Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARSIMTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që punon në fushën e arsimit, duke dhënë mësim në shkollë; mësimdhënëse, mësuese ose pedagoge. Arsimtare e zellshme. Arsimtare e gjuhës shqipe. Përgatitja e arsimtareve për garën e nxënësve u lavdërua.
✱Sin.: arsimuese, mësuese, mësimdhënëse, profesore, pedagoge, edukatore.
MËSÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që jep mësim në një shkollë nëntëvjeçare a të mesme; arsimtare; mësimdhënëse. Mësuesja e klasës së parë. Bëj konsultë me mësuesen e matematikës (të gjuhës).
✱Sin.: mësimdhënëse, arsimtare, dhaskale, dhaskaleshë, profesore, shkollare, edukatore.
PROFESÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Ajo që mban titullin “Profesor”. U bë 'Profesore' pasi përmbushi kriteret për këtë titull. Ka shumë profesore në universitet.
2. bised. Mësimdhënësja në universitet. Profesore e nanoteknologjisë (e matematikës, e historisë, e bioteknologjisë, e gjuhësisë së zbatuar).
PROFESORÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Profesore. Profesoreshë e shkëlqyer.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë