praktikë nëpër institucione.
✱Sin.: i kualifikuar, i aftësuar, i përgatitur, i profilizuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë