Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIPROFESIONALÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT 1. Të qenët kundër profesionalizmit; mospërgatitje e duhur për të ushtruar një veprimtari; mosqenia mjeshtër në një profesion, që sjell dëme të mëdha në punë; kund. profesionalizëm. Antiprofesionalizëm i shprehur (i mirëfilltë). Antiprofesionalizëm gazetaresk.
2. Veprim, qëndrim, qasje, sjellje antiprofesionale. Antiprofesionalizëm i dukshëm. Shembull i antiprofesionalizmit. Antiprofesionalizmi dëmton cilësinë dhe përparimin e punës.
LIGJZBATÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ka për detyrë zbatimin e ligjit; zyrtar shtetëror ose institucion që përgjigjet për vënien në veprim dhe zbatimin e ligjeve në praktikë. Me këto shkelje që po bëhen, ligjzbatuesit do vijnë shpejt. Në këtë rast, ligjzbatuesit treguan profesionalizëm dhe paanshmëri.
PROFESIONALÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT 1. Përgatitje shumë e mirë për të bërë një punë a për të ushtruar një veprimtari; mjeshtëri; kund. amatorizëm; diletantizëm. Profesionalizëm i lartë artistik.
2. gjuh. Fjalë a shprehje që njihet e përdoret vetëm nga njerëzit e një profesioni të caktuar.
PËRGJEGJSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i përgjegjshëm; qëndrim i përgjegjshëm; kund. papërgjegjshmëri. Kërkohej profesionalizëm dhe përgjegjshmëri. Me maturi e përgjegjshmëri të jashtëzakonshme. Tregoi përgjegjshmëri.
SKENÍK,~E mb., teatër. Që ka të bëjë me shfaqjet teatrale, që lidhet me skenën, i skenës; që përputhet me kërkesat e teatrit dhe të mjeshtërisë së aktorit, që është i përshtatshëm për skenën. Lëvizjet skenike i realizonte me një profesionalizëm të lartë. Kishte kulturë skenike. Të folurit skenik ishte pika e tij e fortë. Mishërimi skenik i figurave ishte mbresëlënës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë